E Premte, 05.10.2024, 05:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PROTESTA PËRFUNDOI PA INCIDENTE, PARALAJMËROHET 'PRANVERA KOSOVARE'
E Hënë, 02.27.2012, 06:01pm (GMT+1)

Prishtinë, 27 shkurt - (E plotësuar) Ka përfunduar pa incidente protesta katërorëshe e Vetëvendosjes para Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë rreth pjesëmarrjes në nismat rajonale, tashmë të njohur si "Marrëveshja Fusnota". Sheshi Skender Beu tashmë është boshatisur.
Në mbyllje të saj lideri i Vetëvendosjes ka paralajmëruar protesta të tjera. "Do të ndodhë Pranvera kosovare", është shprehur ai.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur marrëveshje personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. "Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qytetarëve të Kosovës, pra kjo protestë demokratizon Republikën të cilën na e hoqi kryeministri", është shprehur Kurti në një prononcim për KTV-në.
Ai ka paralajmëruar se protesta e sotshme është vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryeministri është i gatshëm të dalë para protestuesve për t'iu shpjeguar marrëveshjen për fusnotën, i tha KTV-së shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci. "Për ne çdo gjë është normale dhe e qetë. Ne reflektojmë edhe vullnetin e qytetarëve, atyre 600-700 qytetarëve që janë mbledhur aty. Ne nuk kundërshtojmë asnjë iniciativë të qytetarëve, por ne nuk mendojmë që duhet një gjë e tillë. Sapo dola nga zyra e kryeministrit dhe gjithçka është në rregull, puna nuk është pezulluar" , ka thënë ai për KTV-në.

Protestuesit thyejnë kordonin, i afrohen hyrjeve të Qeverisë (Video)

Prishtinë, 27 shkurt - (E plotësuar) - Ndërkohë, Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie konfirmon se në orën 12 sot ka filluar protesta, siç e quan ajo. e paligjshme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, përballë objektit të qeverisë. Ajo vlerëson se në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.
Po ashtu bën të ditur se t Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast.
Edhe Visar Ymeri, në një prononcim për KTV-në tha se protesta po kalon e qetë dhe pa incidente.
Protestuesve, pak më parë iu drejtua edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me cilësimet tashmë të njohura për Qeverinë e Hashim Thaçin.

Prishtinë, 27 shkurt - 13:23 - (E plotësuar)
Nga vendi ku po zhvillohet protesta e Vetëvendosjes, para Qeverisë së Kosovës, njoftohet se protestuesit kanë hequr pengesat në Sheshin Skenderbeu, që i ndanin nga objekti i Qeverisë. Tash ata ndodhen rreth 50-60 metra nga ndërtesa. Burime të besueshme i kanë thënë Koha.net se për mbrojtjen e objekteve të Qeverisë nga protestuesit e Vetëvendosjes janë angazhuar dy mijë policë.
Ndër protestues ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Liderët e Vetëvendosjes u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos shkaktojnë incidente, meqë nuk e kanë për qëllim marrjen e institucioneve, por bllokimin e hyrje-daljeve për katër orë.
Njoftohet po ashtu se po zvogëlohet numri i pjesëmarrësve dhe sipas disa vlerësimeve aty ndodhen rreth dy mijë veta.
Deri më tash protestuesve iu janë drejtuar Rexhep Selimi, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Shpend Ahmeti e Florin Krasniqi.
Ndër parullat e brohoritura janë dëgjuar: Me Hajna nuk ka shtet", Kush e jep Republikën Hashim Thaçi, kush e mbron Republikën populli", "Poshtë Thaçizmi", "Republikën Kosovës, Borkon Editës".
Njoftohet se nuk ka incidentew të dhunshme, pos përplasjes për mënjanimin e barrikadave.
Protesta është paralajmëruar të zgjasë katër orë.


Ka filluar protesta e Vetëvendosjes për fusnotën

Prishtinë, 27 shkurt - 12:50 - Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Prishtinë ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila synon ta bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës. Protesta zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për fusnotën, me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale. Janë mbledhur disa mijë protestues nga gjithë Kosova.

Në këto momente po flet nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri. Ai pos akuzave ndaj Qeverisë se po kthen prapa statusin e vendit, për çka është derdhur gjak, kërkoi që ai dhe qeveria që drejton të japin dorëheqje.

Vërehen forca të shtuara të Policisë në kryeqytetet dhe rrethoja mbrojtëse para Qeverisë së Kosovës.

Rrethojat mbrojtëse janë vënë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa para Teatrit Kombëtar lëvizja Vetëvendosje po u drejtohet pjesëmarrësve. Ndërkohë liderët e Vetëvendosjes i bën thirrje ultimative policisë që brenda 15 minutash t'i heqë rrethojat, në të kundërtën këtë do ta bëjnë protestuesit.

Protesta, siç është paralajmëruar, do të zgjasë katër orë, me sloganin "Pezullimi i qeverisë për katër orë".

Në një lidhje direkte me KTV-në, Dardan Molliqaj ka thënë se kjo protestës është kundër degradimit të Kosovës nga negociatat e Brukselit. " Është ditë e rëndësishme për Kosovën, meqë nga sot do të fillojë një shpresë e re që do të vendoset nga qytetarët e Kosovës, sot do të fillojë kundërshtimi i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës derisa të ndalen veprimet kundër Kosovës", ka thënë Molliqaj, duke shtuar se Qeveria nuk po punon për zhvillim ekonomik dhe kundër korrupsionit, por për të shkatërruar shtetin dhe shëndetësinë. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KULME TË REJA TË RRËNIMIT TË PANDALSHËM TË RRUGËS SË KOMBIT (02.27.2012)
REAGOJNË TË BURGOSURIT DHE SHOQATAT E TË PËRNDJEKURVE POLITIKËSHPIFJET NDAJ PERSONALITETIT BESIM NDREGJONI TË PAVËRTETA DHE JO TË MORALSHME PËR PËRNDJEKJEN POLITIKE! SHPIFËSIT PARA DREJTËSISË! (02.27.2012)
DËSHMITARJA E FUNDIT: RRËFEJ VDEKJEN E SABIHA KASIMATIT MES 21 BURRAVE TË PUSHKATUAR PA GJYQ PËR BOMBËN NË AMBASADËN SOVJETIKE (02.27.2012)
"ARTISTI" PRAROHET KREJTËSISHT NË ÇMIME OSKAR (02.27.2012)
TË HËNËN PEZULLOHET QEVERIA E KOSOVËS PËR KATËR ORË (02.26.2012)
NË HOLLIVUD ZHVILLOHET SONTE CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE OSKAR (02.26.2012)
VV: QEVERIA DUHET TË JAPË DORËHEQJE (02.26.2012)
VETËVENDOSJE: MBI 7 500 QYTETARË FIRMOSIN PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS! (02.26.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 26 SHKURTIN NË VITE... (02.26.2012)
FRANK WISNER: KOSOVA KA HYRË NË RRUGËN PËR T'U BËRË NJË DITË ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN (02.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]