VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 05:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR

E Enjte, 01.16.2014, 06:47pm (GMT+1)


2013 ishte një vit kur dolën një numër madh filmash dhe shumë prej tyre u përmendën menjëherë si kandidatë të mundshëm për çmimet Oscar. Mes filmave me temën historike, atyre fantastiko-shkencorë plot emocione, e deri te komeditë mekrime, kritikët i kanë zgjedhur preferencat e tyre. Megjithatë, shumica e kandidatëve në plan të parë kanë një gjë të përbashkët: regjizorët e tyre kanë fituar çmime Oscar, ose janë emëruar më parë për Oscar. Në vazhdim i hedhim një vështrim filmave-kandidatë për Çmimet e Akademisë që mbahet më 2 mars.

Filmi i regjisorit Steve McQueen "12 Years a Slave", "12 vjet skllav", mbi një njeri të lirë nga Veriu i Amerikës, i cili u rrëmbye dhe u kthye në skllav, shihet si kandidatura më e fortë për çmimin "Filmi më i mirë". Edhe më parë aktori Chiwetel Ejiofor, në rolin e Solomon Northup-it, ka qenë kanditat për Oscar për kategorinë e aktorit më të mirë dhe Steve McQueen, në kategorinë e regjisorit më të mire. Por gara këtë herë është e fortë.

Komedia me krime, American Hustle e ka ndryshur tërësisht konkurimin për çmimet Oscar. Christian Bale interpreton rolin e Irving Rosenfeld-it, një mashtrues, i cili, së bashku me të dashurën e tij po aq negative, hyn në botën e mafias së Nju Xhersit si njeri i FBI-së. Regjizor I filmit është David O. Russell-in, i cili vjet kandidoi për regjinë e filmit Silver Linings Playbook.
 
Në film interpretojnë fitues të mëparshëm të Oscarve, si Jennifer Lawrence, dhe Christian Bale, si dhe kandidat për Oscar, si Bradley Cooper dhe Amy Adams.  Kjo e fundit ka shans të mirë të marrë çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e rolit të Sydney Prosser-it, të dashurës intrigante të Rosenfeld-it.

Filmi i Martin Scorsese "The Wolf of Wall Street," ka në qendër një bankier të Wall Streetit, me një stil jete të ekzagjeruar, para krizës financiare të vitit 2008. Leonardo DiCaprio interpreton në rolin e Jordan Belfort-it, një njeri me vese, i cili u pasurua së tepërmi, duke mashtruar investitorë të tjerë të Wall Stree-it. Mashtrimi dhe pangopësia janë dy veset që trajton filmi, i cili është një kandidaturë serioze për statujëzën e artën. Por në se Leonardo DiCaprio ka marrë shumë herë çmime për interpretimin e tij, shumë mendojnë se personazhi me shumë vese, i portretizuar prej tij me mjeshtëri, mund të bëhet pengesë për fitoren e çmimit Oscar.
 
Një tjetër film i emëruar për Oscar është drama Gravity e Alfonso Cuaron-it. Ky film i realizuar përmes tekonologjisë 3-dimensionale, ka pamje mahnitëse të astronautëve të humbur në boshllëkun e hapësirës. Aktorët e njohur Sandra Bullock dhe George Clooney interpretojnë dy astronautët që janë në mëshirë të fatit, por arritja më a madhe e filmit është vetë realizimi i tij.
 
Aktori Tom Hanks, dy here fitues i Çmimeve Oscar dhe kandidati për këtë çmim, producenti  Paul Greengrass kanë bashkëpunuar për krijimin e filmit me historinë e vërtetë të kapitenit Phillips, anija e të cilit bie në duart e piratëve somalezë. Kritikët thonë se  Greengrass  e ka dëmtuar autenticitetin e ngjarjes, duke e idealizuar kapitenin Phillips, dhe kjo mund kushtojë atij këtë herë çmimin e Oskar, edhe pse  është një personazh që ngjall admirimin e publikut.
 
Më 2 Mars, miliona njerëz nga e gjithë bota do të presin me padurim të shohin se cilët artistë do të kenë fatin të marrin zarfin e Oscarit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri) (01.14.2014)
NDAHEN ÇMIMET GOLDEN GLOBE - FILMI MË I MIRË '12 VJEÇ SKLLAV' (01.13.2014)
ARMIKU I DASHUR - 'BETLEHEM' (01.12.2014)
ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT (01.11.2014)
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL (01.10.2014)
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË (01.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (12.29.2013)
CASSADEE POPE NXORI NË TREG ALBUMIN E PARË SOLO (12.22.2013)
FILMAT DHE RILINDJA AFRIKANO-AMERIKANE (12.22.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]