Për priftin domenikan katolik Marianus Bieber është e qartë se. "Zanafilla a krishtërimit nis nga Pashkët, sepse në qendër të Pashkëve qëndron ringjallja e Jezu Krishtit."
Abati i manastirit domenikan Niederaltaich në lindje të Bavarisë thekson në bisedë me Deutsche
Wellen rëndësinë e madhe simbolike të ringjalljes së Jezusit pas
vdekjes së tij në kryq. Aty qëndron thelbi i besimit të krishterë. Sepse
në ringjalljen e Jezusit është vetë ringjallja jonë, thotë Marianus
Bieber. "Fjala është për një simbol të jetës së përjetshme, qëllimin e
një jete sipas përfytyrimit kristian. Krishti nuk ka vdekur vetëm si
njeri, por si njeri Zot, ai e ka mundur vdekjen në vdekje duke e
kapërcyer atë. Ky është kuptimi kryesor i Pashkëve."
Abati Marianus Bieber: Ringjallja është një simbol për jetën e përjetshme.
Historikisht pararendëse e Pashkëve të krishtera konsiderohet
festa hebreje Pessah, kjo është arsyeja pse në kishat lindore festa
shpesh quhet pasha. Sipas traditës hebrejtë festojnë në këtë ditë
faktin, që Perëndia e udhëhoqi popullin e tij që të dalë nga skllavëria
në Egjipt dhe e çliroi atë. Para largimit nga Egjipti Zoti kërkoi që
dyert e çdo familjeje hebreje të lyheshin me gjakun e qengjave të
therur. Kudo ku kjo nuk ndodhi, u vranë fëmijët e parë. Kështu u
ndëshkuan familjet egjiptiane, sepse dyert e tyre nuk qenë shënuar në
këtë mënyrë .
Gjaku do të thotë jetë
Në kishat orthodokse, që në Gjermani kanë rreth 1,5 milionë anëtarë, kjo
histori ka mbetur e gjallë dhe ka gjetur një shprehje të veçantë
simbolike në ngjyrën e kuqe, shpjegon Irinikios Schulten, kryediakon i
kishës ortodokse ruse në Bad Honnef pranë Bonit: "Prandaj të gjitha
vezët ortodokse të pashkëve janë të kuqe. Shporta gjigante vetëm me vezë
të kuqe. Dhe njerëzit gjithmonë pyesin: ku janë ngjyrat e tjera? Dhe
unë u them: Përse ngjyra të tjera? E kuqja është ngjyra e jetës." Shenja
në kasollet për t'u kursyer nga dënimi i Perëndisë, u bë simbol i vetë
jetës.
Në kishën ortodokse vezët e pashkëve janë gjithmonë të kuqe.
Për të theksuar rëndësinë e veçantë të Pashkëve Irinikios Schulten
thekson se Pashkët nuk janë vetëm një festë, por më shumë se kaq. Me
nderim prifti citon përkufizimin tradicional: "Është festa e festave dhe
mbreti i të gjtiha ditëve." Tek të krishterët ortodoksë nuk festohet
vetëm e diela e Pashkëve, por edhe një javë të tërë pas natës së shenjtë
të Pashkëve.
Agjeëim rigoroz
Johannes Oeldemann: Periudha e agjërimit shoqërohet me shumë pritshmëri
Megjithatë para Pashkëve bëhet një agjërim 40 ditësh, që tek
ortodoksët ka një rëndësi shumë më të madhe se te katolikët dhe
protestantët. Jo vetëm se besimtarët i respektojnë shumë më fort
rregullat e agjërimit, agjërimi nënkupton përgatitjen shpirtërore,
shpjegon Johannes Oeldemann, drejtor i Institutit Johann-Adam-Möhler për
ekumenikën në Paderborn: "Ka një periudhë para kreshmës në liturgjinë
ortodokse, ku përgatitesh gradualisht për kohën e Pashkëve. Disa nga
këto ditë madje kanë edhe emërtimet e gjuhës së folur. Për shembull
dita, kur nuk hahet mish, apo e diela pa ushqime me qumësht."
Megjithë rregullat më të rrepta të agjërimit në kishën ortodokse, thotë
teologu Oeldemann, kjo kohë shoqërohet me një ndjenjë pozitive. "Pritja e
misterit të Pashkëve, shpresa e ringjalljes mbahet gjithmonë gjallë."
Ndjesia e këtyre javëve para Pashkëve mund të krahasohet me periudhën e
adventit, që tek katolikët dhe protestantët është e mbushur me gëzimin e
pritjes së Krishtlindjeve. Veçanërisht mbresëlënëse është atmosfera
para Pashkëve në manastirin Niederaltaich. Këtu Pashkët festohen sipas
ritualit ortodoks dhe shtatë nga 30 murgjit katolikë
Pashkët në manastirin Niederaltaich festohen sipas ritit ortodoks
festojnë kohën e Pashkëve sipas rregullave ortodokse. Ata nuk
hanë asgjë gjatë ditës dhe shmangin për 40 ditë plotësisht mishin dhe
peshkun. Nga ana tjetër që në periudhën e agjërimit në Niederaltaich ka
një atmosferë festive. "Ndryshon i gjithë karakteri i shërbimeve
fetare", thotë abati Marianus Bieber. Çdo ditë murgjit celebrojnë disa
mesha dhe i shoqërojnë me këngë korale. Megjithatë në periudhën e
Pashkëve këndohet më shumë në minor se sa në maxhor.
Një festë ortodokse në një manastir katolik
Në abacinë në Niederaltaich këngët korale ndryshe nga zakonisht këndohen
në gjermanisht dhe në latinisht. "Kjo është një gjuhë shumë himnizuese,
dhe për kreshmën dhe Pashkët ka shumë himne." Disa nga shërbesat fetare
të organizuara në këtë mënyrë, që bëhen pa organo, por ku vetëm himnet e
murgjve mbushin katedralen, zgjasin katër orë. Sidomos për Pashkë ato
mbahen së bashku si nga ortodoksët edhe nga jo ortodoksët. Për të
përjetuar meshën në gjuhën gjermane sipas ritit ortodoks, vijnë shumë
vizitorë në abaci.
Atmosfera e veçantë tërheq shumë vizitorë për pashkë.
Llogaritje të ndryshme të kohës
Rrallë Pashkët ortodokse dhe ato katolike dhe protestante përkojnë në të
njëjtën ditë, sepse kishat bazohen në kalendarë të ndryshëm. Kisha
ortodokse orientohet sipas kalendarit julian të perandorit romak,
katolikët dhe protestantët përdorin kalendarin gregorian, që përdoret
sot kudo në botë, i quajtur sipas papës Gregor XIII, që e futi këtë
llogaritje të kohës në shekullin e 16-të. Në manastirin Niederaltaich
Pashkët festohen sipas ritit ortodoks, por sipas kohës së pranuar
përgjithësisht. Përjashtime ndodhin shpesh, thotë teologu Johannes
Oeldemann: "Ka ortodoksë, që orientohen sipas kalendarit gregorian si në
Finlandë dhe ka nga ana tjetër rajone, ku katolikët thonë, ne festojmë
sipas kalendarit julian për hir të unitetit me vëllezërit dhe motrat
tona ortodokse." Kështu është për shembull në Ukrainë, apo në Izrael dhe
Palestinë. Origjina dhe rëndësia fetare e Pashkëve është gjithsesi e
njëjtë për të gjithë të krishterët. DW