E Hënë, 04.29.2024, 07:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

(përgjigje bajram rexhepit: Koha për azil ka përfunduar)

Nga AVDYL GËRVALLA


E Mërkurë, 06.13.2012, 05:40am (GMT+1)

(Redaksi e nderuar, ju lus që emrat e përveçëm të shkruar me shkronja të vogla të mos m'i korigjoni, t'i leni ashtu siç janë.)

PETICION

non bis in idem

Komisariatit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë - CH

Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut Strassbourg - F

Këshillit Europian Konventes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Strassbourg - F

Amnesty International Londër GB

Konventes së Dublinit IRL

Prokurorit Gjeneral të SHBA-ve

Departamentit të Drejtësisë SHBA

Departamentit të Emigrimit dhe Naturalizimit SHBA

Zyrës Kryesore të CIA-s në SHBA

FBI-së në SHBA

(përgjigje bajram rexhepit :

Koha për azil ka përfunduar)

(Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se koha për azil politik apo ekonomik ka përfunduar. "Kërkesat e kësaj natyre janë armiku me i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën", ka theksuar ai, pas takimit me ministren belge për azil dhe migracion, Magda De Block, raporton RTK. Ata kanë thënë se liberalizimi i vizave ka rëndësi të madhe për integrimin e Kosovës në BE, mirëpo keqpërdorimi i tyre është i papranueshëm. /rtk/)

Shkruan : Avdyl Gërvalla

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, e kundërshtojmë në mënyrë unanime marrëveshjen gojore mes Ministres Belge për Azil dhe Migracion, zonja Magda De Block, dhe ministrit të punëve të brendshme të kosovo me fus notë, z. bajram rexhepi, e cila na është komunikuar më 11 qershor 2012, në ora 11:26, përmes së përditshmes Zëri.info (gazeta on-line), dhe poashtu të përditshmëve tjera të kosovo me fus notë, rreth azilit politik apo ekonomik, i cili veç ka përfunduar, (sipas fjalëve të tyre).

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, që nuk numërojmë më shumë se 1'512'423 individë?, (sipas drejtorit të entit statistikor murat blakaj) Ju drejtohemi titujve të lartë përmendur që ta rishqyrtoni pozicionimin Tauj rreth kërkesës së azilit politik dhe ekonomik të disa individëve, që në ditët në vijim mund të trokasin në dyert e institucioneve të përmendura, edhepse ata nuk rrezikohen në asnjë mënyrë nga banorët shqiptarë autokton. Përkundrazi, ne i kemi lavdëruar dhe himnizuara ata, së bashku me familjarët e tyre, ne iu kemi thurur edhe këngë.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, ua bëjmë me dije institucioneve të lartëpërmendura se ushqejmë, nga pjata jonë një brigadë të tërë hijesh, që më shumë lëvizin naten se ditën, të cilët përkujdesen për shëndetin dhe mbarëvajtjen e diktaturës së mirëfilltë që ushtrohet ekskluzivisht ndaj shqiptarëve autokton.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë jemi të urtë si qengjat në kasaphane, këtë mund ta dëshmojë edhe qeveria jonë, së bashku me zyrtarët civilë dhe gjykaten kushtetuese të shokut enver hasani. Me këtë rast nuk duhet hëngër hakun edhe parlamentarëve, kryetarëve të komunave, akademikëve, doktorëve shkencash, magjistrave, profesorëve, mësuesve, drejtorëve gjeneralë, drejtorëve, shefave, kryepunëtorëve, zyrtarëve civilë, pra tërë stafit të përmendur së bashku me dashnoret e tyre, të gjithë, pa përjashtim anëtarë të partisë në pushtet, që e japin kontributin e vet, të pakursyer, për edukimin tonë shembullorë dhe mbarëvajtjen e diktatures totalitare.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, ua bëjmë me dije se kohëve të fundit i kemi emëruar, sipas dëshirës sonë, komandantët e posteve policore por edhe zyrtarët civilë, të përzgjedhur nga SHIK-u, shumëdimensional dhe frutdhënës, në kooperim të ngushtë me partinë në pushtet dhe dëshmojmë se shëndeti popullor është shumë herë më në nivel se më parë.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë ju falënderojmë nga zemra për pranimin e të gjithë kërkuesve të strehimit politik dhe ekonomik prej viteve të '70-ta të shekullit të kaluar, e deri në qershor të vitit 1999, dhe njëkohësisht parashtrojmë kërkesën për njohjen e të drejtës së azilit politik të gjithë hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideologëve të krimeve politike dhe ekonomike, të cilëve ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë në realitet nuk iu kemi bërë asnjë të keqe. Shënimet e mbledhura nga shërbimet sekrete të SHIK-ut, se ata po i kqyrim shtrembër dhe keq ne nuk na nderojnë, dhe se për këtë arsye janë të detyruar të enden me body guarda e xhipa dhe nuk kanë kurrëfarë vlere juridike dhe nuk kanë sesi të na mvishen neve, popullit, vetëm për inatë.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë ua bëjmë me dije se, përveç obligeimve tona për të harruar të kaluaren tonë, dëshmi për këtë është heqja dorë nga prejardhja dhe identiteti ynë kombëtar, nga flamuri dhe hymni ynë dardan, përpiqemi me të gjitha forcat tona që të gjithë hajnave, kontrabandistëve, së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët e vrasjeve politike, si para, ashtu edhe të pas luftes, t'iu ndihmojmë, pra me ta e ndajmë edhe kafshatën tonë të gojës, vullnetarisht, për të ndërtuar ata nga disa shtëpi dhe disa banesa, për t'i mbushur llogaritë e tyre shumë milionëshe.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë ua bëjmë me dije se kemi patur kërkesa për t'i përkrahur fëmijët, prindërit e të cilëve janë vrarë para, gjatë dhe pas luftës, por e kemi braktisur atë projekt shterpë dhe tani jemi angazhuar me përplotmëni në avansimin dhe shkollimin e fëmijëve të të gjithë hajnave, kontrabandistëve, së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët e vrasjeve politike, si para, ashtu edhe të pas luftes, dhe ju garantojmë se pas, më së shumti një dhjetë-vjeçari e gjysmë, rezultatet nuk do të mungojnë, ngase do të shkollohen fëmijët e tyre, talentë të jashtëzakonshëm, të cilët do të jenë të aftë ta përparojnë kosovo me fus notë. Të gjithë këtë ndërmarrjen tonë titaneske e kemi angazhuar me të vetmin qëllim për t'mos Ju shqetësuar Juve, rreth azilit politik dhe ekonomik, për t'ua shti në qejf kosovo me fus notë.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë nuk e dijmë se si u ka rënë juve në vesh se po kërkojmë liberalizimin e vizave, gjë fare e parëndsishme për ne truqin, grumbullin e popullit. Liberalizimin e vizave e kërkojnë pushtetarët tonë, për të mundur t'i vizitojnë ilaket dhe dashnoret e veta nepër shtetet e Bashkimit Eulexian, fakt që mund t'ua dëshmojë edhe gjykata kushtetuese me shokun enver hasani në krye.

Sipas statistikave ndërkombëtare ne jemi shteti i 6-të për nga varfëria në botë, dhe këtë rezultat e kemi mbërrirë me mund të madh falë qeverisë, zyrtarëve civilë, gjykatës kushtetuese etj., dhe ua japim besën, pra ju premtojmë se do të punojmë më shumë, që vitin e ardhshëm, këtë pozitë ta përmirësojmë, së paku në vendin e dytë, në mos të parin.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë kërkojmë nga ju të vëni në shërbim të çështjes sonë tërë autoritetin dhe kompetencat Tuaja, për zgjedhjen e drejt të fatit të hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideologëve të krimeve politike dhe ekonomike, përndryshe ata do të jenë të detyruar të kërkojnë strehim politik diku tjetër dhe ndajmë mendimin se kjo gjë nuk është kurrësesi në interesin bilateral. (Kushtet subsidare të juridikcionit supernacional janë të plotësuara për çdo gjë. Ne kemi marrë vesh, nga avokatët tanë, se e drejta e ankeses individuale është e hapur për të gjithë kërkuesit e strehimit politik dhe ekonomik). Përndryshe ne banorët shqiptarë, si persona fizik të truqit apo grumbullit, të kosovo me fus notë, do të jemi të detyruar të parashtrojmë ankesa edhe pranë organeve tjera ndërkombëtare, atyre të Rusisë, Kinës dhe eventualisht të Kubës e Kolumbisë, mbi të drejten e azilit personave në fjalë.

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë jemi të vetëdijshëm se ka edhe zgjidhje tjera, në mënyrë shoqërore, përndryshe ju do ta shfrytëzoni mundësinë të na denonconi në gjykaten kushtetuese të shokut enver hasani, dhe aty do të mund të ballafaqohemi me ankesa të tjera si për shembull: se nuk ua kemi trembur mizat në flladin e hijes së bungut gjatë gjumit të pas drekës, apo ua kemi kruar veshin e djathtë në vend të të majtit, të gjitha këto gabime tona, kuptohet. Ne jemi të vetëdijshëm se gjykata kushtetuese e shokut enver hasani mund të paracaktojë masa ndëshkuese provizore, përderisa t'i mbledhë dëshmitë edhe të ndonjë gabimi tjetër, të shkaktuar nga individë të truçit, apo grumbulli ynë.

Ne shqiptarët populli autokton i kosovo me fus notë nuk mund të jemi përgjegjës, përkundrazi duhet të shpërblehemi, ngase jemi përkujdesur me tërë qenien tonë për shëndetin dhe fatin e hajnave, kontrabandistëve, së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët e vrasjeve politike, si para, ashtu edhe të pas luftes, dhe të familjarëve të tyre, prandaj e hedhim në mënyrë eksplicite çdo shqyrtim apo vendim tjetër, sepse kurrë nuk kemi menduar, as në ëndërr as në zhgëndërr, ç'farëdo të keqe ndaj personave të apostrofuar, përkundrazi jemi munduar për rehatinë dhe luksin e tyre që u takon me kushtetutë, të mbështetur nga gjykata kushtetute e shokut enver hasani.

 

Ne shqiptarët populli autokton i kosovo me fus notë i kemi të shkolluar dhe të trajnuar, edhe nëpër seminare dy ditore, avokatët apo mbrojtësit e Ligjit tonë, dhe me ndihmen e tyre e kemi mbajtur të ndezur shpresen legjitime dhe u kemi ndihmuar për të zgjeruar dhe akomoduar jeten hajnave, kontrabandistëve, kriminelëve & kompanisë, për të zgjeruar mëvehtësinë e tyre personale. Ne e njohim ligjin tonë, këtë e kemi mësuar nga avokatët tonë, se të gjitha seancat e dëgjimit duhet të jenë publike, e poashtu se vendimet e gjyqit duhet të ekzekutohen. Ne po mundohemi përmes gjykatës kushtetuese dhe ndihmes së pazëvendsueshme të shokut enver hasani të kuptojmë se gjyqet duhet të jenë të pavarura në kosovo me fus notë, dhe na ka marrë mendja se edhe obligohemi të sjellim drejtësinë sa më të shpejtë, brenda së paku 300-400 vjetëve; dhe e dimë se nuk ka dënim pa ligj (artikuli i 7-të).

Prandaj ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë u garantojmë se asnjë e keqe nuk do t'iu ndodhë hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideatorëve, të krimeve politike, të para, gjatë dhe të pas luftes, por përkundrazi, ne do të angazhohemi me tërë qenien tonë për t'ua zbukuruar jeten në kosovo me fus notë, dhe ju premtojmë se do t'u qesim petlla me gjizë, apo marmelatë çdo mëngjes; për drekë: peshq të fërguar me pomme-frita, me verë të bardhë; kurse për darkë: mish vjetash, me fruta, me raki rrushi e verë të kuqe; dhe se do t'ua dyfishojmë rojet; se do t'ua blejmë së paku edhe nga një shtëpi, edhe nga një banesë, por edhe nga një xhip tjetër, të blinduar për lëvizjet e tyre të shpeshta të shoqëruara ekskluzivisht nga policia e kosovo me fus notë, me alarme e sirena, me të vetmin qëllim që ata të mos largohen nga kosovo me fus note dhe të vijnë nëpër vendet Tuaja mike të parashtrojnë kërkesë azili politik se sa për ekonomik janë shumë herë më të pasur se biznismenët dhe drejtuesit e shteteve Tuaja.

Ju përshëndesim, duke Ju uruar shëndet e fat!

Mbetemi në dispozicionin Tuaj për të gjitha kërkesat tjera në vazhdim!

gervalla@bluewin.ch

AVDYL GËRVALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARY CLINTON: KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NDËRSJELLTAS KUFIRIN NDËRSHTETËRORKLINTON: SERBËT E KOSOVËS TË MËSOHEN TË JETOJNË BASHKË ME SHQIPTARËT (06.12.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKOROI 30 PERSONALITETE VENDËSE DHE NDËRKOMBËTARE (06.12.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI ADEM JASHARIN, ADEM DEMAÇIN DHE PERSONALITETE TË TJERA TË SHQUARA KOMBËTARE (06.12.2012)
KRERËT E KOSOVËS KANË SHPËRBLIME TË MAJME (06.12.2012)
E shkruar para 20 vjetëshBURRËRIA E MEHMET GEGËSNga ZEQIR LUSHAJ (06.12.2012)
LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934)Nga BRANKO MERXHANI (06.11.2012)
KRYEMINISTRI BRITANIK HARRON VAJZËN E TIJ 8 VJECARE NË NJË PUB (06.11.2012)
2004 - REGAN U VARROS NË KALIFORNI ME NJË FUNERAL SHTETËROR (06.11.2012)
BERISHA SHKON NË PRIZREN ME RASTIN E 134 VJETORIT TË LIDHJES SHQIPTARE (06.10.2012)
U HAP TUNELI I KRRABËS, BERISHA E CILËSOI DITË HISTORIKE (06.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]