E Shtunë, 04.27.2024, 05:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NXIT DEBAT FJALA E JOZEFINA TOPALLIT NË PARLAMENTIN E MAQEDONISË PËR ÇLIRIMIN E SHKUPIT
E Shtunë, 04.07.2012, 12:56pm (GMT+1)

Fjala e mbajtur nga kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debat në shtetin fqinj. Topalli para parlamentarëve maqedonas foli për rolin e shqiptarëve në lëvizjet çlirimtare ndaj sundimit osman.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se në vitin 1844, Shkupi u çliruar me ndihmën e 10 000 kryengritësve të udhëhequr nga Dervish Cara. Topalli ka nënvizuar gjithashtu se dhe Manastiri me Dibrën u kthyen në qendra kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar.

Instituti i Historisë në Maqedonisë ka rrëzuar tezën e Topallit duke thënë se Dervish Cara që nga Topalli konsiderohet se ka luajtur rol për çlirimin e Shkupit ka qenë një shërbëtor i turqve. "Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike".

Katerina Todorovska nga ky institut konstatimet e Topallit i cilëson si politike ndërsa ka propozuar që për të gjitha çështjet e diskutueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptare.

"Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptar pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Derish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike", është shprehur Todoroska.

Nga ana tjetër, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.

"Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjarje vet histroriografia maqedonase vet dokumentet e forin ofisit, ato franceze, vieneze, të gjitha flasin për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,... në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine e cila argumenton se në Shkup në atë periudhë e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptar Shkupin", ka thënë Asani.

Në një kohë që zhvillohet një debat i tillë, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase ka zgjedhur disa kandidatë të propozuar për anëtarë të rregullt të saj, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë kandidat shqiptarë. Edhe pse ishin paraqitur edhe kandidatë shqiptarë për tu bërë pjesë e ASHAM, asnjëri prej tyre nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme për tu bërë pjesë e institucioni shkencor. Pjesë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë janë vetëm dy shqiptarë, Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm. /F.S/

 

Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë:

I nderuar Z. Trajko Veljanoski,
Të nderuar deputetë,

Nderin, që më jepni me mundësinë për t'iu drejtuar Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, e vlerësoj si shprehje të miqësisë dhe të vullnetit të sinqertë në marrëdhëniet me vendin tim, Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia, gjeografia kanë bërë që në shekuj ne të takohemi pa ndërprerje. Rajoni ku ne jetojmë ka qenë vendi i kryqëzimit, por edhe i zhvillimit të qytetërimeve të lashta. Rruga Egnatia që lidhte dy qendrat më të mëdha të Perandorisë Romake, Romën dhe Konstantinopolin, zhvilloi aty qytete nga më të bukurat e lashtësisë dhe të sotmes, si Lyhnidin-Ohrin dhe Heraklenë- Bitoljen (Manastirin). Po ashtu u krijua Shkupi në rrugën që lidhte Egjeun me Danubin, në një trevë ku Dardanët takoheshin me Pajonët, Lynkestët dhe Maqedonët.

Në shekullin e kaluar, në rajonin tonë filloi një Luftë Botërore dhe pak kohë më parë përfundoi lufta e fundit në tokën Evropiane. Të gjitha këto, na kanë mësuar shumë. E pa dyshim çdo kohë ka sfidat e veta. Sot njerëzimi jeton kohën e globalizimit. Të gjithë ne kemi hyrë në një paradigmë krejtësisht të re, politikisht, ekonomikisht, në fushën sociale, në teknologji etj. Të gjithë ne jetojmë në fenomenin e ri të kohës globale, të ndërvarësisë globale. Kjo imponon një orbitë të re të mendimit njerëzor. Ai është evolucioni natyral i shoqërisë globale drejt integrimeve dhe bashkimeve më të mëdha.

"Ndoshta globalizimi ka kapur njerëzimin pa e kuptuar. Ai është një sistem që ka shkruar rregullat e veta; edhe pse nuk i kemi zgjedhur, ne e kemi të pamundur t'i injorojmë ato". Kjo është një tjetër arsye që ne të gjithë bashkë të jemi të vetëdijshëm për kohën në të cilën jetojmë, për sfidat që ajo sjell. Bashkëpunimi rajonal, intensifikimi i dialogut, vlerësimi i diversitetit si një pasurim, kremtimi i diferencave, perspektivat integruese janë e vetmja alternativë për të gjithë ne. Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal shkon përtej shprehjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë. Shqiptarët që jetojnë këtu janë lidhja më e veçantë dhe shumë e shtrenjtë. Ajo është një urë e fortë. Ata janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kontribuojnë këtu.

Të dy vendet tona po bëjnë përpjekje për krijimin e një infrastrukture të përbashkët rajonale, përmes heqjes së gjithë barrierave jo-fizike, të lëvizjes së njerëzve, mallrave e kapitaleve, rritjes së shkëmbimeve, njohjes më mirë të njëri-tjetrit dhe angazhimit të përbashkët në ndryshimin e imazhit të rajonit, për ta bërë atë një treg tërheqës dhe konkurrues. Politika jonë e jashtme është e orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të rajonit. Shqipëria është dhe do të mbetet një partner serioz dhe një faktor i rëndësishëm rajonal, që kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të rajonit dhe më gjerë. Ajo inkurajon shqiptarët kudo ku jetojnë në rajon, që të jenë faktor dhe promotor i integrimit euro-atlantik. Një Ballkan i ndërlidhur ekonomikisht me vendet fqinje, rajone fqinje, me partnerë strategjikë si SHBA-ja, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe me qendrat aktuale të zhvillimit ekonomik botëror, do t'i jepnin atij një dinamikë të re zhvillimi, do t'i jepnin prosperitetin e nevojshëm, jo vetëm si një standard për integrimin e tij evropian, por edhe për garantimin e tregjeve rajonale, ndër-rajonale, në Bashkimin Evropian dhe më larg.

Pozicioni gjeografik i rajonit, interesat strategjike të tij si një rrugë kryesore lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, do të përforcoheshin me një dinamikë të re që do ta bënte integrimin e tij të shpejtë, të domosdoshëm për vetë Evropën. Pozicionimi i tij aktual si një rajon i rrethuar nga kufij të BE-së, por i paintegruar ende tërësisht në këtë të fundit, do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët. Ndërkohë që perspektiva e Ballkanit si një vatër e re zhvillimi ekonomik dhe tregut të punës do të lehtësonte edhe vetë BE-në nga një sfidë që është sa politike, po aq edhe ekonomike.

Gjeopolitika e rajonit është pasuruar gjatë dy dekadave të fundit me realitete të reja politike dhe shtet formuese. Më i fundit prej tyre, shteti i ri Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë ka shënuar një progres të dukshëm dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht. Rajoni ka ndryshuar. Nuk ka më genocide, nuk ka mizori, nuk ka më luftë. E kaluara i ka mësuar atij se: çdo rast dhune, ndaj kujtdo që bëhet është vetëm për t'u dënuar. Historia ka mësuar se dhuna është arsyeja e atij që ka gabim. " Dhuna është një metodë lufte inferiore, brutale, e mbi të gjitha, iluzive në arsyet e "˜triumfit' efemer ". Koha që jetojmë refuzon me neveri çdo shfaqje dhune, intolerance.

Evropa ka ndryshuar. Nuk ka më luftë. Në kohën që jetojmë, në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur e më të ndërvarur, Evropa po përballet me çështje të reja si globalizimi, demografia, burimet energjetike, kriza financiare. Këto janë sfidat e Evropës në shekullin XXI. Vendet Evropiane nuk mund t'i fitojnë këto sfida vetëm. Aq më pak ne. Kryefjala është reforma, bashkëpunimi, integrimi.

Vitin e kaluar keni festuar 20-vjetorin e pavarësisë, ditëlindje e bukur për qytetaret e Republikës së Maqedonisë. Këtë vit ne shqiptarët festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festojmë 100-vjetorin e flamurit tonë. Në këtë përvjetor kujtojmë me respekt dhe nderim kontributin që dha popullsia e kësaj treve në çlirimin nga sundimi osman. Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1844, 10. 000 kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën e parë për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar.

Lëvizja patriotike shqiptare u zhvillua krahas asaj maqedonase. Kryengritja e popullsisë maqedonase e Ilindenit në 2 gusht 1903 në rrethinat e Manastirit u mbështet edhe nga popullsia shqiptare e cila ishte pjesë aktive edhe në krijimin e Republikës së Krushevos, ku këshilli i drejtuar nga shqiptari Vangjel Dino përbëhej nga përfaqësues të komuniteteve maqedonase, shqiptare dhe vllahe.

Ngado që të nisemi në histori, nga perandoritë e ndryshme deri te qytetarët e Bashkimit Evropian, gjithmonë do të takohemi me rrënjët e gërshetuara të shteteve dhe qytetarëve tanë. Proceset e demokratizimit dhe ndarja nga e kaluara e të dyjave vendeve tona u bë pothuajse paralelisht. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë marrëdhëniet me Maqedoninë i konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme si marrëdhënie të dy vendeve fqinje që kanë interesa të njëjta për paqe, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe që udhëhiqen nga objektiva të njëjta në politikën e integrimit.

Vitin e kaluar, në Shkup, Ju festuat 10-vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që ka vendosur themelet për paqe dhe demokraci, për decentralizimin e pushtetit, për përfaqësimin e barabartë të shtetasve dhe përdorimin e gjuhëve të grupeve të tjera etnike. Zbatimi i saj mbetet vendimtar për paqen dhe të ardhmen Evropiane.

Vendet tona, në Evropën Juglindore, janë të ndërvarura, në aq shumë drejtime dhe destini ynë është i lidhur aq ngushtë me njëri-tjetrin.
Me marrëveshjet midis dy vendeve tona, e më pas me lëvizjen e lirë, kufijtë që dikur ishin muret tona, sot nuk kanë me kuptimin e kufijve të dikurshëm.
Infrastruktura e ndërtuar, ajo që po ndërtojmë dhe ato që do të ndërtojmë, na kanë afruar edhe më shumë. I njëjti realitet ekziston edhe me Kosovën dhe Malin e Zi.

Ne të gjithë jemi Evropianë dhe si të tillë ne duhet të gëzojmë të njëjta të drejta si individë, si qytetarë e jo thjesht vetëm si anëtarë të një grupi të veçantë etnik, fetar, linguistik apo historik. Në Evropë, ka pak rëndësi se në cilën anë të kufirit ti jeton. Të jesh Evropian do të thotë të ndash të njëjtat vlera; e në themel të tyre është respekti për liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteve, toleranca, ligji dhe barazia para tij.

Ne përshëndesim me gëzim lajmin e propozimit për hapjen e negociatave të Republikës së Maqedonisë me Brukselin. Bashkë punojmë për projekte të përbashkëta në BE dhe në NATO. Në shekuj, këto janë projektet më të mira, më të lume të vendeve tona. Në këto projekte ne kemi mbështetur njëri tjetrin. Në këto projekte kemi vendosur ëndrrat tona. Në këto projekte do te vazhdojmë të mbështesim njëri-
tjetrin.

Dy kryeministrat tanë kanë ndërmarrë hapa konkrete edhe për një infrastrukturë krejt të re, që lidhin qytetarët tanë. Vendet tona po punojnë për linjën e re elektrike Tiranë Shkup. Parlamentet dhe vendet tona kanë firmosur 57 marrëveshje. Bashkë po lobojmë për projekte gjigante.
E rrënjosur në lidhjet e forta ekonomike, historike, kulturore, dhe shoqërore, bashkëpunimi i rajonit rrit mundësitë tona për të përballuar sfidat globale, për të konkurruar në ekonominë ndërkombëtare dhe për të arritur zhvillim më të madh.

Ne ri-konfirmojmë angazhimin tonë për të zhvilluar më tej partneritetin tonë të suksesshëm politik dhe ekonomik me një vizion afat-gjatë konsistent dhe strategjik, pasi progresi në axhendën tonë të përbashkët është në interes të drejtpërdrejtë të popujve të rajonit. Integrimi ynë maksimalizon mundësitë tona. Integrimi i bën ekonomitë tona më inovative, i bën më konkurruese. Integrimi nxit rritjen ekonomike. Integrimi rrit mirëqenien e qytetarëve tanë. Integrimi të jep siguri. Duke bashkërenduar përpjekjet dhe duke rritur bashkëpunimin jo vetëm midis nesh por me të gjitha vendet e rajonit ne do t'ia dalim.

Në emrin tim personal, në emër të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, do të doja të përshëndesja përzemërsisht secilin prej jush, t'ju uroja suksese në detyrën dhe misionit tuaj si përfaqësues të Republikës së Maqedonisë dhe t'ju falenderoja sinqerisht zoti Kryetar, zoti Veljanoski për nderin që më bëtë mua dhe përmes meje vendit tim dhe shqiptarëve. Dje pasdite, bëra një shëtitje në rrugët e Shkupit dhe në një komunë të saj. U emocionova me Shkupin e vjetër dhe u befasova nga ndryshimet kudo. U ndala te shtëpia muze e Nënë Terezës.

Dhe m'u kujtuan fjalët e saj:
Jeta është një dhimbje - kapërceje!
Jeta është një mundësi kape!
Jeta është një ëndërr realizoje!
Jeta është një premtim mbaje!
Faleminderit!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA PO SHKON DREJT PLAKES GRADUALE (04.07.2012)
36 SHKRONJAT E ALFABETIT SHQIP I MBOLLI SI TRËNDAFILA NË LIBRIN E MËSUESISËNga KEZE KOZETA ZYLO (04.07.2012)
HARTMAN THOTË SE BILDT NUK E MERITONTE TË VINTE NË SARAJEVË (04.07.2012)
VAJZA E PRESIDENTIT RUMUN ËSHTË PRO PAVARËSISË SË KOSOVËS (04.06.2012)
"Kosova sot": DELL - TË GJITHA PARTITË JANË TË PËRFSHIRA NË KORRUPSION NË SHKALLË TË NDRYSHME (04.06.2012)
HESHTJA E DIPLOMACISË DHE SHQIPTARËT JETIMË NË MAQEDONINga ARBEN LLALLA (04.06.2012)
SHQIPTARË KUDO QË JENI PËR SHUMË VJET GËZUAR PASHKËT! (04.06.2012)
EDI RAMA: TË PËRMBYLLET KAPITULLI I ZGJEDHJEVE TË DEFORMUARA (04.05.2012)
SAIM TAHIRAJ NË RUBIKON: IBRAHIM RUGOVA KA DITUR PËR AKSIONET E UÇKsë (04.05.2012)
HISTORI PËRSONALE KU UNË MUND TË JEM TI(fragment nga libri në proces i REXHEP SHAHUT, Apologji për Udhën e Kombit) (04.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]