E Shtunë, 04.27.2024, 10:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

HESHTJA E DIPLOMACISË DHE SHQIPTARËT JETIMË NË MAQEDONI

Nga ARBEN LLALLA


E Premte, 04.06.2012, 09:36am (GMT+1)

 

Prej disa kohësh shqiptarët në Maqedoni janë në terror të forcave të errëta të cilët në grupe të mëdha po dhunojnë, vrasin dhe godasin fëmijët shqiptar. Diplomatët shqiptar në Shkup këto raste i quajnë të izoluara. Turpi i diplomatëve sahanë lëpirës të cilët njihen në Tiranë si diplomatë të kategorisë së shkallës së ulët nuk kanë reaguar asnjëherë, ata më shuma bëjnë punën e militantëve partiak në qeveri. Që kur ambasadori shqiptar në Shkup z.Arben Çejku u thirr në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për këshillime në lidhje me deklaratën e tij për Enciklopedinë maqedonase që shkruan se shqiptarët janë ardhacak dhe cigan mali është bërë nga akademik me mentalitet titist. Ambasadori e uli kokën dhe u tremb se mos e përzinin për në Tiranë si të padëshirueshëm dhe do të mbetej rrugëve i pa papunë. Pra, ai vendosi të heshti duke mos e prishur rehatin personale dhe luksin familjar që i jep e drejta e diplomatit.

Më 28 shkurt 2012, një punonjës i policisë maqedonase jashtë shërbimit, vret pa asnjë shkak dy shqiptarë, kjo vrasje ndodhi në mes të ditës dhe diplomacia shqiptare preferojë të heshti për këtë rast, ambasadori bëri një vizitë ngushëlluese vetëm sa për të larë gojën i ndjekur nga pas nga një lider politik të cilët të zotët e shtëpisë nuk e pranuan brenda për kafenë e gjëmës. Në të njëjtën kohë strukturat sllave krijuan shpejt e shpejtë incidente të rrahjeve të nxënësve shqiptar me qëllim që vëmendja për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar të harrohej, pra të largohej vëmendja e popullsisë shqiptare. Dhe kështu ndodhi, pas kaq kohësh askush nuk shkruan, as kush nuk proteston për vrasjen e dyfishtë, por të gjithë çirren për rrahjet etnike që po ndodhin. Pra, strukturat e forcave të Errëta fituan, ata krijuan një problem që nuk ekzistonte duke bërë që politikanët shqiptar të kërkojnë zgjidhje, marrëveshje për problemin e rrahjeve midis etnive dhe jo dënimin e policit vrasës të dy shqiptarëve.

Në 15-16 Mars, 2012, vjen për vizitë dy ditore ministri i punëve të jashtëm të Shqipërisë z.Edmond Haxhinasto i cili pasi bëri disa takime me buzëqeshje nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e dy shqiptarëve dhe rrahjet masive që po ndodhin, ku viktima janë nxënësit shqiptar. Diplomati nuk guxojë të ngrejë zërin as për rreth 20 mijë shqiptar të cilëve prej 40 vitesh u mohohet pa të drejta shtetësia e Maqedonisë në bazë të vendlindjes dhe martesave me shtetase të këtij vendi. Edmond Haxhinasto deklarojë për vëllazëri me sllavët, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë sepse një det me gjak dhe hektarë me varre i ndan shqiptarët jashtë Shqipërisë Londineze me sllavët e Ballkanit.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli bëri një vizitë dy ditore në Maqedoni nga data 3-4 Prill, 2012, por edhe kjo përfaqësuese e lartë e shtetit shqiptar nuk tha asnjë deklaratë për vrasjet, dhunën që po ushtron policia dhe forcat e Errëta maqedonase mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare. Sipas informatave znj.Topalli kishte ardhur më shumë për shoping dhe marketing personal për tu promovua, për të krijuar imazhin e kandidates për Presidente e ardhshme. Asaj ju dha edhe titulli Qytetare Nderi e komunës së Çairit, një minibashki e Shkupit ku shqiptarët jetojnë si në shek.XIX, në baraka me llamarine e mure me baltë dhe rrugica të errëta. Nënkryetarja e PD, znj.Jozefina Topalli nuk e mori mundimin të vizitojë lagjet e varfra të Çairit, të paktën për kuriozitet, për tu njohur me bashkëqytetarët e saj, sepse tashmë ajo është Qytetare Nderi e kësaj komune të varfër ekonomikisht dhe me infrastrukturë të pazhvilluar.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj.Topalli nuk guxojë të japë qoftë një kritikë qeverisë sllavemaqedonase, por ajo u mjaftua me darkën luksoze që ju shtrua nga politikanët shqiptar të cilët janë satelitë dhe shërbëtorë të pushteti sllavë prej 50 vjetësh. Këta politikanë populli shqiptar i Maqedonisë i njeh mirë, ata janë në pushtet sepse ashtu dëshirojnë klanet serbe dhe globaliste me qëllim për të kufizuar zhvillimet e kombit shqiptar në FYROM. (Republika e Shqipërisë luan me dy fytyra me Maqedoninë dhe Greqinë në lidhje me çështjen e emrin Kushtetues të Maqedonisë sepse juridikisht Shqipëria këtë Republikë e njeh FYROM, pra mban anën e grekëve, ndërsa deklaron se është Republika e Maqedonisë).

Sulm mbi shtetasit e Shqipërisë dhe heshtja e diplomacisë shqiptare

Para 5-6 ditëve familja ime e cila është shtetase e Shqipërisë dhe unë ishim viktima të sulmeve të një grupi sllvavomaqedonas të moshës 20 vjeçar të cilët në sytë e mi dhe të dëshmitarëve të shumtë shkruan në makinën time NËNËN SHQIPTARE, KËTU ËSHTË MAQEDONI, SHQIPTARI TË SHKOJË NË SHQIPËRI, dhe më kërcënonin me fjalë të tjera fyese, ku këtyre veprimeve ju bashkuan edhe policët të etnisë sllavomaqedonase të cilët nuk arrestuan sllavët që ofendonin, por bënin tentativa për të më arrestuar mua ku ndodhesha në banesën time, ndërsa grupi i huliganëve nuk ishin banorë të mahallës.

Shoku im i vjetër dhe për të cilin kam lobuar në PD që të bëhet ambasador në FYROM, Arben Çejku më thotë unë të mbrojë si shok se si diplomat e kam të ndaluar të bëjë deklarata për raste të tilla. Kisha disa kohë që i kisha thënë diplomatit Çejku se po kërcënohem dhe të marrë masat, por ai më shumë preferon të drekojë me qeveritarët maqedonas se sa të merrte masat e duhur. (Duhet të themi se kur Arben Çejkun e dërguan ambasador në Prishtinë, pati shumë reagime nga politikanë dhe deputet sepse e quanin të pa aftë).

Unë e kuptoj plotësisht z.Çejku sepse e njoh prej vitesh, ia di edhe forcën dhe kapacitetin, lidhjet me Berishën dhe çfarë i lidh këta me kohën e komunizmit. Këto gjëra që shkruaj, nuk janë personale, ai duhej të reagonte si diplomat për kërcënimet që iu bëhen shtetasve të Shqipërisë sepse shqiptarët në Maqedoni i kemi harruar, ata janë Jetimë, haraçi i qejfeve dhe bizneseve që bënë Tirana zyrtare me zyrtarët grek, serb dhe sllavomaqedonas.

Shumë intelektual, shoqata joqeveritare të Maqedonisë reaguan fuqishëm ndaj sulmit që pësojë familja ime, ndërsa qeveria e Tiranës dhe trupin diplomatik heshtën ose më mirë të themi u fshehën sepse ashtu u kishte dhënë urdhër Shefi nga Tirana. Mediat shqipe në Tiranë, Maqedoni, USA, Gjermani, Kosovës etj., i kushtuan vëmendje kësaj ngjarje të rëndë. Partia PDIU reagoj ashpër për incidentin në fjalë dhe të tjerat që kanë ndodhur, ndërsa Diplomacia heshti. Heshti sepse ata kërkojnë izolimin tim për të më mbyllur gojën dhe thyer penën time. E kuptoj tani se shkrimet e fundit që kam botuar paskan bërë efektin, ato kanë paralajmëruar për shitjen e interesave kombëtare.

 

ARBEN LLALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARË KUDO QË JENI PËR SHUMË VJET GËZUAR PASHKËT! (04.06.2012)
EDI RAMA: TË PËRMBYLLET KAPITULLI I ZGJEDHJEVE TË DEFORMUARA (04.05.2012)
SAIM TAHIRAJ NË RUBIKON: IBRAHIM RUGOVA KA DITUR PËR AKSIONET E UÇKsë (04.05.2012)
HISTORI PËRSONALE KU UNË MUND TË JEM TI(fragment nga libri në proces i REXHEP SHAHUT, Apologji për Udhën e Kombit) (04.05.2012)
JOZEFINA TOPALLI: MARRËDHËNIET MIDIS MAQEDONISË DHE SHQIPËRISË JANË NË NIVELET MË TË MIRA (04.05.2012)
VAZHDON KONTRABANDA NË VERIUN E KOSOVËS (04.04.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 4 PRILLIN NË VITE... (04.04.2012)
NË KOSOVË ARRESTOHET NËN DYSHIMET PËR KORRUPSION SHEFI I FORCËS KUNDËR KORRUPSIONIT (04.03.2012)
JACOBSON: PËR VERIUN NJË MODUS VIVENDI TË QËNDRUESHËM QË E RESPEKTON SOVRANITETIN E KOSOVËS (04.03.2012)
"QË TË MOS HARROJMË" -PRANVERË E VITIT 1999 - RRËFIME NGA FËMIJËT E KOSOVËS - NGA ALBANA M. LIFSCHINPërgatiti ZEQIR LUSHAJ (04.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]