E Djelë, 04.28.2024, 04:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KONTRABANDA E SERBISË NË KOSOVË VAZHDON E PAPENGUAR
E Martë, 11.08.2011, 12:54pm (GMT+1)

Jagnjenicë (Foto nga arkivi)

08.11.2011

Bekim Bislimi

Mallrat e konsumit të përditshëm vazhdojnë të hyjnë në veriun e Kosovës përmes rrugëve ilegale, edhe pse ato transportohen në sasi më të vogla sesa para 25 korrikut.

Një gjë të tillë e pohojnë përfaqësuesit e serbëve në veri të vendit, por edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se, pavarësisht bllokimit të rrugëve me barrikada nga serbët në veri të Kosovës dhe mosfunksionimit normal të të dyja vendkalimeve kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk ka ndonjë mungesë të mallrave të konsumit të përditshëm apo çrregullim të furnizimit me to.
Mallrat kryesisht transportohen me kamionë më të vegjël, me furgonë dhe të tjerë.


"Ekzistojnë rrugët alternative. Megjithatë, ato rrugë alternative nuk mund të shfrytëzohen për transport me kamionë të mëdhenj dhe cisterna të mëdha. Ajo formë e furnizimit është vështirësuar".

"Mallrat kryesisht transportohen me kamionë më të vegjël, me furgonë dhe të tjerë. Për këtë arsye nuk ekziston ndonjë çrregullim i madh sa u përket furnizimeve, por vetëm shpenzimet paksa janë rritur"
, thotë Ivanoviq.

Policia e Kosovës është e vetëdijshme se furnizimi i tregut me mallra të konsumit të përditshëm në veri të Kosovës bëhet përmes rrugëve ilegale apo të ashtuquajtura alternative.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se përmes rripit kufitar, i cili është shpallur zonë ushtarake nga forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, futet fshehurazi malli i kontrabanduar.

"Tash, për faktin se të dyja pikat kufitare janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullojë askush, çdo mall që futet në Kosovë (në veri), futet përmes rrugëve alternative. Ajo pjesë apo zonë, ai rrip kufitar që është shpallur si zonë ushtarake, kontrollohet nga KFOR-i, mirëpo dy pikat kufitare nuk janë funksionale për ta kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj".

"Andaj, është e vërtetë, të gjitha mallrat, të cilat futen për furnizim në veri të Kosovës, futen përmes rrugëve alternative"
, thekson Hoti, i cili njëherësh e quan të paligjshme mënyrën e tillë të futjes së furnizimeve.

Por, ky vlerësim, sipas Ivanoviqit, është i motivuar politikisht. Ai thotë se rrugët e ashtuquajtura alternative për të hyrë nga Serbia në veriun e Kosovës, nuk janë ilegale dhe se mënyra e furnizimit përmes këtyre rrugëve nuk është e jashtëligjshme.

"Ky është një vlerësim i motivuar politikisht. Nuk ka më kalime të cisternave dhe kamionëve të mëdhenj, ashtu siç ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur kanë kaluar qindra sosh në ditë".

"Nuk mund të flitet më për transportin e ndonjë sasie të madhe të çfarëdo malli, por kemi të bëjmë me furnizimin me mjete të nevojshme, ushqim, barna, lëndë djegëse etj"
, thotë Ivanoviq.

Hoti, megjithatë, insiston se futja e çfarëdo malli nga Serbia në Kosovë, pa iu nënshtruar procedurave në dogana, konsiderohet si veprim jashtë ligjit.

"Gjithsesi që po. Nuk po flasim vetëm për mallrat që janë ushqimore, mallrat legale komerciale... Por, bëhet fjalë edhe për mallra të tjera ilegale - mendoj për çështje të kriminalitetit të drejtpërdrejtë", thotë Hoti.

Që nga 16 shtatori, kur KFOR-i dhe EULEX-i mbështetën planet e përbashkëta me autoritetet e Kosovës për kontrollin në kufi, pikat doganore 1 dhe 31 janë vënë nën kontroll dhe regjim ushtarak. Por, serbët lokalë kanë vazhduar të hapin rrugë ilegale në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilave, sipas tyre, popullata në veri po furnizohet me mallrat e nevojshme për jetesë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRROI JETË BOKSIERI XHO FREJZER (11.08.2011)
SHPALLET MISS BOTA 2011 (11.07.2011)
MARSHI MILIONËSH NË MEKË (11.07.2011)
TROPOJA E GËSHTENJAVENga Dr. ZEF MULAJ (11.07.2011)
GIOIA, JANISSA, SHPRESA - JETËT E NDËRPRERA TË RRUGËS FEREGGIANO (11.06.2011)
RITA SALIU: LETËR AGIM GASHIT NGA AMERIKA (11.06.2011)
KOSOVË: FALJA E BAJRAMIT FILLON NESËR NË ORËN 6 E 55 MINUTA (11.05.2011)
PELEGRINËT NGJITEN NË LARTËSINË ARAFAT (11.05.2011)
BETEJA E KOSOVËS DHE E SERBISË PËR WASHINGTONIN (11.05.2011)
SAMITI I PEJËS I FORCAVE TË ARMATOSURA FORCON BASHKËPUNIMIN DHE SIGURINË RAJONALE (11.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]