E Mërkurë, 05.15.2024, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAFIA, "BREND" EKSPORTUES I SERBISË
E Martë, 05.24.2011, 03:57pm (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 24 maj 2011

Beograd, 24 maj Trafikantët e drogës dhe plaçkitësit e bankave, si dhe argjendarive nga Serbia janë aktivë në tërë botën, shkruan të hënën gazeta beogradase "Veçernje Novosti".
Nuk kalon pothuajse asnjë javë dhe mediat botërore të mos shkruajnë për "ndërmarrjet" e grupeve kriminale nga Serbia. "Novosti" për këtë arsye vlerëson që mafia ndodhet në rrugë të mirë për t'u bërë "brend" eksportues i Serbisë.
Incidenti më i ri ka ndodhur gjatë fundjavës në Madrid, ku policia spanjolle arrestoi 29 gangsterë serbë, të dyshimtë për plaçkitje dhe mashtrime në Spanjë, Portugali si dhe Francë. Ky grup kriminelësh ishte i ndarë në katër grupe. Njëri kishte vepruar në jug të Spanjës, tjetri në rajonin e Baskisë, në veri të Spanjës dhe jug të Francës, i treti në qytetin lindor spanjoll Kastelon, derisa i katërti vepronte në Portugali.
Një javë më parë, spanjollët patën zbuluar një grup shtatanëtarësh të trafikantëve të drogës nga Serbia dhe Mali i Zi, te të cilët ishin gjetur 77 kilogramë kokainë.
Se kriminelët malazezë dhe serbë janë tregtarët më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Jugore në Evropën Perëndimore nuk është më sekret. Aksioni "Niva", të cilin e pati filluar policia serbe para dy vitesh, duke ua "bartur" më pas brazilianëve, neutralizoi vetëm një pjesë të organizatës mafioze.
Brazilianët para më shumë se dy javësh ia dolën të arrestonin një pjesë të madhe të mafiozëve serbë në krye me Goran Neshiq Cigan, bashkëpunëtorin e Darko Shariqit. Lideri i klanit novobeogradas, Dejan Stojanoviq Keka ia doli t'i shpëtonte arrestimit në Brazil dhe supozohet se ai tani ndodhet në Bolivi.

"Pink Panterët"

"Këta kriminelë janë klasë e lartë, ndonëse për nga ndikimi ndërkombëtar as që mund të maten me "˜Pink Panterët'", plaçkitësit e argjendarive nëpër botë", thekson Zoran Nikoliq, ish-bashkëpunëtori shkencor i Institutit të Hulumtimeve Kriminologjike dhe Sociologjike.
Për shkak të plaçkitjeve spektakolare të stilit hollywoodian, këta banditë serbë janë bërë të njohur në mbarë botën.

"Mafia jugosllave" në Danimarkë

Mafia serbe është e pranishme edhe në veri të Evropës. Policia daneze kohë më parë ka pranuar se në këtë shtet, mirëpo edhe në tërë Skandinavinë, vepron "mafia jugosllave". Aktualisht tri grupe të organizuara mrekullueshëm me përbërje multietnike, të cilat i udhëheqin bosët serbë, janë duke i nxjerrë më së shumti telashe policisë në Kopenhagë dhe në qytetet e tjera të mëdha daneze. Këto grupe kryesisht trafikojnë armë dhe e importojnë drogën për tregun danez e suedez, para së gjithash, kokainën.
Sipas të dhënave të policisë suedeze, mafia serbe ka bastione në Malmo dhe Stockholm, ku klanet kontrabandojnë duhan, alkool dhe drogë.
"Mafia serbe në veri të Evropës megjithatë nuk është e organizuar aq mirë sa për t'u renditur në krye të krimit evropian", konstaton Nikoliq.
Polerto Savijano, eksperti italian për krime, thotë se në Itali ekzistojnë tri klane të mëdha mafioze që përbëhen nga njerëzit nga Serbia. Fjala është për mafinë e kokainës, veturave dhe mafinë e prostitucionit.
"Kriminelët tanë qysh në periudhën e socializmit bënin kërdi nëpër Evropë. Sot, kur tregu i brendshëm është i vogël, grupet kriminale po vendosin të dalin jashtë", ka thënë Zoran Nikoliq.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISH PJESËTARË TË UÇK VAZHDOJNË GREVËN E URISË (05.24.2011)
DËME MË TË MËDHA NGA SHIU NË SHKABAJ, HAJVALI DHE NË KODRËN E TRIMAVE (05.23.2011)
TURNEU I OBAMËS: RIAFIRMIM I ALEANCËS ME EVROPËN (05.23.2011)
OBAMA NË EVROPË - NË KËRKIM TË ALEATËVE STRATEGJIKË (05.22.2011)
PROMOVIMI I LIBRIT "AGIMI I LIRISË" NGA IBRAHIM KADRIU KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANAORGANIZUAR NË BERNË NGA BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS MË 13 MAJ 2011 (05.22.2011)
MASAKRA E DUBRAVËS, KRIM I PANDËSHKUAR (05.19.2011)
MAGJISTARI I FJALËVENga UK LUSHI (05.19.2011)
Linçohet Sekretari i Përgjithshëm në zyrat e selisë së PSRAMA DHE DOSHI RRAHIN PËR VDEKJE GRAMOZ RUÇINNga ENDRI DIBRA (05.18.2011)
"New York Daily News": SHQIPTARE E DASHURA E KANYE WEST (05.17.2011)
NËNA E OBAMËS, "NJË NËNË E RRALLË"Doli në Amerikë biografia e parë e Ann Stanley Dunham, nënës së Obamës (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]