E Shtunë, 04.27.2024, 08:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ENGEL ËSHTË I ZHGËNJYER NGA BE PSE KOSOVA NUK PATI TË NJËJTAT PËRFITIME SI SERBIA
E Mërkurë, 02.29.2012, 01:14pm (GMT+1)

29.02.2012

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, thotë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në integrimet evro-atlantike.

"E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit është brenda strukturave kryesore evro-atlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton se vendet e rajonit e ndajnë fatin e përbashkët dhe duhet të vlerësohen nga standardet e përbashkëta të respektit për fqinjët e tyre", ka thënë Engel.

Kongresmeni Engel, i cili është anëtar i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe kryesues i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, ka shprehur "kënaqësinë se nën marrëveshjen aktuale, Kosova do të ulet me emrin e vet dhe përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeverinë e tij, për marrjen e vendimit të guximshëm dhe të vështirë për ta lëvizur procesin përpara".

Në deklaratën e tij të sotme, dërguar edhe Radios Evropa e Lirë, Eliot Engel, thekson se kjo marrëveshje e pritur gjatë, ishte e mundshme "vetëm për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë siguruar se Serbia më nuk do ta bllokojë Kosovën që të zë vendin që i takon në tryezë si shtet i pavarur".

"Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, meriton përgëzim për garantimin se e drejta e Kosovës, si një vend sovran, mbetet e sigurt gjatë negociatave dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me miqtë e tyre në Ballkan dhe në mbarë botën".


"Por, kjo nuk mjafton. E di se është bërë progres dhe e përshëndes studimin për një Marrëveshje për Stabilizim Asocim për Kosovën. Megjithatë, mbetem i zhgënjyer pse BE-ja ishte aq e ngadalshme në zgjerimin e përfitimeve të njejta për Kosovën, që u janë dhënë shteteve të tjera, madje edhe pse duket se Serbia po avancon drejt statusit të kandidatit para se të normalizojë raportet me Kosovën" , ka thënë zoti Engel.

"Që nga liberalizimi i vizave, anëtarësimi në BERZH e deri te Marrëveshja për Stabilizim Asocim, Bashkimi Evropian duhet të punojë fuqishëm dhe të lëvizë shpejt në përpjekjet për përfshirjen e Kosovës në strukturat evropiane dhe të sigurojë se Serbia aktualisht i zbaton marrëveshjet, që i ka nënshkruar me Kosovën", thotë kongresisti Engel.

Ai ka tërhequr vërejtjen se "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta kthejnë më kokën prapa kur Serbia injoron marrëveshjet e arritura me Kosovën. Ne duhet ta mbajmë Serbinë përgjegjëse përgjegjëse, duke mos ia zgjeruar përfitimet e mëtejshme Beogradit, derisa t'i plotësojë të gjitha kushtet e specifikuara të BE-së dhe t'i implementojë marrëveshjet që i ka nënshkruar".

"SHBA-të duhet të qëndrojnë me popullin e Kosovës, duke synuar mënyra shtesë për ta mbështetur shtetin e ri, përfshirë programin e Sfidës së Mileniumit dhe duke i bërë presion BE-së, që ta ndalë zvarritjen e ardhmërisë evropiane të Kosovës", thuhet në fund të deklaratës së konresistit amerikan, Eliot Engel. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA KUSHTETUESE E FRANCËS HEDH POSHTË LIGJIN LIDHUR ME VRASJET MASIVE ARMENE (02.28.2012)
MBROJTJA KUNDËRSHTON THËNIET E DËSHMITARIT "X" (02.28.2012)
SEANCA E RADHËS NË PROCESIN GJYQËSOR PËR "RASTIN KLEÇKA"Deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore (02.28.2012)
VERENA KNAUS E QUAN TË TEPËRUAR KRAHASIMIN E KOSOVËS ME PALESTINËN ... KJO E FUNDIT NUK KA PERSPEKTIVË EVROPIANEKnaus: Të mos shpërblehet vetëm Serbia (02.28.2012)
SCHWARZ-SHILLING: ADMIROJ DURIMIN E KOSOVËS NDAJ PADREJTËSIVE EVROPIANE (02.28.2012)
USHTARI I PLAGOSUR NË AFGANISTAN ALEKSANDËR PECI: JAM SHUMË MIRË, ZOTI BËRI MREKULLI (02.28.2012)
PROTESTA PËRFUNDOI PA INCIDENTE, PARALAJMËROHET 'PRANVERA KOSOVARE' (02.27.2012)
KULME TË REJA TË RRËNIMIT TË PANDALSHËM TË RRUGËS SË KOMBIT (02.27.2012)
REAGOJNË TË BURGOSURIT DHE SHOQATAT E TË PËRNDJEKURVE POLITIKËSHPIFJET NDAJ PERSONALITETIT BESIM NDREGJONI TË PAVËRTETA DHE JO TË MORALSHME PËR PËRNDJEKJEN POLITIKE! SHPIFËSIT PARA DREJTËSISË! (02.27.2012)
DËSHMITARJA E FUNDIT: RRËFEJ VDEKJEN E SABIHA KASIMATIT MES 21 BURRAVE TË PUSHKATUAR PA GJYQ PËR BOMBËN NË AMBASADËN SOVJETIKE (02.27.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]