E mërkurë, 02 Nëntor 2011
Zëri i Amerikës
Policia franceze thotë se zjarri ka shkatërruar zyrat e një gazete satirike në Paris.
Gazeta Charlie Hebdo këtë javë publikoi një botim special në kopertinën e të cilit paraqitej imazhi i profetit Muhamed.
Vizatimi i profetit ndalohet nga ligji islamik. Policia citon dëshmitarët të kenë parë bomba Molotov duke u hedhur në drejtim të ndërtesës.
Hetimi për incidentin vazhdon. Nuk ka patur njoftime për të plagosur. Redaktori i gazetës tha se shpërthimi i dëmtoi rëndë zyrat.
(http://www.voanews.com/albanian)