E Martë, 05.14.2024, 02:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

U HAP TUNELI I KRRABËS, BERISHA E CILËSOI DITË HISTORIKE


E Djelë, 06.10.2012, 07:38am (GMT+1)

Më pak rrugë e më pak kohë nga Tirana drejt Elbasanit.

Paraditen e djehsme kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin të hapjes përfundimtare dhe bashkimit të dy anëve të tunelit të Krrabës.

Kreu i qeverise e ka quajtur kete nje dite historike, ne te cilen Tirane dhe Elbasanit bashkohen perjete.

"Tuneli dhe rruga Tirane- Elbasan janë segmenti më i rëndësishëm i korridorit 8, segmenti kryesor i korridorit të jugut, shkurton Tiranën me të gjitha ato zona që lidhen me këtë tunel. Ndërtimi i këtij tuneli filloi në shtator të 2011, ka qenë ëndërr fisnike e shqiptarëve që për të ardhur në Tiranë duhet të ngjiteshin në lartësinë e maleve që e ndanin kryeqytetin nga Elbasani"- tha Berisha gjate fjales se tij.

Kryeministri, hipur ne fadrome ka bere shembjen simbolike te murit ndares, pas te cilit do te behet edhe bashkimi i dy aneve te tunelit.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Ai ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit te Elbasanit. Në total janë gërmuar 470,000 m3 shkëmb dhe janë realizuar 60% e punimeve fizike. Kanë filluar punimet e metrave të parë të betonimit të Tunelit, për të vazhduar më pas me punimet elektro-mekanike të tij. Për hapjen e tij u deshën 9 muaj punë intensive 24 orëshe dhe një angazhim maksimal i Kontraktorit dhe Supervizorit të Punimeve.

Tuneli i Krrabës, së bashku me akset rrugore para dhe pas tij, respektivisht me gjatësi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra i japin jetë një rrugë të re, ndër më të rëndësishmet, në vend, e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, duke e përshkruar atë vetëm në 18 minuta.

Te dhenat

Segmenti i parë,

13 km (Sauk Tuneli i Krrabës)

Tuneli, gjerësi 28.2 metra

Segmenti i tretë, 11.7 km

(Tuneli Krrabë Elbasan)

Autostrada Tiranë-Elbasan,

31 kilometra e gjatë dhe 6 korsi

Autostrada shkurton me 40 % të

distancës Tiranë Elbasan

Shkurtohet distanca 60 % me Korçën dhe Ersekën

Rruga shkurton

me 1 orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRIZRENITQytetit dhe djalitPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.10.2012)
1999 - FORCAT SERBE FILLOJNË TËRHEQJEN NGA KOSOVA (06.10.2012)
FLAKË NË NJË APARTAMENT TË DE NIROS NË NEW YORKZjarri është hetuar dhe është shuar menjëherë, vetëm dëme materiale (06.09.2012)
TERRORIZMI ISLAMIK DHE BOTA ARABENga ARDITA LUSHAJ, Albanian University, Tiranë (06.09.2012)
LINDSAY LOHAN IU SHPËTOI LËNDIMEVE PAS PËRPALSJES SË VETURËS ME NJË KAMIONAktorja aktualisht është duke luajtur legjendën e ekranit të madh Elizabeth Taylor në filmin biografik televiziv "Liz & Dick (06.09.2012)
MBAHEN NË FSHEHTËSI TË PLOTË HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT (06.08.2012)
EURO 2012: POLONIA DHE UKRAINA NËN ETHE (06.08.2012)
BROHORITJE RACISTE NË KRAKOV TË POLONISË (06.08.2012)
Maqedoni: Protestojnë ish-të përndjekurit politikë shqiptarëKËRKOJNË ZHDËMTIMIN E QINDRA NJERËZVE TË PERSEKUTUAR GJATË SISTEMIT KOMUNIST (06.07.2012)
E NISËM SI NJË UDHËTIM, POR PASTAJ NGELËM ATJE, PRA JA EDHE SOT JEMI KËTUThotë e reja kuçovase Dhurata Lezo poete në mërgimNga SOKOL DEMAKU (06.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]