E Djelë, 04.28.2024, 09:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARË KUDO QË JENI PËR SHUMË VJET GËZUAR PASHKËT!

E Premte, 04.06.2012, 08:32am (GMT+1)

Të Krishterët në mbarë botën sot festojnë Pashkët. Të Krishterët besojnë se Pashkët shënojnë ditën kur Jezu Krishti ishte ringjallur, pasi i kishte kaluar tri ditë i vdekur në varrin e tij.

Pashkët janë ndër festat më të rëndësishme fetare për të krishterët. Në këtë ditë festohet ringjallja e Krishtit nga vdekja, çlirimi i njerëzve nga mbretëria e djallit, jeta e përjetshme.

Mesha tradicionale e natës së Pashkëve udhëheqet vetë Papa Benedikti i XVI. Mesha zhvillohet në katedralen e Shën Pjetrit në Romë.Të dielën e Pashkëve, Papa Benedikti do të shpërndajë bekimi tradicional "Për botën dhe qytetërimin". Në sheshin e Shën Pjetrit priten të jenë të pranishëm mijëra besimtarë.


Në darkat e drekat festive gjëja më e veçantë janë vezët shumëngjyrëshe.
Vezët e bekuara nga Kisha thuhet se kanë fuqi të mrekullueshme. Nëse e rrotullon në fytyrë ajo të jep një pamje rinore dhe nëse e rrokullis në arë sjell bollëk për të korrat e ardhshme kështu thotë gojëdhëna.

Festa e Pashkëve shënohet edhe në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë hapësirat shqiptare e në Diasporë.

Besimtarët e krishterë festojnë ringjalljen e Krishtit apo siç njihet ndryshe festen e Pashkes, ku bën thirrje per me shume paqe dhe miresi mes njerezve për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit.

Sipas besimit te krishtere Jezusi erdhi ne toke per te dhene modelin e tij per njerezimin dhe per te deshmuar se pas vdekjes se trupit, shpirti jeton ne ate qe njihet si jeta e pretejme, por per ta fituar ate duhet qe çdokush te udhehiqet ne jete nga disa parime biblike dhe virtyte. Nderkaq gjate sipas riteve fetare te kesaj feste besimtaret kryejne vizita per te uruar njeri-tjetrin. Nje tjeter rit eshte edhe ai i thyerjes se vezeve.


Në trevat shiqptare festën e Pashëve nuk e festojnë vetëm besimtarët shqiptarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, opr gjithë shqiptarët, sikurse edhe Festat Myslimane, kjo në sajë të frymës të tolerancës.

Përmes mesazheve të përcjella, përfaqësuesit të kishave katolike shqiptare, në kishat ekzistuese, vlerësuan kremtimin e kësaj dite të shenjte si një ngjarje e shënuar gëzimi, e cila rigjallëron në zemrat e besimtarëve ndjenjat më të thella të dashurisë dhe mirëkuptimit për njerëzit.

--

Gojëdhëna e vezëve të kuqe.

Është prill. Shiu ka pushuar që kur, e qielli është kaltëruar. Lulet harbohen në arat e shqerat bëhen gati të flijohen për Natën e Madhe. Pas gazit të Llazoreve, njerëzia përgatitet për ardhjen e Pashkës: me shqerkë, me kuleçër e me vezë të kuqe. Tërë Javën e Madhe gratë këputen dyke larë, dyke lyer, dyke fshirë pezhishkat e merimangave, dyke qepur rroba të reja për fëmijët e dyke vajtur nëpër Kishat. Marrin me vete kuleçërit, qirinj për fëmijët e llamabadhe për të mëdhenjtë.
Pastaj nisin e skuqin e vezët. Ka historinë e vet edhe kjo:


"Ishte Pashka e Madhe. Një grua po kalonte rrugës me një shportë në dorë. E kish mbushur plot me vezë, të sapo mbledhura nga furriqi. Thamë se qe ditë Pashke e rruga ishte plot me njerëz, që festonin. Pranë saj kaloi një burrë, që e përshëndeti me brohorinë e Festës së madhe: " Krishti u ngjall!".


Ajo nuk u përgjigj. Nuk besoi. E këtë mosbesim, e shprehu me fjalët: "Në qoftë se këto vezë, që kam unë në shportë kuqen, atëherë edhe unë besoj se vërtetë Krishti u ngjall!".
Vezët u kuqnë menjëherë dhe prandaj mbeti ky zakon. Ky e zakon e të tjera, që lidhen me kremtimin e Pashkës".

Kështu rrëfen gojëdhëna.


Të Shtunën e Madhe fëmija bëhen copë dyke veshur e dyke zhveshur rroba të reja: kush merr këpucka të reja, kush rrobka të reja e kush këmishë të reja, që do t'i veshin të nesërmet.


Mbrëmanet fëmija lahen, hanë bukë e bien të flenë.


Pastaj, përpara mezit të natës, bien portat, ngrihen, ndërrohen, marrin qirinjtë e vezët e kuqe dhe venë në Kishë për të dëgjuar Ristozë.


Si dëgjojnë Ristozë, thyejnë vezët e kuqe dhe, me qirinjt të ndezur në dorë, kthehen në shtëpi, ku i pret sofra shtruar. Si dënden mirë, bëjnë një gjumë dërdenge dhe të nesërmen vishen me rrobat më të mira. Hyjnë ku gjejnë portë hapur, për të mbledhur vezë, që t'i kenë për meze tërë javën. E, si marrin vezën, urojnë.


Ja disa nga urimet që shkëmbeheshin në Shqipërinë e Mesme:


"Sa lule maj'e Tomorit,

Aq dhen e dhi oborit.
Sa biçka m'at qershi,
Aqë trima m'at shtëpij,
Sa furka m'at çardhak,
Aqë nuse me duvak.
Sa zhur m'at ur,
Aq topa me pëlhur.
Kush të më napi nji koqe ve,
I dhashtë Zoti nji pendë qé!".
Kështu gjatë tetores së Pashkëve, rrugët mbushen plot me urime, me guaska vezësh të kuqe e me shkëmbimin e përshëndetjes:

"Krishti u ngjall!"- "Vërtetë u ngjall!".

--

PËR SHUMË VJET PASHKËT !





Atë Gjergj Fishta: "Ngadhnija e Kryqit"

NGADHNJIJA E KRYQIT
1

Nji ditë nder dit atje n'qytet t'amshuem,
Kur enč ky ligjë t'randë mbarë dheut i vÄ™te,
Nji Galileas, peshkatár i shuem,
Atje po zęte.


2

As n'kambë koturn, as togë mbi shtat nuk kishte,
As shpatë mizore nuk i varej ijes;
Por veç nji Kryq visari i tij t'tânë ishte,
T' tânë shÄ™j' i madhnijes.


3

Me atë Kryq në dorë atje m'atë ditë ai duli
E n'sÅ· t'Cezarit, t' Rromës e t'rruzullimit
Në Vatikan ai Krygjen shÄ™jte e nguli
Shęj'n e Shelbimit.


4

Ehu ! kush kisht' thânë atë herë se n't'endun t'motit
Cezari e Rroma e rruzullimi unjí
Do t'i a perkulshin gjű'n korís s'Golgotit
Me pervujtni ?


5

Kush kishte thânun se nji bimë zabelit
N'vedi do t'kishte njaq fuqí grumbllue,
Sá shekllit t' rręjshem fill e prej themelit
Faqe me i ndrrue?...


6

Po, rán n'dritë t'Kryqit idhujt e u rroposen,
Augurt u zhduken, tempujt edhe u rrxuen:
Dodona, Delfi, fallet edhe u sosen
Krejt u harruen.


7

T' randat veriga u kputen t'robënís,
Tirajt fashiten, doket edhe u dliren;
Habitun fiset t'tâna t'rrokullís,
Kah Kryqi u priren.


8

E n'rreze t'Kryqit, m't' cillen vetë Dashtnija
N'mjet tokës e qiellit pezull ndÄ™j per né,
Ata me njohtun xűn se ç'âsht vllaznija
Permbi ketë dhé.


9

Shűjten e dhunshme shkrehi Kanibali,
Robin bujari e thirri vllá n'sy t'Lumit,
E, zÄ™merdhimbshem, me dorë dhânse ndali
Lott e t'mjeruemit.


10

S'i dau mâ popujt gjuha, e tregu, a fisi,
As s'i dán lume, as male te madhnueshme,
Por u njisuen per Kryq, si degë t'njaj lisi,
Me Fé t'hyjnueshme.


11

Nen ligjë t'dashtnís filloi me gzue atë herë niri
Njatë kohë lirijet prej kahmot t'premtueme,
T'cillen me e dhânun sheklli nuk ka hiri
Veç Krygjes s'lume.


12

T'falem, o Krygjë, shpresa e rruzullimit,
Qi kohen arit, prej Profetësh permendun
E kndue nder kanga, vetem ti njerzimit
Nise m'i a endun.


13

T' vertetë lirín, po, nierit ti i a prűne,
Popuj e fise me dashtní vllaznove,
T'padijes terrin n'shekull ti perzűne:
Dhén qytetnove.


14

E ků janë rritë veç hijes s'ate burrat,
Qi do t'permenden per sá t'rrjedhe jeta,
Të cillt kerkuen e gjeten t'dijes gurrat
T'kjarta e t'verteta?
15

N'per rreze t'ua Toma, po, e Augustini
Fleten e mendes rrahen nalt kah qiella,
E punët, qi njeh n'ParrÄ›z veç Kerubini,
Na i zbluene t'kthiella.


16

Mjeshtrit i a mbajte doren nder punë t'mbara,
E bukurí Ti para sysh na qite,
Popull a fis qi kurr n'ketë jetë perpara
Njohtun si ki'te.


17

Ti t'shkretë mundqarit i a bekove punen,
E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri;
Travajët e thyeshme pse shÄ™jtnove e dhunen,
Qi pson i miri.


18

Po, sod këndon robnesha nder travajë,
Kahdo qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume,
Ke e din ajo se edhe per fmij të sajë
E ka "˜i jetë t'gzume.


19

O Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira.
Deh! Shtrij krahët t'ú kahdo rreh dielli e hâna,
E fise e popuj, sa permbledhë hapsira,
Pershîj të tâna.


20

Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote,
Lirín e pagjen gzon n'ket jetë njerzimi,
Sundon dashtnija, shpresa s'âsht e kote:
Gjindet shelbimi.

Atë Gjergj
Fishta, "Ngadhnija e Kryqit", "Vallja e Parrizit", bot. II, Shkoder, Sh. Bot. "Atë Gjergj Fishta", 1941, fq 11-14.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDI RAMA: TË PËRMBYLLET KAPITULLI I ZGJEDHJEVE TË DEFORMUARA (04.05.2012)
SAIM TAHIRAJ NË RUBIKON: IBRAHIM RUGOVA KA DITUR PËR AKSIONET E UÇKsë (04.05.2012)
HISTORI PËRSONALE KU UNË MUND TË JEM TI(fragment nga libri në proces i REXHEP SHAHUT, Apologji për Udhën e Kombit) (04.05.2012)
JOZEFINA TOPALLI: MARRËDHËNIET MIDIS MAQEDONISË DHE SHQIPËRISË JANË NË NIVELET MË TË MIRA (04.05.2012)
VAZHDON KONTRABANDA NË VERIUN E KOSOVËS (04.04.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 4 PRILLIN NË VITE... (04.04.2012)
NË KOSOVË ARRESTOHET NËN DYSHIMET PËR KORRUPSION SHEFI I FORCËS KUNDËR KORRUPSIONIT (04.03.2012)
JACOBSON: PËR VERIUN NJË MODUS VIVENDI TË QËNDRUESHËM QË E RESPEKTON SOVRANITETIN E KOSOVËS (04.03.2012)
"QË TË MOS HARROJMË" -PRANVERË E VITIT 1999 - RRËFIME NGA FËMIJËT E KOSOVËS - NGA ALBANA M. LIFSCHINPërgatiti ZEQIR LUSHAJ (04.03.2012)
ISH PRESIDENTI CLINTON I OFRON KËSHILLA PËR TË SIGURUAR RIZGJEDHJEN PRESIDENTIT OBAMA (04.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]