VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOKUMENTARI 'THE SQUARE' - 'SHESHI'

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 09:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
DOKUMENTARI 'THE SQUARE' - 'SHESHI'

E Djelë, 01.26.2014, 09:58am (GMT+1)


Kaluan tre vjet që nga kryengritja egjiptiane që filloi me 25 janar, 2011 dhe përmbysi presidentin Hosni Mubarak, një autokrat i cili sundonte për disa dekada me radhë. Shumë njerëz kanë shkruar rreth kësaj, dhe janë bërë edhe filma. Por tani ka dalë një dokumentar i ri, i cili na e tregon ngjarjen nga një këndvështrim i ri, dhe është emëruar për një çmim Oscar, filmi i parë egjiptian që e merr këtë nder.
 
Kryengritja filloi me një shpërthim entusiazmi. Mijëra egjiptianë u mblodhën në sheshin kryesor, duke kërkuar largimin nga pushteti të udhëheqësit të mbështetur nga ushtria, Hosni Mubarak.Pas 18 ditësh, e pabesueshmja ndodhi. Zoti Mubarak do të jepte dorëheqjen.
 
Dokumentari, i titulluar The Square Sheshi, përqëndrohet në historitë e disa njerëzve të cilët na shoqërojnë përmes gëzimit në sheshin Tahrir dhe në ngjarjet që pasuan pas largimit të zotit Mubarak.
 
Shumica e tyre, si Ahmedi, janë të rinj laikë të cilët nisën revolucionin.
Por është edhe Magdy, anëtar i Vëllazërisë Myslimane i cili u bashkua me ta në fillim, si dhe aktori egjiptian Khalid Abdalla, nga klasa e lartë intelektuale. Regjizori i filmit është Karim Amer.
 
"Ajo që ne shpresonim të bënim, meqë ishim një nga grupet e vetme të kamerave që qëndruan në shesh që nga 18 ditët e para deri në tre vjet, duke ndjekur këta njerëz, ishte të përpiqeshim t'u jepnim shikuesve një përvojë të thellë, emocionale, duke u treguar se ç'do të thoshte të jetoje nëpërmjet Tahririt."
 
Një gjeneral egjiptian u thotë protestuesve se ata do të mbrohen. Por ushtria kthehet kundër tyre. Përleshjet më vdekjeprurëse të vitit 2011 ndodhën në nëntor. Rreth 40 vetë u vranë ndërsa ushtria po planifikonte zgjedhje parlamentare.
 
"I trembem një të ardhmeje të këtij vendi që përfshin ushtrinë, një ushtri që dëshiron të jetë përmbi ligjin dhe kushtetutën".
 
Por ushtria mbizotëron. Nga qershori i vitit 2012, Mohammed Morsi, një udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane, u zgjodh president dhe punonte me ushtrinë...deri sa protestuesit kundër Morsit vërshuarn përsëri në Sheshin Tahrir. Në korrik të vitit 2013, ushtria hoqi nga pushteti zotin Morsi, duke e kthyer Egjiptin në kontrollin ushtarak.
 
"Mendoj se jemi në një moment të vështirë tani por siç e shikoni në film, nuk mund ta matësh këtë revolution që nga momenti kur je pjesë e tij. Kjo kryengritje, ky revolution, çfarëdolloj fjale të përdorni, është një rrymë".
 
Filmi nuk është shfaqur në Egjipt. Por nëse ai merr çmimin Oscar, kjo do ta vinte në qendër të vëmendjes.
 
"Për egjiptianët, do të ishte një moment historik. Çmimi Oscar do ta bënte filmin të pandalshëm në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme".
 
Ndërkohë, Netflix e ka vënë në dispozicion filmin për abonentët në Amerikë dhe Evropë. Zoti Amer thotë se The Square ka një mesazh për të gjithë qytetarët, qeveritë e të cilëve janë shtypëse.
 
"Është që njerëzit të jenë më aktivë. Dhe të marrin pjesë në proces, dhe të kërkojnë përgjegjshmëri nga qeveritë e tyre. Të kërkojnë përgjegjshmëri nga strukturat pushtetare. Dhe nëse bisedoni me Ahmedin, ai do t'ju thotë se ai lloj ndëgjegjësimi që të ketë sukses nuk është vetëm për Egjiptin, por për të gjithë botën".

Kështu që, edhe nëse revolucioni i Egjiptit gjendet në një moment të vështirë, të paktën kjo histori do të bëhet e ditur.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (01.25.2014)
MUZIKA LATINE MARIAÇI (01.19.2014)
ALBUMI 'HIGH HOPES' I BRUCE SPRINGSTEEN (01.19.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (01.18.2014)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR (01.16.2014)
'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri) (01.14.2014)
NDAHEN ÇMIMET GOLDEN GLOBE - FILMI MË I MIRË '12 VJEÇ SKLLAV' (01.13.2014)
ARMIKU I DASHUR - 'BETLEHEM' (01.12.2014)
ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT (01.11.2014)
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL (01.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]