Ferizaj, 29 dhjetor-Libri "Enver Hoxha" i autorit Blendi Fevziu, mbi biografinë politike të ish- diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha, është djegur të enjten, në Sheshin e Ferizajt.
Bashkë me monografinë e Fevziut, për Enver Hoxhën, pjesëtarët e Frontit popullor për kultivimin e figurës së Enver Hoxhës kanë djegur edhe librin " Shqipëria e Enver Hoxhës " të disa autorëve jugosllavë, me arsyetimin se ato nuk pasqyrojnë realitetin historik .
"Po e djegim monografinë, është e falsifikuar fund e krye, bashkë me të po e djegim edhe këtë botim të vitit 1981 të 11 autorëve jugosllavë, edhe pse për nga të pavërtetat libri I Blendit ia kalon atij", shprehet Remzi Hasani drejtor i Frontit...
(http://www.koha.net)