VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 07:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT

E Shtunë, 01.11.2014, 11:39am (GMT+1)



Sikurse regjisorë të tjerë të famshëm edhe Alfred Hitchcock ka xhiruar një film për mizoritë e nazistëve dhe kampet e përqëndrimit. Në fazën përfundimtare të Luftës II Botërore regjisori ka punuar për forcat aleate.


Hitchcock (Hiçkoku) nuk qe përjashtim. Kur forcat aleate po përgatiteshin vitet e fundit të luftës për zbarkimin në Evropë, ata angazhuan edhe shumë regjisorë të shquar. Ata duhet të xhironin filma propagandistikë dhe të dokumentonin ngjarjet e luftës për kronikat javore që shfaqeshin para filmave në kinema. Ndër këta regjisorë ishin Billy Wilder, William Wyler dhe Frank Capra si dhe disa regjisorë britanikë.

Filma propagandistikë për aleatët


Regjisori amerikan Alfred Hitchcock

Pas karrierës së tij evropiane Alfred Hitchcock ishte duke punuar asokohe prej disa vjetësh në Hollywood. Në vitin 1944, ai u xhiroi për herë të parë me porosi të Ministrisë së Informacionit në Londër dy filma gjysmëorësh që ishin të destinuar posaçërisht për audiencën franceze. "Bon Voyage" dhe "Aventure Malgache" ishin filma të shkurtër artistikë që kishin si synim të forconin rezistencën e franceze kundër trupave gjermane.

Më pas miku i tij, producenti i filmave Sidney Bernstein, e pyeti Hitchcock-un nëse donte të punonte për një projekt me emrin "F3080", pjesën e dytë të një dokumentari për çlirimin e kampeve gjermanë të përqëndrimit. Pjesa e parë e dokumentarit i kushtohej çlirimit të kampit të përqendrimit Bergen-Belsen.

Filmi mbeti fragment

Sot nuk dihet me saktësi se sa i angazhuar qe Hitchcock-u në këtë projekt. Por e qartë është se ai ka parë materialet e filmuara dhe kanë udhëzime për montimin e tyre. Por filmi mbeti fragment për shkak të ndryshimit të politikës së aleatëve në vitin 1945. Kjo vepër tani do të restaurohet dhe do t'i shfaqet publikut të gjerë.
Skenë nga filmi Lista e Shindlerit

Cili qe qëllimi i filmit që më vonë u bë i njohur me titullin "Kujtime nga kampet"? Amerikanët dhe britanikët donin t'i bënin të botës në vitet 1944-1945 të qartë se për mizoritë e luftës ishin përgjegjës nazistët. Ata donin të tregonin pamjet e tmerrit të kampeve të përqendrimit. Për këtë qëllim ata angazhuan, sikurse dhe trupat ruse, disa ekipe kameramanësh që ishin të pranishëm në çlirimin e kampeve.

"Kameramanët duhet të xhirojnë të gjithë materialet që ilustrojnë lidhjen e industrisë gjermane me kampet e përqendrimit - stemat e e prodhuesve të furrave të krematoriumeve, të dhomave të gazit dhe të objekteve të tjera, korrespondencën me furnizuesit, etj,"- shkruante Sidney Bernstein në udhëzimet e tij.

Skrupuloz dhe rigoroz

Për angazhimin e Hitchcock-ut si regjisor nuk ekziston ndonjë kontratë. Por Peter Tanner, i cili punonte asokohe si montazhier, tregon se Hitchcock-u ishte shumë i përpiktë dhe synonte që filmimet të ishin sa më të besueshme. Sipas Tanner Hitchcock-u kujdesej vazhdimisht që të ishte e qartë ndarja mes xhirimeve autentike dhe skenave të luajtuara më pas. Historiani i filit Christoph Terhechte, drejtues i Forumit të Berlinales, shkruan se Hitchcock-u qe shumë rigoroz në materialin filmik që përdorte. Ky nuk duhet të ishte në asnjë mënyrë i sajuar.

Jashtëzakonisht i fuqishëm dhe prekës


Toby Haggith nga "Imperial War Museums" në Londër, që po merret me restaurimin e filmit, tha se ky film është "jashtëzakonisht i fuqishëm dhe prekës". Në të nuk ka vetëm skena tmerri por edhe shprese, p.sh. të një të internuari i cili bën për herë të parë pas shumë kohësh dush. Sipas një njoftimi në gazetën britanike "The Independent" të vitit 1945 vetë Hitchcock-u kishte qenë shumë i tronditur nga pamjet e xhirimeve dhe për ditë me radhë nuk kishte shkuar në studio.

Edhe pse filmi "Memory of the Camps" mbeti i papërfunduar, xhirime që ishin bërë për të janë përdorur për shumë filma propagandistikë. Shfaqja e këtij filmi pritet nga fundi i këti viti ose fillimi i vitit 2015. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL (01.10.2014)
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË (01.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (12.29.2013)
CASSADEE POPE NXORI NË TREG ALBUMIN E PARË SOLO (12.22.2013)
FILMAT DHE RILINDJA AFRIKANO-AMERIKANE (12.22.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.21.2013)
New York Times - GABIMI KROAT I BOB DYLANIT (12.16.2013)
LONDËR - VDIQ AKTORI PETET O'TOOLE (12.16.2013)
REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR (12.15.2013)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]