E Premte, 05.17.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË
E Enjte, 04.07.2011, 09:52am (GMT+1)

Voal-online -Ishte 8 prilli i vitit 1994 kur radioja lokale e Seattle transmetoi e para lajmin e tmerrshëm të fundit tragjik të njërit prej demiurgëve të "grunge", një stil i muzikës rok karakterizuar nga një tingull i ngjirur i kitarës dhe një zë i ngadalshëm i këngëtarëve: "Këngëtari prijës i grupit Nirvana, Kurt Kobain (Kurt Cobain), është vrarë me një armë zjarri në shtëpinë e tij." Kështu bënte të ditur folësja e radios. Një lajm që dëshpëroi dhe pikëlloi thellë një masë të jashtëzakonshme fansësh, pra adhuruesish, kryesisht djem e vjaza të reja që ngushëlloheshin me tekstet e hidhura dhe të pashpresa të një artisti aq të ndjeshëm si Kurt Kobein. Një melankolik kronik, i mbytur nga trishtimi prej vitesh të tëra, pa asnjë motiv që ta shtynte jetën më (siç shkruan në ditarët e tij të botuar kohët e fundit), lideri i grupit Nirvana lindi më 20 shkurt 1967, në qytetin e vogël Abderdan të Uashingtonit (SHBA).


Prindërit ishin njerëz me origjinë nga shtresat e mjera, siç ndodh me shumë yje të muzikës rok. Babai, mekanik, ishte një njeri i sjellshëm e shpirtmirë, ndërsa mamaja, shtëpiake përfaqësonte karakterin e fortë në familje, njeriun që merrte vendimet më të rëndësishme të familjes. E lodhur me rolin e shtëpiakes ajo vendos të punësohet si sekretare për të ndihmuar mëkëmbjen e shtëpisë. Kurt, që në fillim e tregon veten si një fëmijë kurioz dhe i gjallë. Ai ka talent për pikturë, po ashtu si aktor, kuptohet, mbi të gjitha për muzikë. Por ai shumë shpejt merr një plagë të rëndë, kur prindërit divorcohen, dhe ai është vetëm tetë vjeç, pra tepër i vogël për të kuptuar drama të tilla. Ai vetëm e kupton se ky divorc i sjell atij vuajtje të tilla që nuk i kishte përjetuar më parë.
Babai e merr me vete në kolektivin e druvarëve. Kurt ka vazhdimisht shëndet të keq, është tejet nervoz, tejet i papërmbajtur. Për ta qetësuar, atij i jepet një ilaç i rrezikshëm Ritalin, pasojat e të cilit ai i merr vesh shumë më vonë.


Mjafton të thuash se Ritalin, që iu jepet fëmijëve për t'i qetësuar, ka mbi trurin efekte më të fuqishme se kokaina. Duke përdorur "brain imaging" (një teknikë që shërben për të regjistruar imazhe që mendohet se e paraqesin besnikërisht aktivitetin nervor rajonal të trurit), disa shkencëtarë kanë zbuluar (duke ekzaminuar nga miliona fëmijë në botë) se ky medikament ngop neurotrasmetitorët që janë përgjegjës të "euforisë" së eksperimentuar nga konsumatorët e drogës më shumë se kokaina e marrë nëpërmjet nuhatjes, duke e thithur me hundë apo injeksionit. Pra, një ilaç me efekte shkatëruese të personalitetit, sidomos kur merret në moshë të re. Kurt, nga ana e tij, pavarësisht ilaçit qetësues, bëhet gjithnjë e më agresiv, i pakontrollueshëm, aq sa i shkatërron përfundimisht raportet me të atin. Kur ishte 17 vjeç ai ndërpret çdo lidhje me të atin dhe ndërmerr një jetë endacake, nomade.


Në fund të vitit 1985 e në fillim të 1986 lindi ndërkaq grupi muzikor Nirvana. Janë vitet kur muzika "punk rock" i largohet përfundimisht ritmit të kërcimit të viteve të zemërimit rinor, modë e përhapur atë kohë në gjithë perëndimin. Por muzika tashmë i kthehet dëshpërimit, mungesës së shpresave. Një formë e re e protestave, pra, që nuk kalon nëpër sheshet, por shprehet përmes tingujve muzikorë. "Smell Like Teen Spirit" (Kundërmon si shpirt rinor), bëhet himn i gjeneratës "grunge", por edhe këngë të tjera të albumit të tyre më të famshëm "Nevermind" përfaqësojnë një referim të vazhdueshëm ndaj "jetës së keqe", ndaj padobisë së jetës. "Come As You are", "In Bloom", "Lithium", "Polly" sulmojnë të gjitha drejtpërdrejt jetën e pamerituar që i imponohet rinisë. E të gjitha kanë firmën e Kurt Kobainit. E vërteta, megjithatë, është se pakkush e kishte kuptuar se çfarë humnerash mund ta kapitnin shpirtin e tij, humnera që do ta çonin drejt vetëvrasjes. Në këtë drejtim, leximi i ditarëve të tij, i vuajtjeve që janë shprehur në ata rreshta, janë një përvojë e rrallë. Aty shpaloset një shpirt kontradiktor, një shpirt që nuk është kurrë në paqe me veten e tij, një shpirt që është i përcaktuar nga një thelb i fortë i përçmimit ndaj vetes. Kobain e konsideronte veten gjithmonë "të gabuar", "të sëmurë", "të ndryshëm" në mënyrë të pandreqshme.


Zbrazja e pushkës në gojë arrin pikërisht në periudhën e suksesit më të madh të grupit të tij, pikërisht pas regjistrimit të "Umplugged" për MTV që ka mbetur në historinë e miliona fansëve. I pasur, i famshëm, i shndërruar në idhull, kur këngët e tij ishin duke e transformuar fytyrën e muzikës së viteve Nëntëdhjetë. Por lideri i grupit Nirvana tashmë kishte shkuar në zgrip të zgripeve, ishte intoksikuar nga heroina. Kurt Kobain ka vdekur kështu në moshën 27 vjeç duke lënë pas veten gruan që e donte, të famshem Kërtni Llav, dhe një vajzë të cilën ai nuk pati fat ta njihte kurrë. Sikurse yje të tjerë të rokut (Jimi Hendrix, Jim Morrison), ka mbetur i vrarë nga fama e vet, një det në dukje i pakalueshëm dhe transparent i krijuar nga idhujtaria, nga valëzimet dhe nga dallgëzimet, por mbi të cilin ishte shkruar me gërma të mëdha fjala "VETMI". Një qiellor i ishte rikthyer përfundimisht qiellit, pa marrë lejen askujt në tokë.

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI (04.06.2011)
PRESIDENTI BARAK OBAMA NË RRUGËN DREJT MANDATIT TË DYTË PRESIDENCIAL (04.05.2011)
KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS (04.04.2011)
MUSTAFA: KOSOVA NË UDHËKRYQ - RRUGËDALJA NJË MARRËVESHJE MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS (04.04.2011)
NUMËR REKORD VIZITORËSH NË FESTIVALIN E LULËZIMIT TË QERSHIVE (04.03.2011)
GJASHTË VJET MË PARË NDËRRONTE JETË KAROL VOJTILA, PAPA QË U LUT GJITHNJË PËR KOSOVËN DHE PËR TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR (04.02.2011)
DEPUTETI I PARLAMENTIT TË KOSOVËS FLORIN KRASNIQI PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBANga BEQIR SINA, Washington D.C. (04.02.2011)
PENELOPE CRUZ MERR YLLIN E SAJ NË HOLLYWOOD BOULEVARD (04.02.2011)
KIM PHILBY I ZHGËNJYER NGA BRSS, SPIUNI MË I FAMSHËM VDIQ I ALKOOLIZUARNga ENRICO FRANCESCHINI, Repubblica (04.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]