E Hënë, 05.20.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOHA DITORE FESTOI DITËLINDJEN E 15të
E Djelë, 04.01.2012, 10:39am (GMT+1)

Publikuar: 01.04.2012 - 09:50

Prishtinë, 1 prill - Në sallën ku çdo natë inskenohen tregime imagjinare, të shtunën është rrëfyer një histori e vërtetë. Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës është shndërruar në hapësirën nga ku përmes muzikës e fjalëve është festuar përvjetori i gazetës që është bërë zëri i kosovarëve për kosovarët. Gazeta më e madhe në vend "Koha Ditore" ka festuar ditëlindjen e pesëmbëdhjetë.

Një qilim i kuq me disa drita shumëngjyrëshe që reflektonin në shkallët e Teatrit, në hyrje të të cilit nikoqirët kanë mirëpritur mysafirë të shumtë, ka qenë introja e festës. Personalitete të ndryshme kanë qenë mysafirët, të cilët janë bërë bashkë me gazetarët në ditëlindjen e gazetës me të cilën të gjithë nisin ditën e tyre. Një skenë e madhe e rregulluar me shije, dy projektorë në muret e anësore në paraskenë ku shfaqej numri 15 i mbuluar me plot ballina të gazetës ndër vite, ka qenë mikpritja e parë në sallën që të shtunën si rrallë herë në teatër ka qenë e stërmbushur.

Motoja e gazetës, "Tradita që ecë... fjalë për fjalë", ka shoqëruar gjatë gjithë kohës natën glamuroze të së shtunës. E që tradita është veçori e "Kohës..." e ka argumentuar programi jashtëzakonisht i mirë artistik i përbërë nga emrat më elitarë të muzikës në Kosovë.

Të gjithë ata, ishin aty për të kënduar për "Kohën...". Natën e ka hapur rock grupi "Troja" i cili i ka kënduar "Mbretëreshës Kohë". Grupi i ka lënë vend edhe të tjerë emrave si Rona Nishliu, Mentor Haziri, tenorit Riad Imeri, Flaka Krelanit, Teuta Kurtit, Rina Bilurdagut e shumë emrave të tjerë që kanë përbërë mozaikun e një feste e cila ka mbajtur publikun me një frymë.

Kjo frymë është lëshuar herë pas herë kur në ekranet shfaqeshin videot e ndryshme dhe fotografitë e stafit të gazetës.

Por ka ardhur edhe momenti kur e tërë salla është bërë sy e vesh kur në skenë ka dalë njeriu i cili ka themeluar gazetën që tash është më e fuqishmja në vend.

Veton Surroi ka qenë ai që ka kthyer publikun në një kohë kur, sipas tij, gjenerata që e ka themeluar "Kohën..." ka qenë e ngutshme.

Por ngutshmëria për të themeluar "Kohën Ditore", për Surroin, ka qenë e hairit.

"Kjo gjeneratë e ka prodhuar këtë gazetë që ndoshta ka mundur të niste më herët e ndoshta më vonë. Por ekipi që e filloi gazetën, ngutej që sa më shpejt të nxirrte këtë gazetë që nisi më 31 mars e jo me 1 prill, sepse duhet të pajtohemi se nuk do të ishte datë që do të nxiste besueshmërinë e gazetës", ka thënë Surroi.

Duke folur për gazetën, themeluesi i saj, ka thënë të ndihet si pensionist, por që e kupton gazetën më së miri. Sipas Surroit, festa u takon gjithë atyre që sot e mbajnë gjallë frymën e një gazete që ka qenë vizion qysh prej kur është themeluar.

E për drejtoreshën menaxhuese të Grupit KOHA, Flaka Surroi, gazeta "Koha Ditore" vazhdon të jetë gazeta më e madhe dhe më e fuqishme që ka Kosova.

"Historitë mund të shkruhen e të rishkruhen, sa herë që të ketë fitues të rinj. Por njëra histori nuk do të shlyhet kurrë, pavarësisht se sa do t'u shkonte kjo për shtat atyre: historia të cilën dita më ditë, pesëmbëdhjetë vjet me radhë, e ka shkruar KOHA Ditore... dhe që do të vazhdojë ta shkruajë me breza e breza...", ka thënë Surroi.

Kryeredaktori i gazetës "Koha Ditore", Agron Bajrami, ka zgjedhur që mbi të gjitha të vlerësojë lexuesin e gazetës.

"Këta janë fuqia jonë të cilën nuk po mund ta mposhtë askush! Janë njerëz që e lexuan këtë gazetë edhe në kohë të pushtimit. Edhe në kampe refugjatësh. Edhe në ekzil. Edhe në kohën e kaosit të pasluftës. Edhe në kohën e rindërtimit. Edhe në kohën e shtetëzimit. Edhe sot, kur ëndrrat kanë nisur të zbehen, dhe frika nga zhgënjimi me shtetin po bëhet çdo ditë e më e madhe", ka thënë Bajrami.

E këta lexues janë të zakonshëm e pak më të veçantë. Disa prej këtyre, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, ministrja Vlora Çitaku, xhudistja Majlinda Kelemendi e shumë të tjerë nëpërmjet videove, kanë uruar gazetën, duke e cilësuar atë si burimin e vetëm të informacionit të drejtë e të pavarur.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Zëri i Amerikës": POLICIA SERBE ARRESTON DY POLICË TË KOSOVËS, REAGON MINISTRIA E BRENDSHME (03.31.2012)
QEVERIA E KOSOVËS KEQTRAJTON KAPITALIN NJERËZOR (03.31.2012)
HISTORIA PO RIZGJOHET, AJO ULËRINNga HALIL MATOSHI (03.31.2012)
DELL: KORRUPSIONI NË KOSOVË PO BËN KËRDINËFjalimi i Ambasadorit Christopher W. Dell me rastin e ceremonisë së Programit fillestar edukativ ligjor - Korrupsioni në Kosovë – Dalja nga hija në dritë (03.30.2012)
"Christian Science Monitor": INCIDENTET E DHUNSHME ETNIKE PËRGËNJESHTROJNË PAQEN NË BALLKAN (03.30.2012)
EDI RAMA, NDËRKOMBËTARËT DHE NEVOJA PËR NDRYSHIMNga ALFRED ÇAKO (03.30.2012)
BAMIRËSIA E NËNË TEREZËS E PARË NËPËRMJET LENTES SË ETIKËS MJEKËSORENga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit (03.30.2012)
DY FALËNDERIME DHE NJË SQARIM PËR NEXHIMJE HOXHËNNga EUGJEN MERLIKA (03.30.2012)
BUDALLA E MË BUDALLANga DANIEL SERVER, "Johns Hopkins University" në Uashington (03.29.2012)
PROKURORIA NUK "GLLABËROHET" DOTNga ILIR DHIMA (03.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]