E Djelë, 04.28.2024, 09:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

DY FJALË NGA AUTORJA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Shtunë, 06.30.2012, 06:51am (GMT+1)

Po i shkruaj këto radhë me rastin e botimit të librit tim "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit". I takoj asaj gjenerate, ku fatbërës i jetës time ishte një regjim totalitarist mynxyrësjellës, në antitezë të plotë me poezinë, për fajin e vetëm se isha e bija e një poeti, të cilin regjimi e kishte futur në listat e njerëzve të padëshiruar . Dhe ky ritual pritej të përsëritej brez pas brezi, nga poeti, tek vajza e poetit, nipat e stërnipat e poetit, në vijimësi.

Si bijë arti, u linda me poezinë, isha objekti poetik i tim eti, e rrethuar nga tik-taket e makinës së shkrimit, nga bota poetike e fantazisë dhe figurave si kaligramet e Apollinaire-it, duke dëgjuar tim atë kur deklamonte, tek deklamimet e mia të para deri sa nisa edhe unë të shkruaj poezitë e mia, si shprehje vokacioni e trashëgimie genetike. Por ndërsa tim eti iu ndalua e drejta e shkrimit në moshë madhore, mua m'u ndalua që fëmijë, ky regjim monstrum të dënonte edhe në barkun e nënës, duke na futur në listat e qytetarëve të dorës së fundit, të atyre që i linte gjallë vetëm për t'i poshtëruar e depersonalizuar, e që me ne pastaj të frikësonte të tjerët.

Jeta jonë ishte gjithë trauma dhe vuajtje, të braktisur nga të gjithë, por jo nga poezia! Isha e përjashtuar për jetë nga listat e atyre që regjimi i zgjidhte se cilët do të ishin shkrimtarët dhe poetët e Partisë së Punës, por isha e privilegjuar në listat e përpiluara nga vetë Kaliopi, muza e Homerit dhe e poetëve, e cila edhe në momentet më të vështira të jetës nuk më braktisi.

W.H. Auden thotë se "Një poet është para së gjithash një person i dashuruar me gjuhën". Po, qëndron, por unë do të thosha se një poet është, para së gjithash, i dashuruar me ndjenjat më të holla të zemrës, me spleen-in, e shpirtin e tij. Dhe jam dakord potësisht me Jevgeni Jevtushenkon se « Biografia e poetit janë poezitë e tij". Duke shtuar se biografia e poetit është biografia e shoqërisë ku jeton, e dramave të saj kozmike, vuajtjeve, sfilitjeve, pengjeve, dështimeve, humbjeve, sfidave, gjithçka është në këtë funksion, ku poeti si një kronikan respekton thelbin e së vërtetës të ndjenjave. Poeti nuk gënjen kurrë, nuk është hipokrit, nuk është fals, poeti iu qëndron besnik sensacioneve të tij, i bindet muzës së tij; poeti është i çuditshëm, "strange", i veçantë, ngjan gati si i huaj me botën që e rrethon, sepse ndjenja e bën të parandjejë, të parashohë, të parathotë; poeti është më njerëzori, nuk e vret dot një mizë, nuk fyen dot askënd, poeti kur ndihet se gabon, kërkon ndjesë, poeti fal kur e fyejnë, poeti nuk është lulja e së keqes, është klithma kundër saj. Vargjet e librit tim "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit " janë fragmente të biografisë sime dhe të shoqërisë së qytetarëve, janë pasqyrë e atij kalvari që kemi hequr dhe e asaj Golgote të tranzicionit që na i tërheq zvarrë me brutalitetin e zvarritjes që Akili i bënte Hektorit, vitet e bukura të jetës.

Kur menduam se diktatura u rrëzua, sepse poetët janë edhe besimtarët më naivë të rruzullit, besuam se jeta jonë do të merrte kuptimin e bujshëm, larg reminishencave, inercisë dhe atavizmave të së djeshmes, por mjerisht shohim se pas njëzet vitesh kohën na e kanë bjerrë njerëzit që në fakt nuk kanë lidhje me atë që ne ëndërruam.

Një shoqëri e dalë nga një burg-bunker gjysmëshekullor nuk mund të shërohet në mënyrë të menjëhershme, por të paktën tani jemi të kthjellët dhe syçelë. Të paktën askush më nuk mund të na i diktojë dhe t'i zgjedhë mes turmës se cilët do të jenë poetët dhe as dogmat nuk mund të na i paraqesë më askush si ideale të lirisë. Këtë pak a shumë shpreh edhe poezia ime e këtij vëllimi poetik. Ky vëllim i ka shpëtuar fatalitetit të diktaturës, këto vargje janë të çliruara nga iluzionet dhe janë të shqiptuara në mënyrën më të sinqertë të mundshme, me sinqeritetin e fëmijës që nuk di të gënjejë kurrë.

Duke kaluar jetën time në rivistë në një minutë të tërën, me shpejtësinë e trokun e trenave e shoh portretin tim në mosha të ndryshme, diku duke matur të rrahurat e shpeshta të zemrës prej fantazmave të frikës, që shkaktonte terrori i një regjimi, që kishte fikur sa e sa jetë të pafajshme, me atë pamundim sa të duhet të ndezësh a të fikësh një fill shkrepse. Por e mbijetuar sepse prapë ne ishim fillimi i fundit të tyre, i gjeneratave të para që u ndriti ylli i fatit sepse i shpëtuam ad literam ferrit të diktaturës, paçka se u futëm në spiralet e Golgotës së tranzicionit. Por destini i poetit më në fund i shpëtoi lakut të litarit të xhelatit si oguri i një fillimi të pritur e të vonuar njëkohshëm.

Zotit i jam mirënjohëse gjithashtu sepse na shpëtoi nga armata e produktit më mizerabël të superstrukturës totalitariste që prodhonte akulturizëm dhe lejfenizimin e shqiptarëve, një soj larje trush nga njerëz mediokër dhe të pashpirt, që ende sot i ngrohin duart mbi zjarrin e kalvarit të tranzicionit, ku kultura shqiptare po vazhdon të digjet në turra drush e vendin e xhelatëve të kritikës socrealiste që i çonte poetët në litar, e ka zënë antikritika, ajo që vazhdon të jetë e varur nga politika, në një formë spektakolare, tragjiko-komike si dordolecë në një buratiniadë.

"Rapsodi e Golgotës të Tranzicionit" është ankthi i bujshëm i një njeriu dhe i një shoqërie njëkohshëm për t'iu shpëtuar kthetrave të së djeshmes, për të dalë sa më shpejt nga labirintet e saj në dritën e diellit, në emër të asaj që na vjen në dorë vetëm një herë.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI E FRYMËZIMEVE NEOIMAZHISTE, E TUNDIMEVE SIMBOLISTE DHE E REBELIMEVE TRONDITËSE SUREALEPër librin poetik "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT" të ELIDA BUÇPAPAJTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.30.2012)
BAMIR TOPI: KOSOVA ËSHTË NJË DHE E PANDASHME (06.29.2012)
MBROJTJE DHE PENGESË-Gjeografi… nga vendlindja-Nga ZEQIR LUSHAJ (06.29.2012)
"New York Times": TREGU I ZI I ORGANEVE NJË FENOMEN I RI NË SERBI (06.29.2012)
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT" (06.29.2012)
DEPUTETËT E KOSOVËS JANË RRAHUR ME NJËRI TJETRIN NË MJEDISET E KUVENDIT - KDI REAGON (06.28.2012)
VIDOVDANI DHE POLITIKA MITOMANE E SERBISË (06.28.2012)
VIDOVDANI I INCIDENTEVE ME 32 POLICË TË PLAGOSUR (06.28.2012)
PËRPLASJE TË POLICISË SË KOSOVËS ME SERBËT NË MERDARE (06.28.2012)
HRW: QEVERIA E KOSOVËS TË HEQ NENET QË RREZIKOJNË LIRINË E MEDIAVE (06.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]