VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL

E Premte, 01.10.2014, 02:44pm (GMT+1)



Para 10 vitesh ai fitoi famë botërore me filmin e tij "Der Untergang" (Rrënimi). Filmi tij i ri "Diana" ka nisur të shfaqet tani edhe në kinematë gjermane. Një portret i regjisorit Oliver Hirschbiegel.


Adolf Hitler, princesha angleze Diana, jashtëtokësorët dhe organizata separatiste e Irlandës së Veriut, IRA - llojet e filmave të Oliver Hischbiegels nuk do mund të ishin më të ndryshëm. Kush është ky regjisor i cili tashmë është etabluar edhe në botën ndërkombëtare të fimit? Një regjisor autorial apo vetëm një zanatçi i talentuar që punon me porosi?

Fillimet e karrierës në rutinën e televizionit


Skenë nga filmi Diana

Përgjigja nuk është e lehtë. Kineasti Hirschbiegel e ka nisur karrierën me gjëra të vogla: seriale televizive dhe emisione të përditshme në programin televiziv gjerman. Kush kishte menduar se një ditë bota e filmit do të shikonte drejt tij si së fundi në premierën botërore në Londër, ku ai prezantoi verën e 2013 biografinë e parë filmike për ikonën britanike "Lady Di"?

I lindur në Hamburg në 1957 karriera e tij pati një rrjedhë plot ulje e ngjitje, pa konstante. Studimet e filmit i ndoqi në shkollën e lartë të arteve të bukura në Hamburg por fillimisht ai kish nisur studimet në pikturë dhe grafikë. Ai kishte sukses si artist performues dhe si konceptues i një video-reviste. Deri tek filmi ai mbërriti në mënyrë e tërthortë, përmes televizionit.

Eksperimenti i suksesshëm


Skenë nga filmi "Untergang"

Në vitin 2001 punoi për herë të parë për kinemanë. Debutimi tij kinematografik "Das Experiment" (Eksperimenti) e bëri të njohur tek publiku më i gjerë. Këtu Hirschbiegel dëshmoi që mund të inskenojë një film me ritëm të shpejtë dhe në mënyrë tërheqëse për publikun, gjë që nuk ishte parë më parë në kinematografinë gjermane.

Më pas prodhoi një filmi modest dhe të qetë titulluar "Mein letzter Film" (Filmi im i fundit). Në vitin 2004 producenti më i fuqishëm gjerman Bernd Eichinger e zgjodhi Hirschbiegel si regjisor për dramën historike "Der Untergang" (Rrënimi). Opusi mbi ditët e fundit të Hitlerit dhe rrethit të ngushtë udhëheqës pak para kapitullimit të Gjermanisë naziste u shndërrua në një sukses tek shikuesit. "Der Untergang" u ndoq nga miliona spektatorë në kinema dhe vetëm për pak nuk e fitoi Oscarin.

Kritika dhe lëvdata

Skenë nga filmi "Five Minutes of Heaven"

Edhe pse shumica e kritikave për filmin ishin negative dhe shumë ekspertë të filmit konsideronin që suksesi i filmit "Der Untergang" i takon më shumë producentit Eichinger dhe jo regjisorit, ky film i hapi portat e suksesit Hirschbiegel-it.

Por Hirschbiegel nuk i harron rrënjët dhe inskenon më pas përsëri një film modest me buxhet të vogël. "Ein ganz gewöhnlicher Jude" (Një hebre mëse i zakonshëm) është një rrëfim me një këndvështrim të kundërt. Ai tregon historinë e një hebreu, të cilin e kërkojnë për të folur mbi rolin e tij si qytetar hebre në Gjermani në kohën e pasluftës.


Protagonistja Naomi Watts në premierën e filmit "Diana" në Londër.



Filmi i ardhshëm i tij në vitin 2007 në Hollywood është një dështim i madh: "Invasion" , një film fantastiko-shkencor me Nicol Kidman, që nuk u prit mirë as nga publiku e as nga kritikët. Por dy vjet më vonë Hirschbiegel ka më shumë fat dhe filmi i tij mbi konfliktin politik në Irlandë në vitin 1975 fiton në Festivalin Sundance në SHBA.

Kritikë e ashpër për "Diana"

"Diana" është filmi i gjashtë i Hirschbiegel për kinemanë, i cili premierën ndërkombëtare e pati në shtator 2013 në Londër. Filmi flet për dy vitet e fundit të jetës së princeshës Diana, e cila vdiq në 1997 në një aksident automobilistik si dhe për lidhjen e dashurisë që ajo kishte me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Khan. Shtypi britanik reagoi i tmerruar: "I turpshëm, i tmerrshëm, i bezdisshëm" shkroi "Times", "Lady Di" vdiq për së dyti, shkruante një gazetë tjetër.

Në Angli filmi dështoi si tek kritikët ashtu edhe tek publiku. Gjithashtu edhe në SHBA dhe Kanada, ku ai u shfaq në nëntor 2013, filmi nuk u prit shumë mirë. Mbetet të shihet se si do ta presin atë spektatorët në vendet e tjera të botës, të cilat kanë një relacion paksa më të relaksuar ndaj ikonës Diana. Ulje-ngjitjet e regjisorit Oliver Hirschbiegel mes produksioneve voluminoze dhe filmave modestë do të vazhdojnë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË (01.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (12.29.2013)
CASSADEE POPE NXORI NË TREG ALBUMIN E PARË SOLO (12.22.2013)
FILMAT DHE RILINDJA AFRIKANO-AMERIKANE (12.22.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.21.2013)
New York Times - GABIMI KROAT I BOB DYLANIT (12.16.2013)
LONDËR - VDIQ AKTORI PETET O'TOOLE (12.16.2013)
REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR (12.15.2013)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.15.2013)
ALBUMET POP TË FUNDVITIT (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]