VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJTIMET E SHANIA TWAIN SHPALOSIN SFIDAT QË AJO KA KAPËRCYER

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
KUJTIMET E SHANIA TWAIN SHPALOSIN SFIDAT QË AJO KA KAPËRCYER
E Enjte, 09.23.2010, 03:00pm (GMT+1)

Voal-online -Pesë herë fituesja e Grammy Award, Shania Twain, do t'i botojë kujtimet e saj më 2011, ku ajo shpalos luftën e saj për ta ndërtuar karrierën në muzikën kantri dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar.

Këngëtarja yll e muzikës kantri pop, jeta personale e së cilës ka qenë subjekt i tabloideve prej ndarjes nga producenti muzikor Robert Mutt Lange, do të nxjerrë një biografi në pjesën e parë te¨vitit 2011, sipas shtëpisë botuese Simon & Schuster.

Kompozitorja dhe këngëtarja do të trajtojë një varg temash, përfshirë sfidat e saj në industrinë e muzikës kantri të mbizotëruar nga meshkujt si dhe vdekja e prindërve të saj në një aksident automobilistik më 1987 duke ia lënë asaj përkujdesjen ndaj tre vëllezërve e motrave më të vegjël.

Twain, 45 vjeçe, tha në një deklaratë se e ndjente të ngutshme të ndante historinë e saj me publikun para se të jetë vonë dhe e përshkroi librin e saj si "një paraqitje të ndershme dhe të plotë të jetës sime, me fjalët e mia".

"Ka pasur momente në jetën time kur isha përballë një realiteti ku e nesërmja nuk do të vijë kurrë. Kohët e fundit pata një nga këto momente, i cili më shtrëngoi mua të ngutem për ta dokumentuar jetën time përpara se të jetë vonë," tha ajo.

Twain nuk ka nxjerrë album të ri që nga viti 2002, por është shfaqur në televizione, përfshirë rolin e mysafires në "American Idol". Ajo do të luajë edhe në një realiy show të televizionit të Oprah Winfrey më 2011./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NICOLE KIDMAN DEBUTON SI PRODUCENTE (09.16.2010)
VENECIA: LUANI I ARTË FILMIT "SOMEWHERE" TË REGJISORES SOFIA COPPOLA (09.12.2010)
MARTIN SCORSESE NË FILMIN E RI MBRON INFORMATORIN ANTIKOMUNIST ELIA KAZAN (09.05.2010)
EMMY AWARDS SHKOJNË TEK "MAD MEN" DHE "MODERN FAMILY" (08.30.2010)
ISH GRUAJA KËRKON NGA MICHAEL DOUGLAS FITIMET E WALL STREET (08.26.2010)
PROJEKTE TË REJA MBI MARILYN MONROEN (08.19.2010)
PROBLEMET SHËNDETËSORE TË MICHAEL DOUGLAS NUK E VONOJNË DALJEN E "WALL STREET: MONEY NEVER SLEEPS" (08.19.2010)
ELIZA DUSHKU DHE RICK FOX BASHKËJETOJNË (08.15.2010)
HILARI DUFF DHE MIKE COMRIE U MARTUAN (08.15.2010)
JUSTIN BIEBER THOTË SE KIM KARDASHIAN ËSHTË "TEJET E HATASHME" (08.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]