E Shtunë, 04.27.2024, 12:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VIDOVDANI I INCIDENTEVE ME 32 POLICË TË PLAGOSUR
E Enjte, 06.28.2012, 03:27pm (GMT+1)

28.06.2012

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se janë 32 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime përderisa po shoqëronin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar.

Ai tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.

Ky grup prej 70 vetash, me dy autobusë, kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare në veri dhe më pas kishte kaluar në jug të Mitrovicës, ku fillimisht kishte shkaktuar një incident duke provokuar Policinë e Kosovës poshtë urës së lumit Ibër.

Më pas, ata ishin nisur për në Vushtrri, me synimin që të merrnin pjesë në shënimin e Vidovdanit.

Policia, në komunikatat për media, njofton se ata kanë bartur fanella me mbishkrime provokuese për rendin dhe qetësinë në vend.

Po ashtu, ky grup që besohet t'u përkasë fansave "Dellije" të klubit futbollistik Crvena Zvezda nga Beogradi, ka provokuar qytetarët, andaj, në orët e hershme të mëngjesit ishte marrë vendimi që të kthehet në Serbi nën përcjelljen e policisë, tha ministri Bajram Rexhepi.

"Pas deportimit në pjesën, si e kanë kaluar kufirin, ata të revoltuar e kanë bërë një inskenim dhe ua kanë marrë çelësat vozitësve të tyre dhe kanë dalë jashtë dhe kanë hedhur në drejtim të policisë kufitare të Kosovës gurë dhe mjete tjera të forta me ç'rast kanë lënduar disa prej tyre. Policët e kanë kryer detyrën e vet dhe natyrisht ata kanë qenë të vet-përmbajtur që të mos përdorin armë zjarri", tha Rexhepi.

Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar.

Por, sipas tij, të gjithë kanë pësuar lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

"Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi Rexhepi, duke përjashtuar mundësinë e plagosjes së policëve edhe me armë zjarri.

Lidhur me këto informacione, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në QKUK janë trajtuar vetëm 9 raste, që kryesisht kishin marrë lëndime nga gjësendet e forta.

Në anën tjetër, mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishte nisur për në Gazimestan.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.

Mediat serbe citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq, të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet "nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë".

"Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple", ka thënë Vuçkoviq.

Ndryshe, më datën 28 qershor, tashmë është bërë zakon që në Kosovë të vijnë grupe të serbëve nga Serbia për të shënuar betejën mesjetare të Kosovës që ata e quajnë Vidovdan.

Sivjet ata shënojnë 623 vjetorin e kësaj beteje.

Përveç 70 personave të kthyer për në Serbi, grupe tjera të serbëve kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, Graçanicë dhe Gazimestan.

Në këto pjesë, policia ka njoftuar se situata ka qenë e qetë, ndërkaq në disa raste policia ka detyruar disa pjesëmarrës t'i heqin fanellat e tyre me mbishkrime nacionaliste apo me porosi urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Ndërkaq, në liturgjinë qendrore të mbajtur në Manastirin e Graçanicës, Patriarku serb Irinej ka përçuar mesazhe tashmë të dëgjuara se Kosova është Jerusalemi serb.

Me një politikë të tillë, Sllobodan Millosheviqi pati nisur fushatën e tij për rrënimin e autonomisë së Kosovës 23 vjet më parë, politikë kjo që më pas solli luftë dhe gjakderdhje deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë që u përmbyll edhe me shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

"Kemi ardhur këtu, që me praninë tonë të tregojmë se kjo ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e shenjtë serbe - Jerusalemi serb", është shprehur Patriarku serb, Irinej.

"Kosova e shenjtë është e jona dhe nuk duhet ta humbim nga sytë", ka thënë ndër të tjera kreu i Kishës Ortodokse Serbe, duke porositur serbët se nëse e harrojnë Kosovën, ata po e harrojnë vetveten.

Shënimi i Vidovdanit dhe incidentet që çdo vit sjell kjo ditë, është diskutuar të enjten shkurt edhe në Kuvendin e Kosovës.

Disa nga deputetët ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me këto zhvillime që po përsëriten.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se do t'u propozonte institucioneve të Kosovës të marrin vendim që kjo ditë në të ardhmen derisa të mos ketë përmirësim të raporteve Kosovë Serbi, për shkak të përshkallëzimeve të gjendjes së sigurisë të kremtohet vetëm nga serbët e Kosovës. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPLASJE TË POLICISË SË KOSOVËS ME SERBËT NË MERDARE (06.28.2012)
HRW: QEVERIA E KOSOVËS TË HEQ NENET QË RREZIKOJNË LIRINË E MEDIAVE (06.28.2012)
ZYRA E ZNJ. JOZEFINA FERRI I PRESIDENTËVENga BEN ANDONI (06.28.2012)
UMREJA E KRYEMINISTRIT THAÇI (06.27.2012)
INA RAMA: IMUNITETI E PENGON HETIMIN E KORRUPSIONITProkurorja e përgjithshme raportoi në parlament mbi kriminalitetin (06.27.2012)
ISMAIL KADARE MESAZH BESIM NDREGJONIT ME RASTIN E FTESËS PËR EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR" (06.26.2012)
PROKURORIA KËRKON MË SË PAKU 20 BURG PËR HARADINAJN (06.25.2012)
GREQIA DHE LUFTA ME BANKIERËT NDËRKOMBËTARËNga ALFRED ÇAKO (06.25.2012)
PROCESI KUNDËR HARADINAJT MBYLLET SOT DHE NESËR (06.25.2012)
HARADINAJ U KTHYE NË HAGË (06.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]