Jane muajt e pare te lirise...pas dymbedhjete vjetesh dergjur ne gropenferr Spaç, fal Zotit pata fatin dhe privilegjin te ledhatoj dhe te mbaj ne duar pellumbat e paqes e njekohesisht jane momente sublime per mua...jane çaste, kur une i drejtohem Zotit dhe flas me shpirterat e atyre qe nuk arriten te prekin lirine duke ju betuar - se sa te kem frymen gjalle jo vetem qe nuk do t'u kthej shpinen, por me gjithe forcen e shpirtit tim, do t'i tregoj botes dhe historise se Martiret antikomuniste e deshen lirine dhe Shqiperine me shume se ata qe edhe pse ne pushtetin e krimit, nuk u ndjene kurre te lire...
Pellumb Lamaj i porsa liruar nga Burgu i Spacit, 1991
STATUJES SE LIRISE
Ah Statuje, Statuje e Lirise
Sa enderra rinie u fishken mbi ball'
Sa jehona dashurie qe kurre nuk u dhurruan
Sa kafka martiresh mbetur pa varr...
Ah Statuje, Statuje e Lirise
E vetmja drite, i vetmi zjarr
E vetmja enderr ku shpresat udhetojne
Perzjere me klithma,kulluar ne gjak.
Ah Statuje, Statuje e Lirise
E vetmja shprese qe n'a mban gjalle
Por edhe po ikem pa u takuar
Besome, do vine te te puthin vrasesit tane.....
Spaç, 1979
QELIA
Brenda kater muresh
Rrethuar nga terri
Zvarritem pa rreshtur
S'po di nga lind dielli
Brenda kater muresh
Kruspull nga te ftohtit
Pres te vije mesnata
T'i drejtohem Zotit
Brenda kater muresh
Shtangur nga vetmia
Hijet me rrethojne
Nxine e tere qelia
Brenda kater muresh
Dhe pse nate e thelle
Me kote pres une Zotin
Ai eshte ne qiell.....
Spaç, 1979