E Hënë, 05.20.2024, 05:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

SUHA ARAFAT HEDH POSHTË AKUZAT TUNIZIANE PËR KORRUPSION

Tunizia urdhërarrest ndërkombëtar ndaj bashkëshortes së Arafatit


E Martë, 11.01.2011, 08:03am (GMT+1)

Voal-online - Suha Arafat, e veja e lideriz palestinez Yasser Arafat, ka hedhur poshtë dje të gjitha akuzat për korrupsion në bazë të të cilave drejtësia tuniziane ka lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar kundër saj. "I mohoj të gjitha akuzat e përmendura në shtyp dhe jam gati ta dëshmoj, duke paraqitur dokumente. E kam ngarkuar një avokat tunizian për të paraqitur dokumente të tilla," ka thënë në telefono nga Malta Suha Arafat.

Gjykata e Tunizisë dha dje urdhërarrest ndërkombëtar për arrestimin e bashkëshortes të ish- liderit palestinez Jaser Arafatit për shkak të dyshimit se është e përzier në korrupsion.

Zëdhënësi i Ministrisë tuniziane të Drejtësisë deklaroi se gjykata në Tunizi ka dhënë urdhërarrest për arrestimin e Suha Arafat (48), të cilës në vitin 2007 i është hequr shtetësia tuniziane të cilën e mori tre vite më parë.

Autoritetet tuniziane kërkojnë Suha Arafat, e cila momentalisht jeton në Malta, për shkak të korrupsionit në vitin 2006, kur e ka themeluar Shkollën ndërkombëtare në Tunizi së bashku me zonjën e parë të Tunizisë Lejla Trabesi, bashkëshortja e liderit të mposhtur Zin al Abidin Ben Ali.

Arafat dhe Trabesi më pas janë grindur, ndërsa bashkëshortja e liderit palestinez, siç zbulojnë dokumentet e publikuara nga "Uikiliks", në bisedën me ambasadorin amerikan në Tunizi ashpër ka kritikuar familjen në pushtet në këtë vendin afrikanoverior.

Suha Arafat menjëherë më pas është shpallur për "persona non grata" në Tunizi, i është marrë shtetësia dhe është dëbuar nga shteti.

Ajo është martuar me Jaser Araftin në vitin 1990 dhe ka qenë sekretare e përgjithshme e Organizatës çlirimtare palestineze, selia e të cilës gjendej në Tunizi prej viti 1982 deri në 1994. Lideri palestinez ndërroi jetë në vitin 2004.

Ajo shpesh herë është akuzuar se e ka shpenzuar fondet publike që të jetojë një jetë luksoze në Paris.

(http://www.ansa.it) (http://www.lajmeshqip.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇËSHTJA META VAZHDON; REAGOJNË ANALISTËT (10.31.2011)
EKSPERTËT VENDAS JAPIN VLERËSIMIN PËR VIDEON META (10.31.2011)
ARRIN NË 7 MILIARDË NUMRI I POPULLSISË BOTËRORE (10.31.2011)
FOTO E DITËS: NGJYRA VJESHTE (10.31.2011)
MAQEDONI: LIRIA E SHPREHJES - NËN PRANGA (10.30.2011)
SUZANA ARBNORI: PD E BRAKTISI PJETRIN, 5 VJET PA ASNJË KUJTIM (Intervista e plotë) (10.30.2011)
NJU JORKU FESTOI 125 VJETORIN E SHTATORES SË LIRISË (10.29.2011)
DEMOGRAFËT: 'BOTËS I MUNGOJNË 160 MILIONË FEMRA' (10.29.2011)
NJË LIBËR TMERRËSISHT I SHKËLQYESHËM"Romani i aktorit, nga fëminia në pragun e teatrit"Nga UK LUSHI (10.29.2011)
GRUAJA E ARBNORIT: QE 5 VJET S'MA SHKELËN DERËN (10.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]