JENNIFER LAWRENCE MES PREZANTUESVE TË NATËS SË OSKARËVE Aktorja është kandidate joprotagoniste për American Hustle
E Shtunë, 02.15.2014, 04:32pm (GMT+1)
Voal-online - Jennifer Lawrence do të jetë ndër prezantuesit e ceremonisë së Oskarëve më 2 mars. E kanë bërë të ditur producentët e showt, Craig Zadan e Neil Meron.
Aktorja në moshë të re, tashmë fituese e çmimit Oskar si protagoniste, është kandidate sivjet si aktorja më e mirë joprotagoniste, në filmin e ri të regjisorit David O'Russell, American Hustle.
Ellen De Generes është drejtuese e natës së çmimeve Oskar në Dolby Theatre në Hollywood & Highland Center, që transmetohet drejtpërdrejt nga ABC.
www.voal-online.ch
|