E Martë, 05.14.2024, 09:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI KROAT JOSIPOVIÇ THEKSUAN RËNDËSINË E INTENSIFIKIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË GJITHANSHME DYPALËSHE


E Hënë, 01.23.2012, 05:58pm (GMT+1)



23 janar 2012 - Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi mbërriti sot në Tiranë për një vizitë shtetërore dyditore, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që e shoqëron. Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç u prit zyrtarisht në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në një ceremoni zyrtare që nisi me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve dhe kalimit në revistë të Truprojës së Nderit.

Dy Krerët e Shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua me kryesimin e bisedimeve zyrtare midis delegacioneve përkatëse. Në qendër të këtyre bisedimeve ishte rëndësia e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit reciprok në fusha me interes të ndërsjellë për të dyja vendet tona, si dhe nevoja e rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare edhe mes të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit.

Takimi zyrtar i dy delegacioneve, të kryesuar nga Presidentët Topi dhe Josipoviç u pasua nga nënshkrimi në prani të dy Presidentëve i "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit" nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiç.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Presidenti kroat Josipoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Topi: Dëshiroj të falënderoj edhe një herë para jush Presidentin kroat Ivo Josipoviç për pranimin e ftesës për të vizituar Shqipërinë!

Së bashku kemi pasur bisedime shumë të frytshme sot, në vijim të një bashkëpunimi, që ne kemi prej vitesh me Kroacinë, por edhe personalisht me Presidentin Josipoviç. Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Kroacisë, padyshim në të gjithë fushat, dhe vlerësuam në mënyrë të veçantë nivelin e dialogut politik midis dy vendeve tona. Kemi qenë bashkudhëtarë për t'u integruar në NATO së bashku me Kroacinë dhe do të bashkëpunojmë fort për të shfrytëzuar edhe eksperiencën e Kroacisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Dëshiroj që edhe një herë publikisht të uroj Presidentin Josipoviç për referendumin e zhvilluar dje nga populli kroat, që i dha jetë anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian! Tashmë do të ketë një zë më shumë nga një vend i Ballkanit Perëndimor, që do të flasë edhe në emër të aspiratës të popujve të tjerë të Bashkimit Evropian në mënyrë që së bashku të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. E informova Presidentin Josipoviç që Shqipëria sivjet feston 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Ne jemi besimplotë që ky vit, me një simbolikë të veçantë, të jetë viti kur Shqipëria të marrë ftesën për në Bashkimin Evropian.

Kemi folur gjerë e gjatë për rolin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në politikën rajonale, që padyshim është një rol i dukshëm konstruktiv dhe paqësor i dy vendeve tona. Së bashku kemi ndarë të njëjtat shqetësime që vihen re nga tendenca të izoluara të qarqeve ultranacionaliste për të rikthyer një klimë tensioni në Ballkan. Kemi konstatuar që ka një dëshirë të vendeve tona që të zgjerojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit qoftë në nivel bilateral, qoftë multilateral me vendet e Ballkanit. I kam kërkuar Presidentit Josipoviç që të jetë nxitës i pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale, duke vazhduar nismën e suksesshme kroato-sllovene të Bërdos për të vazhduar më tej me shumë efikasitet, në funksion të zhvillimeve pozitive politike dhe ekonomike në rajon.

Kemi theksuar se niveli i bashkëpunimit ekonomik ende qëndron larg nivelit të lartë të dialogut politik. Ndërkohë që mundësitë janë shumë të mëdha, janë mundësitë reale, potenciale për të bashkëpunuar në çështje të zhvillimit të infrastrukturës, jo vetëm në rrugën Adriatiko-Joniane, por edhe në mundësinë e shfrytëzimit të infrastrukturës së gazsjellësit në interes për të dy vendet tona, por edhe në energjetikë, në telekomunikacion, në vendosjen e linjës ajrore Zagreb-Tiranë, por edhe të linjës së tragetit Durrës-Rjekë.

Temat e diskutimit padyshim që kanë qenë të shumta, por ajo që del në pah të këtyre diskutimeve është që Shqipëria dhe Kroacia do të vazhdojnë të bashkërendojnë punën e tyre qoftë në nivel bilateral, rajonal edhe në kuadër të organizmave ndërkombëtarë. Të dy ndamë të njëjtin qëndrim që marrëdhëniet midis vendeve në Ballkan duhet të jenë marrëdhënie normale dhe të pa paragjykuara dhe, ajo që vlen më shumë sot për rajonin, përtej stabilitetit politik, është zhvillimi ekonomik.

Unë dëshiroj dhe një herë të falënderoj Presidentin Josipoviç dhe t'i transmetoj fjalën e rastit!

Presidenti kroat Jospoviç:Zoti President i Republikës së Shqipërisë,

Ju falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të delegacionit kroat, që është me mua sot për këtë pritje të mirë dhe miqësore!

Është e vërtetë që ne kemi diskutuar për çështje sot pa marrë parasysh a kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale, apo që kanë të bëjnë dhe trajtojnë një tematikë ndërkombëtare. Ju faleminderit për urimin me rastin e referendumit të djeshëm! Ajo që mund të premtoj është se Republika e Kroacisë do të jetë shteti, i cili brenda Bashkimit Evropian do të japë përkrahjen për çdo shtet të rajonit për integrime euro-atlantike.

Për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte shumë, shumë mirë, do të ishte një dhuratë shumë e madhe që vendi juaj këtë vit të fitojë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian.

Sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, marrëdhëniet politike, sikurse thatë janë të shkëlqyeshme, por ka mundësi, ka gjasa që marrëdhëniet ekonomike të jenë shumë më të mira. Unë shpresoj që dy qeveritë tona do të ndërmarrin hapat e para që ky bashkëpunim ekonomik të jetë prezent si në bujqësi, ashtu edhe në turizëm, por edhe në energjetikë dhe në shumë segmente, apo fusha të tjera. Edhe pse ka firma kroate që punojnë në Shqipëri, numri i tyre nuk është aq sa duhet të jetë, duhet të jetë më i madh. Sa i përket marrëdhënieve dhe çështjeve që na lidhin është edhe deti Adriatik dhe është detyra jonë që detin Adriatik ta ruajmë nga çdo ndotje. Ajo që kërkohet prej nesh është të ruajmë bregdetin e Adriatikut, sidomos lëshimin e ujrave të ndotura pra, duhet të kemi kujdes edhe Kroacia, por edhe Shqipëria.

Sa i përket bisedimeve që patëm me parë, një kohë të madhe i dhamë situatës në rajon. Ne bëjmë çmos që situata në rajon të jetë e qetë, në rajon të kemi paqe dhe të bëjmë çmos që t'i lidhim, apo të lidhemi me shtetet rajonale. Shpresojmë, mendojmë se problemet që kemi nga shtetet e rajonit, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, me negociata dhe ne si dy shtetet duhet të japim kontribut në rast se kemi mundësi që të ndihmojmë palët, që janë negociuese, të japim një kontribut të mirë. Sa i përket minoriteve që jetojnë në shtetet e rajonit, ne në Kroaci, çështjen e pakicave dhe të minoriteteve e kemi zgjidhur shumë mirë, por besoj se edhe shtete të tjera do e bëjnë një gjë të tillë.

Më vjen mirë që kam rastin të përmend edhe kontributin e minoritetit, pakicës shqiptare në Kroaci gjatë luftës, por edhe gjatë periudhës së pas luftës. Republika e Kroacisë është e gatshme që me përvojën e saj, që ka në rrugën e integrimit euroatlantik, t'i ndihmojë Shqipërisë. Rruga jonë ka qenë shumë e vështirë. I kemi shpallur luftë korrupsionit, por edhe ka mundësi që korrupsioni ende për fat të keq është prezent, por në këtë aspekt, Shqipëria do ta ketë Kroacinë si një mik të vërtetë.

Shpresoj që këto bisedime që kemi pasur do të jenë një hap përpara në trajtimin, apo zhvillimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike. Ju falemnderit!

Gazetarja Elisabeta Gojan, "Radio-Televizioni kroat": Pyetje për Presidentin Topi: Sa reale është që sivjet, Shqipëria, me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë të fitojë statusin e vendit kandidat, pasi dy herë deri më tani nuk ka arritur sukses?

Presidenti Topi: Ju falënderoj për pyetjen dhe për mundësinë që më jepni që të përgjigjem në këtë sens dhe për një çështje që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë ! Sigurisht që nuk është Presidenti i Shqipërisë, por janë strukturat e Bashkimit Evropian që japin mundësinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Padyshim unë shpreh dëshirën dhe bëhem interpret i një aspirate të thellë të popullit shqiptar për të marrë statusin e vendit kandidat në vitin që ka një simbolikë të veçantë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe e vërteta është që, ajo që shfaqet në komunikimin me politikanët është vetëm një pjesë e asaj pune të madhe që bëjnë ekspertët pikërisht për të plotësuar ato kritere të domosdoshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Unë besoj që pavarësisht problemeve që janë gjithmonë konstante në politikë, ka një rikthim tek bashkëpunimi parlamentar i partive politike parlamentare.

Gjithsesi, është si raporti i studentit me profesorin. Ndonjëherë studenti kërkon më shumë se ç'meriton nga profesori. E vërteta është që ne duhet të bëjmë shumë, por e vërteta është gjithashtu që ne e meritojmë që në këtë vit jubilar të marrim statusin e vendit kandidat, që do të jetë dhe një motivim më shumë për çdo qytetar, por edhe për çdo politikan dhe për çdo institucion që të jetë shumë rigoroz në plotësimin e atyre detyrimeve. Unë mendoj që Shqipëria ka shumë momente për t'u krenuar me politikën e saj, edhe në funksion të stabilitetit rajonal. Fakti që Shqipëria është vend i NATO-s, është një kriter shumë i fortë, vlerësues për hapin tjetër, për të marrë statusin e vendit kandidat.

Gazetarja Elisabeta Gojan, "Radio-Televizioni kroat": Pyetje për Presidentin Josipoviç: Konkretisht, çfarë keni biseduar përsa i përket situatës në Kosovë?

Presidenti Josipoviç: Sa u përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ne e dimë se si është situata, por duhet të përmend se Shqipëria dhe Kroacia e kanë pranuar Kosovën si shtet të ri, por ne, si Kroaci, dëshirojmë që marrëdhëniet tona të jenë të mira edhe me Republikën e Serbisë. Historia na ka mësuar se problemet nuk mund të zgjidhen nëpërmjet një recete, por palët të cilat kanë probleme, duhet të ulen dhe të bisedojnë apo të diskutojnë problemet dhe në fund t'i zgjidhin ato. Bashkësia ndërkombëtare mund të bëjë vetëm një gjë : të kërkojë nga Serbia dhe Kosova të vazhdojnë me negociatat për zgjidhjen e problemeve që janë midis dy shteteve. Ju rikujtoj se edhe Kroacia me Serbinë ka pasur një histori të keqe, por ne, vitet e fundit kemi filluar t'i zgjidhim problemet. Kemi ende shumë probleme të pazgjidhura, të cilat janë gjurmë të luftës që ndodhi mes nesh. Unë edhe Presidenti serb Tadiç kemi dhënë një kontribut të madh për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe mendoj se në të njëjtën rrugë mund të vazhdojë Serbia edhe me Kosovën. Besimi i ndërsjellë mes Serbisë dhe Kroacisë duhet të bëjë atë që të normalizohen në të ardhmen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Siç thashë, të njëjtën situatë e kemi pasur edhe ne, por ne tashmë i kemi tejkaluar. Dua t'ju them që në këtë kontekst ishin edhe bisedimet që patëm pak më parë.

Gazetarja Ina Mëhilli, Televizioni "Neës 24": Pyetje për Presidentin e Kroacisë: Duke qenë se vendi juaj këtë vit bëhet anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, si e shihni rrugën e ndjekur nga Shqipëria në këtë drejtim dhe pengesë po bëhet faktori i brendshëm apo mungesa e dëshirës nga jashtë?

Presidenti Josipoviç: Sa i përket Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria do të hasë në të njëjtat probleme që hasi Republika e Kroacisë, por Shqipëria ka rastin që disa gjëra t'i kalojë më shpejt se Republika e Kroacisë, dhe se Kroacia do të jetë ajo që do t'i japë ndihmë Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim. Unë dua të theksoj sot këtu, se ne kemi pasur një rrugë shumë të vështirë, kemi pasur probleme me korrupsionin dhe na doli si problem edhe ndërtimi i anijeve, por edhe shumë probleme të tjera, si ato me pakicat e ndryshme në kohën e pasluftës, por shpresoj se Shqipëria do të ketë një rrugë më të lehtë. Është me shumë rëndësi që të ruajmë dëshirën e popullit për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Të ruajmë besimin e popullit, të njerëzve, të kemi besim dhe të fillojmë me reformat dhe populli apo njeriu i thjeshtë t'i ndiejë ndryshimet apo reformat që bëhen, sidomos në fusha të ndryshme, por nev kemi pasur probleme më të mëdha me Ministrinë e Drejtësisë apo me fushën e gjyqeve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR (01.23.2012)
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)
KURTI: QEVERIA TRADHTOI POPULLIN (01.22.2012)
PROTESTË E QETË (01.22.2012)
"Radio Evropa e Lirë": NIS PROTESTA (01.22.2012)
HRW PUBLIKON RAPORTIN E RI: KOSOVA PËRMIRËSIM TË VOGËL MË 2011 (01.22.2012)
MICHELLE OBAMA, NJË DITËLINDJE TJETËR, LARTËSI TË REJA (01.22.2012)
IBRAHIM RUGOVA KA VËNË EDHE THEMELET E SHTETIT (01.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]