VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SUKSESI I ARTISTËVE MYSLIMANË NË SHBA

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
SUKSESI I ARTISTËVE MYSLIMANË NË SHBA

E Hënë, 02.10.2014, 08:10am (GMT+1)


Për dekada me radhë, aktorët arabë kanë qënë të sukseshëm në Hollywood. Mes më të sukseshmëve: Omar Sharif, Tony Shalhoub dhe  F. Murray Abraham, i cili fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin Mozart. Por myslimanët, që flasin hapur rreth fesë së tyre përbëjnë një pakicë edhe më të vogël në industrinë e argëtimit në Shtetet e Bashkuara. Ata që arrijnë sukses, përpiqen të përdorin talentin e tyre për të diskredituar steriotipet negative. Disa paraqitën punën e tyre në një grumbullim të kohëve të fundit të mbizotëruar nga amerikanët myslimanë në Los Angeles.
 
Dean Obeidallah nuk është vetëm komedian amerikan.
 
"Etniciteti dhe besimi im fetar më bëjmë mua ndryshe nga shumë komedianë të tjerë".
 
Ai është mysliman me prejardhje palestineze. Ai thotë se identiteti i tij nuk ka krijuar pengesa për të, por ai thekson se stereotipet rreth asaj që ai përfaqëson ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara.
Ai përdor komedinë për të folur rreth koncepteve të gabuara dhe se çfarë do të thotë të jesh mysliman.
 
Madje ai është bashkëdrejtor i një dokumentari komik me titull "Myslimanët po vijnë!"  Obeidallah thotë se ka marrë komente pozitive si nga myslimanët edhe jo-myslimanët, por ai thotë se këta të fundit herë herë nuk dinë si të reagojnë ndaj komedisë së tij.
 
"Talljet e mija me karakter politik i bëjnë audiencat e mija të ndjehen jo rehat, sepse ta nuk dinë se kur duhet të qeshin dhe kur duhet të mos qeshin."
 
Poeti amerikan mysliman, Amir Sulaiman thotë se edhe disa myslimë nuk ndjehen rehat me komedinë e tij.
 
"Disa njerëz ndjehen nervozë. Disa gjëra që unë them nuk janë politikisht korrekt. Kur je artist ose figurë publike, automatikisht ti bëhesh zëdhënës i miliona njerzve dhe këta njerëz kanë pikpamje të ndryshme, por artisti nuk mund të jetë përgjegjës për të gjithë".
 
Sulaiman thotë se një artist i pakicës përballet edhe me vështirësi.
 
 "Jam i sigurtë se ekzistojnë disa pengesa, sepse je mysliman, apo zezak ose për shkak të komenteve që bëj me tallje, por gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i sinqertë dhe në një rast të tillë je gjithnjë i sukseshëm".
 
Të kënduarit me pasion ka pasur sukses për Yunas artistja e parë nga Malaizia që hyri në tregun amerikan. Abeer Khan është tifoze e saj, por ajo thotë se jo çdo mysliman do të jetë në gjendje të pranojë një grua myslimane si artiste.
 
"Artistet myslimane janë një fenomen i ri dhe do të duhet kohë që ato të kuptohen dhe të pranohet faktin se ato janë gra myslimane shumë të talentuara. Yanas është një pionere dhe ajo ka nevojë për një gjë të tillë".
 
Nëse është nëpërmjet muzikës, poezisë ose komedisë, Obeidallah thotë se është e rëndësishme që artistët mysliamnë të paraqiten në median amerikane.
 
"Në Shtetet e Bashkuara vetëm 1 deri 2 për qind e vendit janë popullsi myslimane. Ne nuk mund të njihemi tek pjesa tjetër prej 98 për qind nëse nuk dalim në median kryesore".
 
Ai thotë se me një paraqitje më të madhe, artistët myslimanë mund të bëjnë të njohur identitetin dhe talentin e tyre te publiku dhe mund të ndryshojnë besimet dhe stereotipet anti-islamike.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (02.09.2014)
ARRESTIME NË LIDHJE ME VDEKJEN E PHILIP SEYMOUR HOFFMAN (02.05.2014)
KUJTOHET ME DHIMBJE AKTORI HOFFMAN (02.04.2014)
VDES PAPRITUR AKTORI PHILIP SEYMOUR HOFFMAN (02.03.2014)
VDES AKTORI AUSTRIAK MAXIMILIAN SCHELL - FITUES I ÇMIMIT OSKAR (02.02.2014)
FESTIVALI I MUZIKËS BLUES MEMFIS (02.02.2014)
I PAHARRUARI PETE SEEGER (02.02.2014)
DAFT PUNK - FITUESI KRYESOR I ÇMIMEVE GRAMMY (01.27.2014)
PROFILI I MUZIKANTIT TË XHAZIT GODWIN LOUIS (01.26.2014)
DOKUMENTARI 'THE SQUARE' - 'SHESHI' (01.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]