E Premte, 04.26.2024, 03:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HARADINAJ U KTHYE NË HAGË
E Djelë, 06.24.2012, 01:26pm (GMT+1)

Prishtinë, 24 qershor - Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer të premten në Tribunalin e Hagës, kanë konfirmuar për portalin "Korieri" burime të sigurta brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t'i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose eventualisht gjatë muajit shtator, transmeton "Zëri".

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta që nënkupton lëvizje të kufizuar dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBUSH 25 VJET LIONEL MESSI TRUPVOGLI MADHËSHTOR ARGJENTINAS (06.24.2012)
BESIM NDREGJONI HAP EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR"KUSHTUAR 4500 INTELEKTUALËVE ANTIKOMUNISTË QË U PUSHKATUAN NGA DIKTATURA (06.24.2012)
NGA NJU JORKU NË VALBONË - BIOLOGIA CATHERINE BOHNE (06.23.2012)
KOPJA E KUSHTETUTËS E GJERGJ UASHINGTONIT SHITET PËR $ 9,8 MILIONË (06.23.2012)
GYL: NUK MUND TË INJOROHET RRËZIMI I AEROPLANIT (06.23.2012)
QEVERIA PAGOI "SWISS DIAMONDIN" PËR MIKUN E PACOLLIT (06.23.2012)
FBI DO TË NDIHMOJË NË RASTIN ASANAJ (06.22.2012)
"Guardian": ELITA SERBE I KA NDIHMUAR TË DYSHUARIT PËR KRIME LUFTE (06.22.2012)
"VDEKJE PËR SHQIPTARËT", GRAFITET ANTISHQIPTARE RIKTHEHEN NË MAQEDONI (06.22.2012)
AMBASADA E SHBA E SHPALLI NISMËN "ACT NOW" PËR SHOQËRINË CIVILE (06.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]