E Djelë, 05.12.2024, 12:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VV: QEVERIA DUHET TË JAPË DORËHEQJE
E Djelë, 02.26.2012, 04:01pm (GMT+1)

Prishtinë, 26 shkurt - Të premten me 24 shkurt, Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa politik me dekada. Kosova ka pranuar që të tjerët kanë të drejtë të na e mohojnë shtetësinë, thanë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për shtyp.

"Qeveria e Kosovës me këtë nënshkrim e ka betonuar edhe më tutje besimin e atyre shteteve që nuk na kanë njohur e që mund të vazhdojnë të mos na njohin, sepse tanimë edhe qeveria e Kosovës e ka pranuar se shtetësia jonë është e diskutueshme në tavolinë, se mund të ndërrojmë qëllimet dhe parimet dhe mund të heqim dorë e besa nesër mund të ndërrojmë edhe territorin", ka thënë Shpend Ahmeti, raporton Zëri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje, sepse "asnjë qeveri e kuvend nuk e ka të drejtën për zhbërjen e shtetit".

"Në një shtet demokratik me vullnet të fortë, e me popull demokratik, këto procese mund të ndalen. Në qoftë se qeveria ka pranuar të heqë dorë nga shteti, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet ta pranojnë këtë", shtoi Ahmeti.

Në anën tjetër, sekretari organizativ i kësaj lëvizjeje, Dardan Molliqaj, tha se kanë përfunduar të gjitha punët organizative për demonstratën e nesërme.

"Në këto momente që po flasim, janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrime për seancë të posaçme të Kuvendit të Kosovës kundër heqjes së Republikës dhe shtimit të fusnotës. Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot", tha Mooliqaj.

Ndërkaq, sa i përket demonstratës së nesërme, Molliqaj tha se kjo demonstratë do të fillojë në orën 12:00, në sheshin "Nëna Terezë" para Qeverise së Kosovës dhe do të zgjas 4 orë.

"Për katër orë rresht ne do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj Qeverie që po e pezullon shtetin e Kosovës", theksoi Molliqaj, i cili kërkoi nga policia që të mos i "bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit".

Ai në fund theksoi se demonstrata do të jetë paqësore dhe e organizuar mirë. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJE: MBI 7 500 QYTETARË FIRMOSIN PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS! (02.26.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 26 SHKURTIN NË VITE... (02.26.2012)
FRANK WISNER: KOSOVA KA HYRË NË RRUGËN PËR T'U BËRË NJË DITË ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN (02.26.2012)
ZËRI I AMERIKËS RRETH JEHONËS SË MARRËVESHJES PËR PËRFAQËSIMIN E KOSOVËS NË FORUMET RAJONALE (02.25.2012)
DANIEL SERVER ANALIZON ARRITJEN E MARRËVESHJES NË BRUKSEL MES PRISHTINËS E BEOGRADIT (02.25.2012)
FESTË NË USTER TË MASAÇUSETSITNga ARDIAN MURRAJ (02.25.2012)
FOTO E DITËS: BASHKËLUFTËTARËT MBAJNË MBI SUPE KAPITEN FETI VOGLIN PËR NË BANESËN E FUNDIT (02.25.2012)
PRESIDENTI TOPI VLERËSON MARRËVESHJET MË TË FUNDIT TË ARRITURA MES KOSOVËS DHE SERBISË NË BRUKSEL (02.24.2012)
BERISHA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN MES KOSOVËS DHE SERBISË (02.24.2012)
"Deutsche Welle": ARRIHET MARRËVESHJA MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (02.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]