E Premte, 05.10.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Wall Street Journal": NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS DO TË HAPTE KUTINË E PANDORËS NË BALLKAN
E Enjte, 11.03.2011, 09:39am (GMT+1)

"Ekziston rreziku që ndryshimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan", shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal.

Evropa dhe SHBA me vite nuk kanë shprehur vullnet për të shqyrtuar ridefinimin e kufijve në Ballkan, për shkak të rrezikut nga konfliktet etnike dhe gjakderdhja, mirëpo kontesti i fundit midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ka zbutur rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj ideje.

Kjo shkruhet në një shkrim të publikuar dje nga gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas gazetës, me këtë do të mund të shmanget eskalimi i mëtejmë i situatës, pas dhunës që ka shpërthyer këtë verë në pjesën veriore të Kosovës.

WSJ rikujton se ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit në Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka qenë i pari që ka përmendur konceptin e ndryshimit të kufijve, ndërsa më pas kongresisti amerikan Din Rorabaker ka propozuar shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë midis Serbisë dhe Kosovës.

"Megjithatë, derisa këto ide mund të nxisin mundësinë e ndryshimit të politikës ndërkombëtare, ekziston rreziku që ndryshimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan", shkruan Wall Street Journal.

Sipas gazetës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke parë këto arsye të situatës ka theksuar se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por ai gjithashtu ka hedhur poshtë edhe idenë për dhënien e statusit special apo autonomi për serbët në Kosovë.

"Derisa ndryshimi i kufijve mund të shihet si rrezik, vazhdimi i situatës status quo është shumë i rëndë dhe është më se e qartë se Beogradi dhe Prishtina mund të prodhojnë zgjidhje të reja.

Gazeta amerikane përmend idenë e federatës midis Kosovës dhe Serbisë, një ide që siç thuhet ishte plasuar nga ministri serb Ivica Daçiq. "Derisa koncepti i federatës nuk do ti pëlqente as Beogradit dhe as Prishtinës dhe mund të duket i rëndë për tu zbatuar, një shtet federal nën kujdesin e plotë të BE-së do të bënte që të dyja palët të heqin dorë nga pozicionet ekstreme dhe të vazhdojnë të gjejnë kompromise kreative", përfundon Wall Street Journal.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZJARRI SHKATËRRON ZYRAT E NJË GAZETE SATIRIKE NË PARIS (11.02.2011)
GJYKATA: ASSANGE TË EKSTRADOHET NË SUEDI (11.02.2011)
NDËRRON JETË NËNA E HILLARY CLINTON (11.01.2011)
"The Times": ANKTHET BËRTHAMORE (11.01.2011)
SUHA ARAFAT HEDH POSHTË AKUZAT TUNIZIANE PËR KORRUPSIONTunizia urdhërarrest ndërkombëtar ndaj bashkëshortes së Arafatit (11.01.2011)
ÇËSHTJA META VAZHDON; REAGOJNË ANALISTËT (10.31.2011)
EKSPERTËT VENDAS JAPIN VLERËSIMIN PËR VIDEON META (10.31.2011)
ARRIN NË 7 MILIARDË NUMRI I POPULLSISË BOTËRORE (10.31.2011)
FOTO E DITËS: NGJYRA VJESHTE (10.31.2011)
MAQEDONI: LIRIA E SHPREHJES - NËN PRANGA (10.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]