VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FESTIVALI I MUZIKËS BLUES MEMFIS

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FESTIVALI I MUZIKËS BLUES MEMFIS

E Djelë, 02.02.2014, 06:31pm (GMT+1)


Megjithë klimën e ftohtë, atmosfera ishte tepër e ngrohtë në rrugën Beale të Memfisit, në shtetin Tennessee në ato ditë janari. Nga 21 deri në 25 janar, Festivali  Ndërkombëtar i Muzikës Blues solli së bashku në një konkurim artistik muzikantë dhe këngëtarë nga e gjithë Amerika Veriore, si dhe nga Evropa, Amerika Latine dhe Azia. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus, i cili ndoqi festivalin në Memphis, thjeshtë të qënit i pranishëm, ishte një çmim për shumë nga pjesëmarrësit.
 
Brad Absher  dhe Swamp Royale nga Houston-i i Texas-it, interpretoi një këngë, e cila i kushtohet  Memphis-it, që njihet si "shtëpia e muzikës blues".
 
Absher, i cili mori pjesë edhe vjey në këtë festival, thotë se të takohesh me interpretues të tjerë të xhazit, është në vetvete një ekperiencë e madhe.
 
"Jam takuar me disa interpretues të shkëlqyer, muzikantë, producentë dhe admirues të mëdhenj të muzikës blues. Në se vjen në këtë festival dhe nuk je muzikant, patjetër që duhet të jesh admirues i madh i bluzit".
 
Artistë nga 40 shtete amerikane  dhe 16 të huaja erdhën në konkurimin që u zhvillua në rrugën Beale, ku ka më tepër se një shekull që interpretohet  muzikë blues.
 
Nëndrejtori i Fondacionit  Blues, Joe Whitmer, thotë se shumë muzikantë ndjehen me fat, thjesht nga fakti që interpretojnë në këtë vend historik.
 
"Sigurisht, që ata vijnë këtu dhe konkurojnë, mund të marrin edhe çmime, por thjesht të kesh mundësinë të interpretosh të paktën dy net në rrugën e famshme Beale, është gjë e madhe për ta".
 
Një grup që ka udhëtuar gjatë për të ardhur këtu, është  "Brat Pack" nga  Filipinet. Këngëtarja Cristina Mercado mezi priste të takonte këtu artistë të muzikës blues.
 
"Shpresoj të takohem dhe të rri me komplekset e muzikës blues, një eksperiencë e shkëlqyer për mua".
 
Victor Puertas është një nga këngëtarët e duetit "Suitcase Brothers" nga Spanja.
 
"Ndodhem pikërisht në vendin ku ka lindur muzika blues, diçka e mahnitshme!"
 
Muzika Blues fillimisht është interpretuar nga Afrikano-Amerikanët, në zonën e Deltës së Lumit Mississippi në jug të Memphisit. Kjo trashëgimi frymëzoi fituesin e këtij viti si kompleksi më i mirë: Mr. Sipp nga Vicksburgu i Mississippit dhe këngëtarin  Castro Coleman.
 
"Po përpiqemi ta ruajmë muzikën tradicionale blues që e kemi trashëguar dhe në se ajo përhapet në sa më shumë vende dhe shtete, kjo më siguron  mua, që jam nga Mississippi, se muzika Blues do të ketë jetë të gjatë".
 
Ta mbash gjallë muzikën blues, po ashtu është synimi i festivalit vjetor "Youth Showcase", ku interpretojnë adoleshentë nga i gjithë vendi.
 
Eric Hoovestol, këngëtar i grupit "The White Lightnins" nga Houston-i, është admirues i këngëtarit më të famshëm të bluzit nga qyteti i tij, të ndjerit, Lightnin' Hopkins.
 
"Muzika blues e Hustonit është mjaft e njohur dhe Lightnin' Hopkins, patjetër që ishte një nga më të mirët. Për të nderuar atë, unë ja vura emrin kompleksit  "The White Lightnins".
 
Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të mbyllur një festival për një zhanër muzikor që mbështetet tek improvizimi, sesa pikërisht këta tinguj të improvizuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I PAHARRUARI PETE SEEGER (02.02.2014)
DAFT PUNK - FITUESI KRYESOR I ÇMIMEVE GRAMMY (01.27.2014)
PROFILI I MUZIKANTIT TË XHAZIT GODWIN LOUIS (01.26.2014)
DOKUMENTARI 'THE SQUARE' - 'SHESHI' (01.26.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (01.25.2014)
MUZIKA LATINE MARIAÇI (01.19.2014)
ALBUMI 'HIGH HOPES' I BRUCE SPRINGSTEEN (01.19.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (01.18.2014)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR (01.16.2014)
'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri) (01.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]