E Martë, 05.14.2024, 06:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PRIZRENIT

Qytetit dhe djalit

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Djelë, 06.10.2012, 06:43am (GMT+1)

 

Asnjëherë nuk kam qenë në Prizren!

Nga Tirana,

                 qyteti ku jetoj

                 Prizrenin e kam më pranë se

                 Sarandën -

Nga Gjalica është

sikurse nga Valbona - Gjakova,

sikurse nga Valbona - Dragobia.

 

Unë edhe në Valbonë

kam qenë,

                edhe në Gjalicë,

                Dragobi...

ndërsa në Gjakovë,

në Prizren

asnjëherë nuk kam qenë.

 

Por kam një djalkë-bebe

7 muajsh

që emrin e ka Prizren.

Tani ai nuk flet, vetëm guget, bëlbet,

bën guga, baba, blë, nglë, klë...

 

por natyrisht nesër,

ai nesër për të parën gjë

do të më pyesë

          për Prizrenin.

 

Unë do t'i flas për rrugët

e Prizrenit,

asnjëherë pa qenë aty

sikurse për shtëpinë e Ymer Prizrenit, për tespijet e

tij, për fëmijët, zambakët e bardhë, Pagarushën,

bunarët -

 

Do t'i flas pa prâ,

                        me mall,

sikurse të kem jetuar gjatë atje,

sikurse flasim për gjërat e shtrenjta

që i kemi larg,

që na kanë shkuar larg...

 

Pastaj Prizreni i vogël

do të më thotë:

                    Eja të shkojmë në Prizren!

                    Më ço në Prizren!

 

Po unë...

                   unë si do t'ia bëj!?

 

 

Tiranë, 1993

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1999 - FORCAT SERBE FILLOJNË TËRHEQJEN NGA KOSOVA (06.10.2012)
FLAKË NË NJË APARTAMENT TË DE NIROS NË NEW YORKZjarri është hetuar dhe është shuar menjëherë, vetëm dëme materiale (06.09.2012)
TERRORIZMI ISLAMIK DHE BOTA ARABENga ARDITA LUSHAJ, Albanian University, Tiranë (06.09.2012)
LINDSAY LOHAN IU SHPËTOI LËNDIMEVE PAS PËRPALSJES SË VETURËS ME NJË KAMIONAktorja aktualisht është duke luajtur legjendën e ekranit të madh Elizabeth Taylor në filmin biografik televiziv "Liz & Dick (06.09.2012)
MBAHEN NË FSHEHTËSI TË PLOTË HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT (06.08.2012)
EURO 2012: POLONIA DHE UKRAINA NËN ETHE (06.08.2012)
BROHORITJE RACISTE NË KRAKOV TË POLONISË (06.08.2012)
Maqedoni: Protestojnë ish-të përndjekurit politikë shqiptarëKËRKOJNË ZHDËMTIMIN E QINDRA NJERËZVE TË PERSEKUTUAR GJATË SISTEMIT KOMUNIST (06.07.2012)
E NISËM SI NJË UDHËTIM, POR PASTAJ NGELËM ATJE, PRA JA EDHE SOT JEMI KËTUThotë e reja kuçovase Dhurata Lezo poete në mërgimNga SOKOL DEMAKU (06.07.2012)
GJAKU I DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE KONTRIBUTI I VEPRIMTARËVE KOMBËTARË U BË URË BASHKIMI NË MES TË SHQIPTARËVENga NUE OROSHI (06.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]