E Enjte, 05.16.2024, 08:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

KUSH DUHET TË CAKTOHET PRESIDENT?

Nga ALFRED ÇAKO


E Mërkurë, 05.02.2012, 03:10pm (GMT+1)

 

Tani duket se po afron ora fi nale për zgjedhjen (emërimin) e Presidentit të ri të Republikës, nominimit të figurës publike që mund të jetë kandidatura më e përshtatshme për një unitet sa më të gjerë përfaqësues midis shtresave të gjera të popullit, strukturave institucionale të sistemit politiko-ekonomik dhe natyrisht deri diku edhe ndërkombëtarëve influentë të perëndimit në vendin tonë të cilët duan të shohin te figura e Presidentit një njeri korrekt për zbatimin e axhendave politike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, sidomos për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe futjen e Shqipërisë në strukturat e BE-së.

Para 4 vjetësh, kur z.Rama fluturonte në qiellin e 7-të me një yrysh zekthi. U ndryshua Kushtetuta, duke ja lënë në dorë zgjedhjen e Presidentit kreut ose krerëve të mazhorancës. Ujku plak i selisë blu, gjasme si i zënë në grackë nga revanshi i kërkesave për pushtet absolut të axhamiut oreksmadh shtatlartë të selisë rozë, i pranoi kinse me droje kërkesat e tij. Në këtë mënyrë, për tu zgjedhur Presidenti i ri, do të duheshin vetëm 71 vota. Zoti Rama, si personi i cili bëri propozimet tek mazhoranca, natyrisht që ka peshën më të madhe të përgjegjësisë për këto ndryshime në lidhje me fatin e zgjedhjes së Presidentit. Tashmë z. Rama, i kurthuar edhe nga joshjet dhe skemat e ndërkombëtarëve për të vendosur një njeriun e tyre, propozon një tryezë kompromisi. Ndërkombëtarët i mashtrojnë të dy liderat kryesorë të politikës duke ju thënë se, nëse ata e pranojnë këtë emër, kjo do të ishte një shenjë se ata ishin bashkëpunues me Elitën dhe do të mbështeteshin prej saj për të ardhur së shpejti në pushtet. Formula e re e pranuar nga Doktori pas vizitës së tij në Washington është Presidenti i dalë me negociata me socialistët; deri para udhëtimit z.Berisha ishte për një President ligjor, i dalë nga aksioni i mazhorancës sipas ligjit kushtetues me 71 vota.

Ndryshimet ligjore të 2008-ës në fakt kanë të mirat dhe të këqijat e veta në raport me formulën e vjetër me 3/5 ose 84 vota, çka nënkuptonte një President konsensual midis mazhorancës dhe opozitës (nënkupto më shumë një President të ndërkombëtarëve). Sot Presidentin de fakto mund ta 'zgjedhë' vetëm kreu i mazhorancës dhe jo mazhorancë & opozitë & ndërkombëtarët. Akti i "votimit" më pas është vetëm një farsë. Një President me 71 vota mund të qëllojë një President shumë politik, i cili në radhë të parë do të rreket të mbrojë sistemin politik nga i cili del dhe sidomos njërën pjesë të këtij sistemi, atë palë që e ka zgjedhur. Ky lloj Presidenti nuk do t'i shihte si parësore interesat e gjera të popullsisë, nuk do të luftonte për instalimin e një shteti të së drejtës, por të një shteti të statukuosë që mbron interesat e klasës ekonomike dhe politike të momentit, do të ishte një President me axhendë të përbashkët me axhendën e kreut të mazhorancës dhe enturazhit të tij të ngushtë politiko-ekonomik që do ta dominonte. Ky President do të kishte si të njerkës interesat e opozitës dhe nuk do të ishte shumë bashkëpunues me ndërkombëtarët apo i ndjeshëm ndaj axhendave të tyre në raport me Shqipërinë. Por, një President që mund të zgjidhej me këtë formulë, do e shpëtonte sistemin parlamentar nga një krizë e mundshme për të plotësuar vendin vakant në Presidencë, nga mungesa e perspektivës për kompromis midis krerëve politikë të mazhorancës dhe opozitës. Në të dyja rastet, në fakt, zgjedhja optimale e Presidentit ka si kusht sine qua non maturimin e krerëve politikë. Në rastin e dytë, natyrisht që më së shumti kanë akses për nominimin e Presidentit, ndërkombëtarët, të cilët dinë të influencojnë nga roli i arbitrit mbi krerët e politikës, duke i trysnuar apo joshur ata me të gjitha mënyrat, meqë kandidati fitues për në postin e Presidentit të jetë një kandidat i paracaktuar prej tyre. Më të lehtë ata e kanë me kreun e opozitës i cili mezi pret të vijë në krye të qeverisë, mbi çdo kompromis. Kjo forcë imponimi e Elitës në republika bananesh të tilla si Shqipëria, është goxha e madhe, pse jo edhe vendimtare. E pranojmë se Shqipëria është thuajse një republikë bananesh, si asnjë vend tjetër i Evropës dhe korrupsioni galopant e pamundësia për t'iu fshehur këtij korrupsioni nga ana e të dy liderëve tanë politikë në këtë Shqipëri të vogël, ku s'ngelet asgjë pa u marrë vesh, i bën këta të fundit shumë fraxhilë ndaj këtyre ndërhyrjeve trysnuese apo edhe imponuese nga ana e njerëzve të Elitës në Tiranë. Një gjë e tillë natyrisht që ndodh në rajonin tonë me një stil kaq imponues vetëm në Kosovë ku Presidentja e sotme, një figurë thuajse e panjohur nga opinioni publik, u katapultua në majë të shtetit të Kosovës vetëm si investim i ndërkombëtarëve, madje në një mënyrë shumë tragjikomike për klasën e atjeshme politike. Pasi u përqesh keqazi gjithë klasa politike kosovare dhe "Presidenti" Behxhet Pacolli (ndoshta edhe Nano mund të ketë fatin e tij), në skenë doli Jahjaga, një figurë pa njohje me publikun dhe politikën.

Nëse do të shohim gjithë këto muajt e fundit, kemi parë një paburrëri dhe qarravitje të z.Rama, personit që propozoi ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, për ta zgjedhur Presidentin e ri me kompromis dhe konsensus; ndërsa z.Berisha ka këmbëngulur për emërimin e një Presidenti sipas frymës së re të Kushtetutës. Por, menjëherë sapo z.Berisha shkoi në Washington, befas shpalli se Presidenti do të dalë mbas bisedimeve unifikuese me forcat e tjera politike, kryesisht të opozitës. Menjëherë z. Rama, si një person që ka kohë të lirë të bollshme, shfrytëzoi rastin dhe thirri rrufeshëm një tryezë me disa parti të rëndësishme politike për të nominuar së bashku në kor, një emër për President. Deri më sot, një formulë bajate e selisë rozë sikur ka 'rëndësi procesi dhe jo emri', duket se i shkonte më për shtat z.Berisha, i cili donte të mbështetej vetëm mbi një proces ligjor bazuar direkt te akti themelor i shtetit, Kushtetuta, Z. Rama me formulën e vet ishte duke bërë pikërisht të kundërtën, po vriste procesin të cilin e kishte iniciuar vetë me ndryshimet kushtetuese, për një 'Ahtifete' që me siguri do t'ia japin ndërkombëtarët. Ndërsa në fakt kanë rëndësi të dyja, sidomos rëndësi ka emri i atij që e meriton të zgjidhet President, pasi ai është thelbi, ndërsa procesi është vetëm forma. Me siguri, Ramës i lejohet ky 'protagonizëm' vetëm nëse ai jep një emër që mund t'ja ketë dhënë më parë z.Arvizu, i cili nga ana tjetër ka bindur edhe z.Berisha ta pranojë me 'urtësi' dhe shpresë se do të qëndrojë edhe një mandat tjetër në pushtet. Por z. Rama ka gjasa që ky 'propozim' t'i kthehet në bumerang për të humbur zgjedhjet e përgjithshme duke e ngushëlluar që ju të selisë rozë jini krenarë se kini marrë 'Presidentin', çka do ta nxirrte z. Rama përfundimisht nga politika. Në fakt, se cila forcë politike do të mbështetet realisht katër vjetët e ardhshëm nga ndërkombëtarët, këtë e dinë vetëm ata. Ka gjasa që gjithë klasa jonë politike dhe ajo e Kosovës dhe Maqedonisë të jenë thirrur në Washington për dy axhenda të rëndësishme: Për luftën e pritshme këtë verë në Maqedoni dhe planet e Washingtonit për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm dhe, së dyti, për Presidentin që duhet të zgjidhet brenda thuajse një muaji. Në këtë situatë delikate, një President gjithëpërfshirës në Shqipërinë politike do të ishte një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Askujt që do bashkimin e shqiptarëve nuk do t'i interesonte një sherrnajë politike në Tiranë.

Nëse shohim deri tani në skenë kanë dalë emrat e 3 pretendentëve: Znj. J.Topalli, z.F.Nano dhe z.N.Ceka. Të tre kandidatët duket se janë të vetëshpallur. Duhet theksuar fakti se, asnjërin prej tyre nuk e ka zgjedhur si kalë beteje ndonjë nga dy forcat kryesore. Nëse shohim si Presidente znj.Topalli, ajo ka disa pika (a).Të forta dhe disa pika (b). Të dobëta: a) Ajo është e para femër që do të ishte Presidente në gjithë historinë tonë politike si shtet, do të ishte një Presidente që s'ka lidhje me të shkuarën komuniste të Shqipërisë pasi profili i saj politik u rrit këto 14-15 vjetët e fundit të pluralizmit, do të ishte e para Presidente e dalë nga katolikët të cilët janë një komunitet fetar me një komponent të fortë perëndimor gjatë gjithë historisë së shqiptarëve, do të gëzonte një mbështetje në politikën e Jashtme ku kishte ndikim Vatikani dhe në përgjithësi do të shihej në këtë kuptim me simpati edhe nga shtetet e tjera të Evropës Perëndimore, protestante a katolike qofshin. b) Nga ana tjetër ajo do të shihej si një Presidente jo përfaqësuese për të gjithë shqiptarët në pikëpamjen politike për shkak të një ashpërsie dhe për shkak të sfidave të kota ndaj kundërshtarëve të vet në 7 vjet drejtimi të sertë të Kuvendit, do të shihej si një përfaqësuese e pjesës së të persekutuarve, do të shihej si një Presidente shumë lokaliste që aktivitetin e saj e ka shumë të lidhur vetëm me njerëzit që vinë nga treva e saj gjeografike, do të shihej si një Presidente me potenciale sfidash ndaj komuniteteve të ndryshme politike, religjioze dhe me përfaqësues të spikatur nga trevat e ndryshme jashtë veriperëndimit të vendit. Zgjedhja e saj, nga ana tjetër, do të mundej të arrihej pa konsensus në Kuvend në mënyrë kushtetuese, çka do të tregonte në fakt se Shqipëria do të dilte nga harta e republikave të bananeve në politikë. Në një rast të tillë, do të ishte burrërore që z.Rama ta pranonte si zgjidhje, duke e pirë kupën e helmit që përgatiti për mazhorancën më 2008, deri në fund. Por, nga ana tjetër kjo zgjedhje do t'i shtonte gjasat z.Rama për të qenë më i fuqishëm në zgjedhjet e 2013, kundër pushtetit totalitarist blu të z.Berisha. Por, edhe përfaqësuesit politikë të lobit jude-anglo-sakson, lob i cili nuk është i harmonizuar me politikat dhe axhendën e Vatikanit, ashtu si edhe opozita, nuk do e shihnin me sy të mirë kandidaturën e saj, as edhe mbështetjen e z.Berisha për të, duke e pasur kësisoj edhe ky të sigurt largimin nga politika më 2013.

Z. F.Nano, edhe ky ka (a). Të mirat, dhe (b) Dobësitë e veta: a) Do të shihej nga pjesa e gjerë qytetare si një person me eksperiencë në administrimin e detyrave të tij kushtetuese dhe si një njeri i matur për shkak të eksperiencave të veta politike dhe prirjeve të tija për detanta dhe gjetjen e formulave të kompromisit në raste konfliktesh si ai i 21 janarit, do të shihej si një njeri modern në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë në axhendat e tij në politikën e Jashtme, edhe pse z.Nano nuk ngutet në protagonizmin e bezdisshëm në mikropolitikën e brendshme, ai rrallë herë gabon në makropolitikën e saj. b) Por, nga ana tjetër z.Nano do të dukej si një zgjatim i politikave të Adil Çarçanit dhe si një simbol i tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, ai nuk do të ishte një figurë garante për anglo-judeo-amerikanët për kursin perëndimorist të Shqipërisë dhe për axhendën integruese të shqiptarëve në këtë kapërcyell të rëndësishëm të historisë së tyre në Ballkan, nisur nga konfliktet e tij me axhendën amerikane njëherë më 1992-'93 kur ai u burgos nga Kris Hilli dhe CIA dhe në vitin 1998 kur ai njehsoi politikën e tij me S.Milosheviçin në një takim në Kretë, ku 'nderin' e perëndimit e shpëtoi vetëm vrasja e A.Hajdarit dhe 14 shtatori, z.Nano është shquar si njeri dendy, i cili mbolli korrupsionin galopant në Shqipëri, praktikë të cilën ja u trashëgoi edhe z.Meta dhe z.Berisha, praktikë e cila ka krijuar një polarizim të thellë në vend duke e lënë Shqipërinë pa një klasë të mesme konsumatore. Zgjedhja e tij do të kishte gjasa vetëm po qe se e pranonte si kandidaturë z.Rama, z.Meta dhe ambasadori Arvizu, gjë e cila duket shumë e vështirë. Pavarësisht nga mendimet e z. Arvizu, të shprehura mbas takimit me z.Nano, ka gjasa që axhenda e CIA-s në Shqipëri në lidhje me Presidentin të mos jetë e sintonizuar me mëtimin e z.Nano dhe deklaratat hipokrite të z.Arvizu, të cilat sepse më ngjanë me deklaratat e z.K.Dell në Kosovë, para zgjedhjes së biznesmenit të fuqishëm, B.Pacolli. Gjithashtu, zgjedhja e z.Nano nuk do të sillte optimizëm te shqiptarët por zhgënjim, sidomos te shumica e popullsisë e cila gjatë viteve të diktaturës kërkonte të lidhej me perëndimin dhe SHBA-në, ndërsa partia e z.Nano dhe z.Berisha i persekutonte ata në mënyrë shtazarake.

Nuk e dimë se kush mund ta propozojë z.Ceka. Është një fakt që duhet parë me kujdes, pjesëmarrja e tij në ekipin e z.Berisha, sidomos në takimet e tij me lobin e fuqishëm çifut të NY. Dihet se në mos një çifut doenme (i kthyer në islam në kohën e perandorisë osmane), nga çifutët e ndryshëm të konvertuar edhe në morrano (katolikë me origjinë nga çifutët sefardikë të ardhur mbas viteve 1492- 1505 nga Spanja) apo në ortodoksët e kalasë së Elbasanit, familja e z.Ceka mund të shihet si një familje e afërt me to. Z.Ceka mund të ketë qenë që në vitet '90 një person i parë me simpati nga ky lob i fuqishëm në botë për të marrë në zotërim PD-në. Në se ai do të ishte një kandidat, natyrisht që mbi emrin e tij do të realizoheshin shumë konsensuse pozitive. Është e vështirë që tek z.Ceka të gjenden pika të forta negative, por është e sigurt se z.Ceka do të ishte një figurë vërtet asnjanëse në politikë, një njeri me integritet dhe i pamanipulueshëm. Por, janë këto cilësi të tij që pa mbështetjen e ndërkombëtarëve do të shiheshin me një mungesë dashamirësie nga z.Berisha dhe z.Rama.
Përveç këtyre emrave, për shkak të lojërave politike mund të dalin edhe kandidatura të tjera publike si z.I.Meta, z.P.Majko, z.F.Beja, etj. Por siç e kemi thënë edhe më lart, ka gjasa se mund të jetë edhe ndonjë kandidaturë tjetër tip 'Ahtifete', kandidaturë e cila do të ulte reputacionin e klasës politike shqiptare dhe do të tregonte se 'qeveria' e vetme ne Tiranë janë ambasadat e huaja. (bw)

ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË TË VOTOHET VETËM PËR SUBJEKTE SHQIPTARE (05.02.2012)
HILLARI KLINTON THOTË SE SHBA ËSHTË THELLË E SHQETËSUAR PËR TIMOSHENKON (05.01.2012)
RIZA HALIMI: PËR NE AS TADIQI, AS NIKOLIQI (05.01.2012)
DOKUMENTET SI U PUSHKATUA LEF NOSI, MIKU I QEMAL STAFËSNga MARGARITA SADIKU (05.01.2012)
E BIJA E JULIA TIMOSHENKOS BËN THIRRJE SËRISH PËR KUSHTET DRAMATIKE TË NËNËS NË BURGJET E UKRAINËS (05.01.2012)
FRYMA E RE DEMOKRATIKE SYNON DREJTËSINË PËR PRONËN E ISH TË PËRNDJEKURIT DHE BASHKËPUNIMIN ME DIASPORËN (05.01.2012)
BILL KLINTON E MBËSHTET OBAMËN (04.30.2012)
MADALEINE ALBRIGHT: JAM E LUMTUR PËR ATË QË BËRA PËR KOSOVËN (04.30.2012)
GJEOPOLITIKA E PRANVERËS ARABEStudim nga ARDITA LUSHAJ (04.30.2012)
LIDHJET KOMBËTARE TË DINASTISË ZOGU ME "VATRËN"Nga GURI DUROLLARI, Kryetar i Partisë Lëvizja Monarkiste Kombëtare Demokrate (04.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]