A janë të nevojshme reforma e madhe dhe një rivlerësim në muzikën shqiptare në
këtë 100 vjetor?
Real-kritikë empiriko-teorike, muzikologjike, psikologjike, politike dhe
gjuhësorë.
-Diktatura ish-komuniste e ka dëmtuar thellë artin, muzikën në planin emocional,
kreativ dhe komunikativ.
-Ish-Sigurimi i shtetit në fushën e artit dhe muzikës ishte më agresiv se
Partia e Punës.
-Muzika në dikaturë ka bërë dëme mendore, sjellore, kuptimore dhe kognjitive,
estetike dhe filozofike.
-Reformat në fushën e muzikës duhet të zhvillohen në kontekstin e ri
gjeopolitik, Kosovë, Shqiptarë të Maqedonisë dhe ato të Malit të Zi.
"Sipas teorisë komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund të arrihej duke
shkatërruar sistemin ekzistues me anën e revolucionit proletar ose luftës së
armatosur. Sipas saj, forca lëvizëse e shoqërisë ishte lufta e klasave e cila
ishte e përjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe përjetësimi i pushtetit të ri
realizohej me anën e diktaturës se proletariatit që nënkupton vendosjen e
dhunës mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirinë,
mungesën e ligjit mbi shtetin ligjor".(Wikipedia)
Hyrje
Kanë kaluar mbi 20 vjet tranzicion politik, ekonomik, psikologjik, urban
demografik, social dhe kulturor në Shqipëri dhe ka ndryshime shumë të mëdha në
të gjitha fushat e jetës. Sot të duket "ndoshta" në pamjen e parë
"paradoksale", jo e kohës të flasish për tema të viteve të ish-diktaturës tek
neve dhe vecanërisht në fushën e artit dhe muzikës. Por diktatura tek neve ka
qenë aq e egër sa ka bërë dëme në të gjitha planet, e mbi të gjitha në planin
shpirtërorë, sidomos ish-sigurimi i shtetit që ka qenë armë në duart e P.P.SH,
e që shpesh i ka tejkaluar kompetencat e tij edhe në fushën e artit. Kam besim
se ekonomia do të zhvillohet, infrastruktura do të bëhet, integrimi jonë do të
realizohet, por dëmi në planin shpirtërorë është vështirë të riparohet shpejt e
mbi të gjitha fushën e artit dhe muzikës. Me të vërtetë ka dhe ka patur arritje
të mëdha artistike në lëmin e muzikës si në fushën e krijimit dhe në atë të
interpretimit, biles krahasuar edhe me vende të zhvilluara në këtë fushë, por
që arti të marri kuptim të vërtetë dhe të japi mesazhe të qarta për tema të
caktuara që trajton, sidomos muzika që është edhe e ardhmja e mendjes
njerëzore, deshifrimi i mendjes, duhet së pari të analizohen dhe studiohen dhe
riparohen dëmet mendore dhe arketipiale të thella, të ish-diktaturës, të
strukturave të ish-diktaturës në këtë fushë, që shpesh ngrejnë kokë në një
formë ose në një tjetër në planin menaxherial, edukues biles edhe ideologjik e
gjeokulturorë. Periudha e diktaturës si më e errëta në historinë tonë, ka bërë
dëme artistike e psikologjike deri klinike krahas krimeve të pashembullta
njerëzore, materiale, urbane dhe ekonomike . Me të vërtetë jo cdo pjesë, vepër
e artit serioz muzikorë, këngë e krijuar në atë periudhë dhe vepra arti kanë
qenë të "këqija", pa shije dhe nuk kanë patur vlera. Sipas eksperiencës të
vendeve ish-komuniste pas viteve 90-të, këtë lloj arti e kanë futur në muzeume
dhe arkiva e D.V.D, vetëm si dëshmi dhe për ta studjuar, pavarësisht se kanë
patur sisteme politike-sociale disa here më liberale se tek neve. Sistemet
diktatoriale në ish-lindjen komuniste nuk kanë "krijuar" tamam art të vërtetë,
muzikë të vërtetë, po sjell një shembull Azebajxhanin ish-republikë e B.S.,
p.sh. me kompozitorin e madh me njohje ndërkombëtare Gara Garajev që ishin të
mbështetur mirë në shkollën e vërtetë ruse dhe kanë kulturë ruse se flasin
rusisht, por edhe arti i tyre ka patur kufizime emocionale, shprehëse, dhe
domethanse, dhe të identitetit kulturorë, kur dihet se mbas vdekjes së Stalinit
filloi liberalizmi në art dhe muzikë nga Nikita Khrushchev në ish-B.S. Vetëm
George Enesku dhe ndonjë kompozitor tjetër në Rumani, (kur dihet se rumunët
ishin më liberal dhe properëndimorë, pa përmendur emra të tjerë kompozitorësh
në ish-lindje) violinist, kompozitor i shekullit të 20-të që studjoi dhe punoi
në Francë, la pjesë, vepra me një gjuhë muzikore ndryshe e që kishin kuptim dhe
luheshin në perëndim në auditore ku zhvillohej dhe promovohej kjo lloj gjinije.
Hungaria dhe Polonia, ish-Cekosllavakia edhe ish-Jugosllavia në periudha dhe
rryma artistike të caktuara, kanë qenë gjithmonë "modele" të tjera, pasi kanë
qenë më afër ndikimit perëndimorë në fushën e muzikës dhe zhvillimit shoqëror
dhe kulturor. Shumë krijues të mirëfilltë të muzikës serioze në ish-lindje,
lanë vendet e tyre dhe e zhvilluan aktivitetin e tyre në Sh.B. A. Një shembull
shumë tipik është edhe kompozitori dhe pianisti hungarez post-modern me famë
botërore Georgy Kurtag. Në fakt në disa vende të ish-lindjes filluan të
luheshin dhe krijoheshin një seri rrymash të reja në muzikë që mbas viteve
70-80. Biles edhe tek neve, mbas viteve 80-të patën shkëmbime eksperiencash në
fushën e pedagogjisë dhe interpretimit muzikorë me Konservatorin tonë,
muzikantë dhe profesorë nga Rumania, që shquheshin për një lojë dhe një mendim
krejtë tjetër muzikorë. Po fusha që cenzurohej dhe kishte ndikime më shumë
ndikime nga ish-dikatatura, ishte krijimtaria e muzikës, kritika muzikore,
muzikologjia dhe kompozimi. Pra si ka mundësi tek neve në diktaturë, të
zhvillohej një muzikë e vërtetë serioze dhe e lehtë në planin krijues, që nuk
ishte as ruse as perëndimore, as etnike, as moderne, por thjesht në shumë plane
vetëm "politiko-urbane", me disa përjashtime!? Natyrisht muzika e kohës
krijohej mbi harmoni të caktuar klasike ose romantike kishte një program dhe
gjuhë muzikore të caktuar dhe natyrisht ka gjetur vend në auditoret tona dhe
është vlerësuar nga kritika në formë subjektive dhe politike dhe publiku
vendas. Ky lloj arti "politiko-urban", pa shumë ndjenja dhe mendim artistik, ka
patur ndonjë gjykim dhe kritikë "empirike" nga studjues të caktuar të huaj të
kontrolluar nga ish-diktaura, që nuk kanë qenë shpesh shumë të interesuar të
japin vlerësime të sakta. Në fakt muzika shqiptare e ish-dikaturës ka nevojë pë
një rivlerësim dhe studim më serioz në të gjitha aspektet, formë, melodi,
harmoni, rritëm, tekst muzikorë dhe natyra e saj psikologjike e mbi të gjitha
gjuhësore, antropologjike, filozofike, domethanjet, historia dhe mesazhi i saj.
1.Aspekti politik dhe muzikologjik , propagandistik dhe komunikativ.
Muzikologjia aplikative dhe muzikologjia tradicionale, metodat në studimin dhe
analizimin e muzikës shqiptare.
Muzikologjia aplikative studion fusha si semiotika dhe terapia e muzikës.
Semiotika e muzikës e studion muzikën si gjuhë, si gjuhë jo-verbale. Studimet
gjuhësore për muzikën kanë dhënë përgjigje që e deshifrojnë dhe dritësojnë
artin e muzikës, e bëjnë më të prekshëm dhe të kuptueshëm i japin vlerat e
vërteta . Nëpërmjet studimeve gjuhësore, semiotike të muzikës do të vërtetohen
edhe "vlerat" e artit tonë muzikorë serioz në periudhën e ish-diktaturës, me
mjete shkencore analitike gjuhësore, psikologjike dhe antropoligjike dhe kemi
mundësi të eleminojmë antivlerat. Studimet gjuhësore për muzikën të Eero
Tarasit kanë krijuar mundësi të reja shkencore për studjuesit e muzkologjisë
aplikative, e cila i bën "analizën" linguistike, patologjike dhe mendore,
kognjitive të muzikës. Por tek neve ka ndodhur shpesh krejt e kundërta në vitet
e tranzicionit. Individë, muzikantë, krijues, interpretues, kritikë të
interesuar për këtë muzikë, krijimtari, janë shumë "kokëfortë" në ruajtjen e
këtyre "vlerave shpesh të diskutueshme" edhe në fushën e muzikës. Me të vërtetë
krijuesi, kompozitori, kantautori i këndon atdheut, nënës, natyrës, dashurisë,
njerëzve, jetës edhe në diktatura, por mesazhi i këtyre temave dhe teksteve
muzikore e letrare nuk mund të ketë të njëjtin efekt në të gjitha periudhat e
zhvillimit politik e shoqërorë si pasojë e kufizimeve shpirtërore, emocionale
dhe shprehëse që transmetojnë dhe propagandojnë vetë diktaturat. Diktaturat nuk
kanë shpirt dhe e eleminojnë botën shpirtërore. Si ka mundësi të mbijetojë një
muzikë me kufizime shprehëse dhe shpirtërore, megjithë tentativat e caktuara të
disa krijuesve që ishin në vëzhgim të plotë nga institucionet besnike të
ish-dikataturës, në "sitën" e saj me vrima shumë të "vogla". Bota kuptimore për
muzikën ka një rëndësi të madhe dhe specialistët, kritikët nuk duhet të
ndikohen nga emocionet e krijuara tek publiku në një moment të caktuar dhe të
merret si shembull i vërtetë dhe "kryemodel", artist ose vepër, ose simbol një
autor i caktuar ose vepra e tij. Neve me të vërtetë nuk duhet të eleminojmë dhe
"hedhim poshtë" cdo gjë nga e kaluara, pasi është pasuri kombëtare dhe
individuale, njëlloj seleksionimi është bërë, por kombet e qytetëruara, marrin
vendime "elitare" dhe nuk i lejojnë emocionet ose strategji të caktuara në një fushë
të caktuara sic është muzika, të kenë hapsira në cdo kohë dhe të ekzistojnë në
cdo kohë, së paku në planin teorik dhe kritik. Mgjithëse arti ka natyrën e vetë
ekzistencës, por kritika ka mision tjetër më elitarë, selektiv, sistematik,
krahasues dhe diferencues. Kritika nuk analizon ose "penalizon" krijuesin, por
veprën domethanjet e veprës, të muzikës. Në këtë kontekst kritika ka qenë
shpesh subjektive, e paaftë dhe konformiste për vlerat e vërteta të muzikës
serioze dhe të lehtë në kohën e diktaturës. Pë hir të shumë lidhjeve dhe
"borxheve" të krijuara nga diktatura, individuale ose grupore, (mbasi vetëm
diktaturat krijojnë edhe "detyrime njerëzore"), nuk kanë kritikuar artin
muzikorë të keq, pa domethanje, si në muzikën serioze dhe në atë të lehtë dhe
nuk kanë qenë të "aftë" ta simbolizojnë, "dritësojnë", promovojnë artin tonë
etnik, ta bëjnë të kuptueshëm dhe të prekshëm. Për ta konkretizuar, po sjell
një shembull pasi neve kemi një muzikë polifonike të mrekullueshme e që është
investuar shumë për të dhe një muzikë folklorike të veriut po mitike, të cilave
shpesh ju mungojnë domethanjet, promovimi dhe njohja, e që duhet të punohet
shumë në këtë drejtim me metoda të reja dhe ekperiencat e vendeve të zhvilluara
në fushën e etnomuzikologjisë. Etnomuzikologjia e jonë duhet të studjojë
gjithashtu pasurinë shpirtërore të shqiptarëve kudo që janë, në Kosovë,
Maqedoni dhe Mal të Zi dhe Camëri. Në këtë kontekst është i domosdoshëm studimi
i polifonisë antike dhe i artit natyral të veriut. Ndoshta koha bën të vehten
dhe kjo pasuri do të fitojë simbolika që transmetojnë mesazhe të qarta të
mendjes dhe shpirtit tonë, të japin një kuptim të caktuar artistik, si për
studjuesit ashtu edhe për publikun perëndimorë e lindorë. Në diktaturë artit të
vërtetë etnik ju bë gjithashu një dëm i madh pasi shpesh u politizue, u kthye
në art urban duke i hequr "natyralitetin" dhe "antikitetin", që ëshë edhe baza
e formësimit të tij. Në antikë është krijuar arti natyral, Eko-arti. Shpesh
festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe aktitvitet për promovimin e folklorit
u patën kthyer në tribuna politike se sa skena ku promovohej muzika jonë etnike
natyrale biles edhe antike, që ka shumë vlera që përfaqësojnë shpirtin dhe
mendjen tonë si komb. Në këto aktivitete cenzurohej folklori dhe muzika etnike
e shqiptarëve nga Kosova, e shqiptarëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia dhe as që
bëhej fjalë për kulturën dhe muzikën came. Edhe në këtë gjini prania e
strukturave të ish-sigurimit të shtetit ishte e pranishme, por jo direkt, por
me emisarët e saj në komitetin e partisë dhe në atë ekzekutiv.
Po përmend gjithashtu, ansamblin e shtetit që promononte kulturën tonë
shpirtërore në muzikë dhe valle, me qëllim propagandën për ish-Partinë e Punës
dhe në cdo grup që dilte jashtë shtetit, njeriu i ish-sigurimit të shtetit ka
qenë gjithmonë i pranishmëm, si në planin artistik ashtu edhe në atë politik.
Kështu ka funksionuar me të gjitha grupet artistike të kohës, si në dramë dhe
muzikë. Në fakt artistët dhe valltarët kanë bërë të pamundurën me talentin dhe
pasionin e tyre, për të tregur vlerat e vërteta e artit dhe valleve tona.
Megjithatë ajo që iku iku, duhet ti drejtohemi një paradigme tjetër artistike
edhe muzikore, pasi jetojmë në një shekull të ri dhe në një sistem i cili
mbështetet në vetëkontrollin, pavarësinë e individit në të gjitha fushat si në
planin emocional, krijues dhe artistik. Arti dhe vecanërisht muzika kanë
rëndësi të madhe në formimin dhe edukimin njerëzorë të individit. Muzika nuk ka
vetëm mision artistik dhe estetik. Ajo ka një mision social, psikologjik,
formues të rëndësishëm në një shoqëri njerëzore.
Ish-sigurimi në vendet e ish-lindjes në kulturë.
Shërbimet sekrete në vendet e ish-lindjes kanë qenë disa herë më liberale dha
kanë patur qëndrime ndryshe krahasuar me neve, para viteve 1990. Megjithatë
edhe ato kanë qenë institucione që kanë përfaqësuar dhunën dhe partinë në
pushtet dhe i kanë bërë dëme botës shpirtërore të këtyre kulturave. Edhe për
kulturën dhe artin, muzikën ka patur departamente të vecanta, që kanë vëzhguar
artin dhe muzikën, megjithëse në këto vende ato kanë qenë shumë më liberale se
tek neve dhe nuk kanë ndikuar "thellë" në të brëndshmen e muzikës, rryma të
reja dhe në vlerësimet e specilalistëve të fushës. Në këto vende reformat në
këtë fushë janë bërë që në 10-vjecarin e parë mbas viteve 1990-të ose më
shpejt, mbasi e kanë pasë më të lehtë, falë liberalizmit në etapa të caktuara.
Ka qenë shumë më e moralshme p.sh., për ato që kanë punuar për Stasin, në
ish-Gjermaninë lindore që e kanë deklaruar aktivitetin e tyre, në të gjitha
fushat, dhe misionin e tyre në Stasin, shërbimi sekret gjerman edhe në
propagandë dhe kulturë. Por disa individë të caktuar tek neve, që qëndrojnë të
"fshehur" dhe biles komandojnë edhe sektorë jetik si ekonomia e kanë punuar për
ish-sigurimin, nuk është e moralshme e sidomos në fushën e artit dhe muzikës që
është një fushë shumë e brishtë të kenë pozicione edukuese, menaxheriale dhe
artistike.
Ka patur shumë individë tek neve që kanë qenë anëtarë të ish-sigurimit të
shtetit edhe në fushën e artit dhe muzikës, para viteve 1990. Ky është një fakt
i pamohueshëm që e vërteton mënyra e funksionimit të këtyre institucioneve në
diktaturë dhe eksperienca. Po sjell një shembull pak ekstrem, më agresiv ne
disa raste, (si rezultat i injorancës dhe ideologjizimit të tyre deri në
"palcë"), ka qenë ish-sigurimi ynë, karshi vlerave të vërteta tona shpirtërore
dhe muzikës, se sa U.D.B-ja që cenzuronte me projekte, forma operative dhe deri
klinike, vlerat shpirtërore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kurse në R. D.
Gjemane, me të vërtetë "Stasi" punonte për ish- sistemin komunist, por kur
bëhej fjalë për kulturën shpirtërore gjermane, oficerët e këtij shërbimi nuk
bënin lëshime. Ato ruanin me fanatizëm vlerat shpirtërore të kulturës gjermane,
muzikën, letërsinë. Në një artikull kam lexuar se ishte "fat" që një krah i
"Stasit", punonte për ruajtjen e identitetit shpirtërorë gjerman, pavarësisht
ideologjisë dhe ndikimit dhe censurës ruse në këtë shërbim.
Dëmi që i ka bërë ish-sigurimi i shtetit artit dhe muzikës.
Ish-sigurimi i shtetit është i njohur për krimet e tija në periudhën e
diktaturës në Shqipëri para viteve 90-të. Strategjia e sigurimit të shtetit
kishte në objektivat e tij edhe artistët, shkrimtarët, poetët, përkthyesat,
piktorët dhe në njëfarë mënyre edhe muzikantët. Strategjitë kriminale të
ish-sigurimit ishin më agresive në etapa të caktuara se drejtuesit politik të
Partisë së Punës dhe në komitete ekzekutive për dy arësye:
E para ishe se P.P.Sh kishte objektiva të qarta për cenzurimin dhe kontrollin e
plotë të artistëve pasi i konsideronte si një fushë të rëndësishme, pasi i
interesonte të bënte politikën dhe propagandën e saj dhe e ngarkonte
ish-sigurimin me misione, të cilat shpesh edhe keqinterpretoheshin nga ky
institucion.
E dyta ishte se anëtarët e sigurimit të shtetit ishin individë pa formim,
edukim dhe qytetari dhe shpesh ndoshta edhe si pasojë e formimit dhe profilit
të tyre të ulët kryenin krime karshi artistëve dhe grupeve të tjera, pasi nuk e
ndjenin dhe përceptonin artin si gjini.
Natyrisht ish-sigurimi i shtetit përdori shumë artistë kundër njëri tjetrit.
Sigurimi kishte edhe përfaqësuesit e tij nëpër institucione, të kulturës dhe
muzikës, të cilët informonin sistematiksisht për individë të cilët prezantonin
element kundërshtarë të rregjimit dhe të sistemit në fushën e muzikës dhe të
artit. Në fakt ish-sigurimi dhe institucionet përkatëse, nuk i vinin shumë
rëndësi muzikës, pasi për ato, gjuha e shkruar, drama, letërsia, poezia,
artikujt e gazetave, media e shkruar kishin ndikim më të madh tek masa e
njerëzve. Muzika cenzurohej në planin shprehës, melodi, rritëm dhe mbi të
gjitha kontrolloheshin tekstet, mbasi gjuha e shkruar sipas tyre, ndikonte më
shumë se ajo e muzikës. Kaq ishte niveli intelektual i disave që nuk ishin në
gjendje të kuptonin dëmin që bënte teksti muzikorë, mesazhi i keq që
transmetonte muzika e kohës ose nëntekstin e tekstit muzikorë që ironizonte
ndonjëherë sistemin diktatorial. Muzika ëshë si gjuha e folur. Duhet të dish
kodin dhe të kuptosh mesazhin e kësaj gjuhe. Ky është edhe pretendimi im, në
planin komunikativ dhe shijen e muzikës. Shija që kishte muzika e kohës ishte
shumë e "keqe", pothuajse i mungonte krejt dhe nuk jepte mesazhe positive, jo
në të gjitha rastet.
Në një aspekt tjetër, artistët, muzikantët përdoreshin kundra njëri tjetrit në
diktaturë, kështu shprehej një muzikolog para disa vitesh, pasi përdoreshin
egot dhe ambiciet artistike muzikore, për realizimin e "karrierës" në art dhe
në muzikë, shkurt për arritjen e qëllimeve artistike. Sot këto personazhe, të
cilët shpesh u përdorën nga diktatura si krijues dhe interpretues, na shiten si
liberalë dhe "kërcënojnë" me qëndrimin e tyre, duke treguar paaftësinë e tyre
në planin profesional dhe shpirtërorë në marëdhënjet që kanë patur me ish
sitemin komunist dhe me artin dhe muzikën e kohës. Por dëmet e tyre kanë qenë
të barabarta me krimet kundër individit se nëpërmjet artit, muzikës dhe
letërsisë individit i shkaktohet një dëm klinik, pasi muzika dhe letërsia
ndikojnë tek mendja dhe shpirti i njeriut. Unë jam studjues i muzikës dhe sot
më intereson që muzika, të gjykohet në planin profesional, gjuha muzikore,
teksti muzikorë, që ka patur ndikim negativ në botën shpirtërore të individit,
në ritëm harmoni dhe melodi dhe domethanje se sa politikisht. Por edhe politika
ka rrolin e saj në muzikë dhe art, sidomos në diktaturë, por jo gjithmonë.
Muzika dhe roli i saj në periudha të caktuara në diktaturë.
Diktatura komuniste e ka përdorur artin muzikorë në etapa të caktuara për
qëllimet e vehta politike. Në 10-20 vitet e para deri në vitet 70-të, muzika e
kohës ishte në shërbim të dikaturës dhe në fillimet e saja ishte e ndikuar nga
muzika sovjetike me qëllime politike, revolucionare dhe fshatare shumë
denigruese për individin.
Pas viteve 70-72 vërehen disa linja të reja si në planin shprehës, rritmik dhe
mesazhit muzikorë të cilave ju erdhi fundi me festivalin e 11-të që penalizoi
shumë artistë dhe këngëtarë.
Po citoj gazetarin Celo Hoxha që shkruan tek gazeta Standard për disa tituj
këngësh të botuara në vitin 1946 për të kuptuar strategjinë që kishte diktatura
në fillimet e saj në fushën e muzikës. Sipas artikullit del qartë qëllimi i
propagandës së kohës për të ndikuar thellë tek mendja e njerëzve:" Titujt e
këngëve, përcjellin një imazh dhune: britma, të vdekur (dëshmorët), funerale.
Në 15 titujt nuk ka asnjë që përcjell dashuri, paqe, ose ndjenja të tjera më
njerëzore".
Në fakt kjo logjikë dhe kjo gjuhë muzikore përdorej në vitet 1946, por edhe më
vonë pavarësisht liberalizimit në fushën e muzikës, gjuha muzikore dhe teksti
letrarë duhej ti përgjigjej sistemit komunist. Po citoj edhe njëherë gazetarin
Celo Hoxha cfarë shkruan në gazetën Standard më poshtë:
Në "Historinë e letërsisë shqiptare të realizmit socialist", 1978 përmendeshin
disa tekste të këngëve të mësipërme. Në këngët dhe në vjershat e pjesmarrësve
të luftës shprehej hidhërimi për atdheun e robëruar dhe më poshtë këto këngë
dhe të tjera ky tekst , i konsideronte si fondin e "letërsisë së
revolucionarëve". Tashti ky përkufizim duhet përshtatur pak si fondi i
letërsisë së barbarëve."
Muzika si të gjithë artet e tjera e ka ndjerë mbi kurrizin e saj cenzurën e
diktaturës në Shqipëri. Kompozitorët, krijuesit, instrumentistët dhe këngëtarët
kanë qenë të vëzhguar nga institucionet e kohës dhe sidomos ish-sigurimi i
shtetit që ka bërë kërdinë tek neve. Në fakt diktatura ka patur më tepër frigë
fjalën, por edhe muzika e ka shqetësuar prandaj ka qenë shumë e interesuar që
ta kontrollonte, "vëzhgonte" me levat e saja shpesh kriminale.
Vitet 1946 deri në vitet 1970 kanë qenë vitet e dëmëve të mëdha në fushën e
muzikës. Mbas festivalit të 11-të, filloi një histori tjetër e trishtë si në
planin shprehës dhe emocional ritëm domethanje në fushën e muzikës. Në vite
80-të pati ndonjë lëvizje liberale të caktuar, por që ngelën të cekta. Ish
diktatura krahas të gjitha fushave të jetës edhe në muzikë e kontrollonte
situatën në cdo qelizë të shoqërisë. Ishin të ndaluara muzika me rritëm,
orkestracionet me ngjyra dhe instrumenat të tillë si kitarra elektrike dhe
saksi e tromba, harmonia dizonante dhe muzika intelektuale sic është ajo Jazz.
Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve, "levë" e "Partisë së Punës" dhe e
ish-sigurimit të shtetit.
Para disa muajsh u hap një debat në media për bëmat e këtij institucioni të
ish-diktaturës, i cili në përgjithësi ka luajtur një rol negative, jo vetën në
nivelin artistik dhe shpirtëror të artit, por ka ndihmuar institiucionet e
cenzurës për misionin e tyre.
Prandaj është shumë i rëndësishëm rishikimi i të gjithë bëmave të ish-sigurimit
në art, muzikë dhe kulturë, me qëllimin e mirë, pastrimin dhe dhënien vendin që
meriton gjithsejcili dhe lidhjen që ka patur ish-sigurimi i shtetit me
ish-lidhjen e shkrimtarëve me drejtuesat e saj dhe muzikantët dhe artistët që
kanë punuar për ish-sigurimin.
Integrimi i Shqipërisë në B.E, nuk mund të realizohet pa dekomunistizimin plotë
të shoqërisë shqiptare si në planin moral dhe në atë shpirtërorë. Cështë më e
keqja falë dashamirësisë njerëzore ose kontekstit ku jetojmë dhe sistemit
demokratik dhe kulturës dhe lidhjeve tona, këto individë duan që me të gjitha
mjetet të jenë edhe sot "dikushi" dhe të kenë edhe rrole të caktuara lideri si
në planin shoqërorë, artistik, edukues, kritik në fushën e muzikës. Nga një
përfundim i përciptë, edhe sot më rezultojnë individët më të paaftë, më të
patalentuar dhe nganjëherë pa dipllomat përkatëse, të cilët përdorin format dhe
lidhjet e ish-sigurimi për të "mbijetuar" në art dhe muzikë dhe kulturë.
Po sjell një shembull shumë domethanës kur një prej kompozitorëve tonë më të
shquar dhe të talentuar Prenkë Jakovës, i bënte presion sigurimi i shtetit,
biles me njerëz që konsideroheshin të afërt të tij. Sot këto individë kanë
gjetur mënyra pë të qenë "mbrojtësit" më të mëdhenj të artit të Jakovës, po
harrojnë arti Jakovian nuk ka nevojë pë ndihmë, ai ekziston, ky është edhe
mendimi i specilalistëve të huaj. Asht eko-art, art natyral ndër të paktët që
na jep kuptim qënies dhe identitetit tonë si komb dhe Shkodrës si qytet.
Kur dihet që kompozitorë me emër, në fushën e tyre, biles edhe të talentuar dhe
nganjëherë mjaft profesionistë në fushën e muzikës ose ishin leva të partisë
miq të afërt të Ramiz Alisë ose Enver Hoxhës, biles Nexhmije Hoxhës në Frontin
Demokratik. Nuk është etike të përdorësh emra, pasi njerëzit e fushës së
muzikës i njohin kush janë, por këto individë me qëllim ecjen në art, muzikë
ishin të afërt të strukturave më të larta të ish-Komitetit Qëndrorë dhe
natyrisht kanë patur një mision dhe ndikim shumë të rëndësishëm në atë periudhë
në fushën e muzikës.
Prandaj studjuesit e vërtetë duhet të studjojnë gjuhën muzikore të muzikës
serioze dhe të lehtë të kohës së dikaturës, të përdorur në atë kohë, pasi kjo
gjuhë e cila nuk ka domethanje ka ndikim të keq edhe sot. Gjithmonë kjo kritikë
duhet të jetë profesionale dhe pa tendenca pa u futur në planin politik,
personal, vetëm në atë profesional.
Ramiz Alia në vitin 1988-1990 kërkoi të antarësojë anëtarë partie muzikantë dhe
shkrimtarë dhe artistë. Në fakt disa e patën pranuar këtë propozim se sic duket
ja kishin "borxh" atij dhe sistemit për një arësye dhe një tjetër.
Jo vetëm në Tiranë por edhe nëpër rethe Ramiz Alija kërkoi që të bënte anëtarë
partie nga rradhët e muzikantëve dhe shkrimtarëve. Nuk ishte e rastit që një
muzikant nga Shkodra bëhët anëtarë i Komitetit Qendrorë në 1991 dhe një
kompozitor dhe një shkrimtarë nga Shkodra kandidohen për deputetë në vitin
1991, për Frontin Demokartik të Ramiz Alisë. Eshtë e cuditshme më vonë ato
drejtuan institucione artistike si "demokratë" dhe "liberalë" në Shkodër ose
janë të preferuarit e ndonjë politikani të lartë sot.
Para disa ditësh në gazetën Standard u botuan disa materiale, ku lexova për
dëmet që i kanë shkaktuar kulturës shqiptare dy pseudo artistë, Dhimitër
Shuteriqi dhe Janaq Paco e më vonë ndonjë tjetër. Më vjen turp që ju përmendi
emrat këtyre pseudoartistëve, pasi nuk është mirë të kthehemi prapa, por kur
lexon dokumentat në arkiva që vertetojnë dëmet që i kanë bërë artit e kulturës
në periudhën e diktaturës, në fillimet e saj në vitet e tmerrshme 46-48, e në
vazhdim, së paku një reagim për të kujtuar bëmat dhe dëmet e tyre, shpresoj se
do ti bëjë së paku të skuqen ato, nëse jetojnë ose fëmijët e tyre.
Ato ndoshta jo shumë të ndërgjegjshëm i kanë bërë dëme të mëdha në planin
shpirtërorë dhe material artit e kulturës. Dhe më qesharake është kur na janë
ofruar si intelektualë dhe akademikë. Së paku fëmijët e tyre, që sot mbajnë
edhe pozicione edukuese dhe elitare në nivele të larta në fushën e muzikës,
kritikës, artit biles edhe politikës, duhet të skuqen për dëmet në fushën shpirtërore
që i kanë bërë këtij vendi e jo të krekosen si të ditur e të formuar
intelektualisht se akoma ekzistojnë me hijen e këtyre prindërve që kanë bërë
dëme fushës së kulturore dhe shpirtërore këtij kombi. Por sic duket në Shqipëri
është pak e vështirë të kontestosh punën dhe veprën e prindit tënd, biles edhe
të kushëririt. Në historinë botërore ka patur shembuj ku fëmijë, nipa dhe mbesa
së paku janë distancuar nga dëmet që kanë bërë prindërit e tyre kombit dhe
njerëzimit në diktatura të ndryshme.
Letërsia, poezia drama, kishin më shumë rëndësi për propagandën se muzika dhe
piktura.
Ish-sigurimi i shtetit dhe sektori i propagandës dhe kulturës në komitetet e
partisë dhe në atë ekzekutiv ishte shumë i interesuar për cenzurimin e
krijimtarisë në letërsi, dramë se sa në muzikë dhe pikturë. Sic duket gjuha e
shkruar dhe e folur kishte më tepër ndikim se ajo jo-verbale sic është muzika
dhe piktura. Në fakt sot në botën post-moderne, ka më tepër forcë muzika se
letërsia. Kujto këngëtaret e dënuara ruse të grupit Pussy Riot nga sistemi
autoritarë i Putinit, se e kritikuan me muzikën e tyre në një kishë për
mungesën e demokracisë atë dhe për keqpërdorimin e opozitës ruse. Reagimi
politik opozitarë me artin muzikorë në këtë shekull tregon qartë simbolikën që
ka muzika në planin social, politik dhe kuptimorë, ndikimkin që ka ajo sot mbi
subjektin individin dhe shoqërinë. Muzika në të ardhmen do ja kalojë edhe
gjuhës dhe letërsisë në planin shprehës, komunikativ, dhënien e mesazhitdhe
kurues. Kjo hipotezë është e lidhur me "prioritetin" e muzikës edhe mbi gjuhën
e folur dhe të shkruar, sic pretendon Middliton, shkencëtarë i gjuhës. "Ka
argumente të fortë, që muzika zë një botë semiologjike, (shkenca e shenjave), e
cila në të dyja, nivelin ontogjenetik (zhvillimi) dhe filogjenetik, ka një
prioritet mbi gjuhën verbale" (Middliton,1990) .
Po ju sjell një shembull intersant ku fituesi i cmimit Nobel Tomas Transtromer
përdori terapinë e muzikës për të ndikuar tek gjuha e shkruar e tij, romani i
tij. Muzika ka një ndikim të madh edhe tek poezia, gjuha dhe letërsia
Ish diktatura duke mos i vënë shumë "rëndësi" muzikës, ishin të interesuar të
cenzuronin vetëm këngët që vinin nga perëndimi, Italia, Amerika, Anglia dhe
ish-Jugosllavia. Sektorët e propagandës dhe kulturës në komitetin ekzekutiv
kontrollonin me imtësi cdo tendencë në planin ekspresiv, rritëm dhe
orkestracione të cilat nuk i interesonin diktaturës rryma të reja në muzikë si
Rock and Rroll dhe Jazz. Natyrisht "reprezaljet" më të mëdha në muzikë u bënë
në festivalin e 11-të dhe më pas me masat e marra nuk patën nevojë të godisnin
ndonjë etapë tjetër. Kujto dënimin e Sherif Merdanit dhe Francesk Radit dhe
burgosjen e baritonit Luk Kacaj dhe dirigjentit të korit Milto Vako , etj, pa
asnjë arësye, me akuza fallso, për ti ba shembuj, në fushën e muzikës.
Megjithatë në fushën e muzikës nuk tentuan të godasin më tepër pasi nuk mund të
konstatohet ndonjë rast esktrem tjetër. Muzika nuk i "shqetësonte" shumë
diktaturën. Muzika serioze përdorte një gjuhë shumë realiste gadi urbane kurse
në muzikën e lehtë nuk konstatohej ndonjë reagim opozitarë, të mirëfilltë
dezident. Po sjell një shembull ku në muzikën serioze mbas viteve 70-të, vetëm
në ish-Jugosllavi shkruhej muzika moderne "minimaliste" e Philip Glass dhe e
kompozitorëve post-modernist, biles edhe në Kosovën e shtypur e të përdhnuar
politikisht, etnikisht dhe kulturalisht, biles edhe në nivelin klinik e
mendorë. Kurse tek neve vepra më "moderne" e luajtur në Dekadën e Majit në
fillim të viteve 80-të, ishte "Kasollja e Galigatit", e që i kushtohej Enver
Hoxhës, me një gjuhë muzikore disi ndryshe, por me tekst dhe nëntekst muzikorë
muzikorë që i bënte lavde, udhëheqësit të partisë. Kishte vetëm ndonjë
tentativë "liberale", që kontrolloheshin dhe lejoheshin vetë nga propaganda, me
përfaqësuesat e saj në komitetin e partisë, atë ekzekutiv dhe në ish- sigurimin
e shtetit. Po ju sjell një shembull të kohëve të fundit me krijuesin Florent
Boshnajku dhe Rona Nishliu, më këngën Suus, treguan superioritetin artistik,
kuptimorë dhe emocional të muzikës, (kur e dimë që kanë jetuar në një republikë
të ish-Jugosllavisë ku përdoreshin metoda represive nga serbët kundër
shqiptarëve nga Kosova për ti larguar nga tabani kombëtarë), me këngët tona të
prezantuara në festivalet e mëparshme Europiane, të cilat nuk kanë patur
vlerësim artistik pozitiv dhe kuptimorë nga specialistët e fushës në kë
aktivitet. Përjashto këngën e Anjeza Shahinit dhe ndonjë tjetër. Krahasime mund
të bëhen edhe me krijues të muzikës serioze nga Kosova që nuk kishin ndikimet tona
ideologjike dhe artistike para viteve 90-të, po mënyra e të konceptuarit e
muzikës së tyre është më domethanse në disa plane se muzika serioze tek neve që
u krijua në diktaturë dhe ishte e ndikuar nga modelet dhe nivlet më të ulta në
ish B.S., mgjithëse nuk duhet hedhur e gjitha poshtë, mbasi ka modele dhe
nivele të mira.
Periudha e dikaturës ishte ndër më të errëtat në historinë tonë. Ajo ndikoi
thellë si në planin shoqërorë dha të material e moral. Pror dëmi më i madh ju
bë mendjes dhe shpirtit, nëpërmjet artit dhe muzikës së kohës.
Do të ishte e moralshme, logjike, kohore dhe profesionale që studjuesit, media
e shkruar dhe vizuale të përshkruanin, analizonin, por mbi të gjithë studjuesit
dhe kritikët e rinj të muzikës, të të studjonin, analizonin dhe krahasonin me
shembuj konkretë atë muzikë e cila ka ndikuar për të keq në planin psikik dhe
artistik tek individët në kohën e diktaturës. Ky studim nuk duhet të ketë
qëllime denigruese, për artistë dhe individë të caktuar ose këngë e vepra të
caktuara të muzikës serioze. Studimi duhet të analizojë me mjete dhe metoda
shkencore, biles edhe virtuale dëmin që arti, muzika dhe kultura e para 90-tës
i ka bërë njeriut, mendjes dhe shoqërisë tek neve. Studiuesit dhe media e kanë
për detyrë që të gjejnë dokumenta të cilat vertetojnë dëmet e ish-diktaturës
dhe të levave të saj, ish-sigurimi i shtetit dhe lidhja e shkrimtarëve dhe
artistëve, për tiu treguar brezit të ri ndikim që kanë pasë në muzikë dhe art
para viteve 90-të. Ky debat do ti shërbejë të vërtetës dhe ndërtimit të
politikave të reja për edukimin muzikorë dhe shijet muzikore, në këtë 100
vjetorë të pavarësisë dhe në prag të integrimit tonë në Europën e lirisë,
muzikës, ekonomisë dhe artit.
Në fushën e muzikës dhe letësisë në diktaturë nuk kemi patur modelet e
piktorëve si Ibrahim Kodra dhe Lin Delia që u edukuan në perëndim.
Fatëkeqësisht në periudhën e diktaturës tek neve në fushën e muzikës dhe
letërsisë nuk kemi patur modelet e Ibrahim Kodrës dhe Lin Delisë, dhe të ndonjë
krijuesi dhe studjuesi në Kosovë, që kanë krijuar dhe janë formuar totalisht në
një botë tjetër politike dhe shoqërore, në një sistem tjetër vlerash, për të
bërë krahasime. Vepra e këtyre artistëve tregon qartë nivelin artistik, botën
shpirtërore, emocionale, imagjinare dhe komunikative të artit të tyre, thelbin
e artit të tyre krahasuar me pikturën tonë para viteve 90-të. Edhe në këtë plan
ish-sigurimi i shtetit dhe ish regjimi komunist, me levat e tyre, kanë paguar
shuma të mëdha që të mos kishte artistë të larguar shqiptarë të letërsisë dhe
muzikës me nivel të lartë në perëndim, se i bënin dëm të madh rregjimit. Në
fushën e muzikës dhe letërsisë kemi patur modele dhe artistë të formuar vetëm
në ish B.S, biles shpesh edhe me rezultate dhe arritje të dyshimata,
pavarësisht artit të tyre, kontributit, muzikës dhe letërsië më vonë në
diktaturë, që ja vlerësonte diktatura vetëm për qëllimet e saja, por që në
realitet kanë patur edhe një nivel të caktuar artistik. Në muzikë edhe në
letërsi në diktaturë vepra e artistëve tonë konkurronte vetëm me vehten dhe i
shërbente sistemit politik të kohës. Vetëm mbas viteve 80-të disa studentë të
muzikës studiuan në Rumani dhe shumë më vonë ndonjë në Itali rreth viteve 1987.
Ky fakt mund të jetë një argument që duhet marrë në konsideratë, për studjuesit
dhe muzikologët aktualë për një analizë më të hollësishme dhe më shkencore.
3.Aspekti psikologjik muzikorë
Muzika në dikaturë ka bërë dëme mendore, sjellore, kuptimore dhe kognjitive,
estetike dhe filozofike.
Një pjesë e konsiderueshme e muzikës serioze dhe të "lehtë", asaj etnike
(popullore), në ish-dikaturë krahas dëmit artistik, psikologjik, edukativ dhe
formues, ka bërë dëme mendore, sjellore, kuptimore dhe kognjitive, kreative,
estetike dhe filozofike. Muzika e kohës ndikoi thellë në planin mendorë, duke
mos e lënë individin të mendojë dhe meditojë për të krijuar individualitetin
dhe personalitetin, shpesh duke e shqetësuar, me ritmin, harmoninë dhe meloditë
e saj pa shumë kuptim dhe me një "optimizëm" fallco jo natyral. Melodia,
harmonia, rritmi, që do të thotë muzika vihej në shërbim të qëllimit politik
dhe shprehte mungesën e lirisë personale dhe individuale. Ky lloj arti pa
emocione ka ndikuar thellë tek mendja njerëzore dhe natyrisht ka ndikuar edhe
tek sjelljet. Muzika marciale p.sh. e organizon individët e grupeve të
caktuara, shtresave, moshave dhe gjendjeve të caktuara sociale, për të krijuar
idenë e rregullit dhe uniformitetin në planin mendorë e sjellorë. Marshet kanë
qëllime artistike, por edhe psikologjike e mendore dhe sociale.
Marshi është një zhanër muzikorë, me rritëm të fortë të rregullt që luhet nga
banda muzikore. Në muzikën serioze kanë shkruar marshe p.sh. Wagneri në
shekulli 19-të, "Marshi i simfonisë heroike" të Bethowenit, marshet e
Shubertit, "Marshi i vdekjes së Saulit" nga Georg Handel, etj. A mund të
krahasohen këto kryevepra të literatures botërore si strukturë, formë dhe
mesazh muzikorë me marshet partizane të kompozitorëve të ish-luftës nacional
clirimtare dhe marshet e ushtrisë sovjetike dhe kineze të kohës, pa ndjenja njerëzore,
me ritme të cilat i kanë bërë dëm psikikës mendjes njerëzore dhe kanë luajtur
rolin e kundërt të rregullit dhe interpretimit të emocioneve marciale?!
Marshet muzikore tek neve në periudha të caktuara nuk patën të njëjtin rrol dhe
ndikim si marshi klasik tradicional në historinë e e muzikës. Ato ja ndrydhën
sjelljen dhe ndjenjat idividit, biles ndikuan në të kundërtën e rregullit në
kaos. Ato edukuan një "rregull të detyruar" jo natural, që më vonë në liri u
kthyen në "kaos" sjellorë e mendorë total, krahas elementëve shoqërorë,
psikologjik dhe sistemit politik. Sipas studjuesve të natyrës patologjike dhe
klinike të muzikës, muzika ndikon njëlloj si seksi dhe ushqimi mbi sitemin
neuro-vegjeativ. Këtë teori e mbrojnë teoricientët e terapisë muzikore. Duke
ndikuar në sistemin neuro-vegjeativ, muzika ndikon direkt tek mendja dhe
sjellja sikurse ushqimi dhe seksi.
Muzika serioze dhe ajo urbane ndikoi shumë në përgjithësi në ish diktaturë,
edhe tek bota emocionale dhe kuptimore e individit.
Dëmet kognjitive janë demet direkt të mendjes, dhe procesit mendorë si
përceptimi, memoria, gjykimi, arsyetimi që kontrastojnë me proceset emocionale
dhe volitive, dëshirore. Në këtë plan përvec se muzika e keqe e kohës ndikonte
tek mendja, ajo ndikonte tek përceptimi i fenomeneve shoqërore dhe sjellore,
veshja dhe krijimi i raporteve, gjykimi i fenomeneve, emocionet e individit,
dëshirat dhe komunikimi e tij.
Po ku bëhej fjalë për të bukurën në art!? Muzika e kohës kishte si simbol dhe
qëllim partinë dhe ish dikatatorin dhe grupin "kriminal të ish-byrosë politike.
Muzika e kohës ishte shumë larg me natyrën së bukurës, shijes së mirë e të
kultivuar dhe intelektuale sic e ka muzika klasike apo Jazz, krjimit të muzikës
të vërtetë të bukur, ku të prezantoheshin gjykimi, arsyetmi, ndjenjat e
individit dhe shija e tij.
Muzikës së kohës i mungonte totalisht filozofia, realiteti, ekzsistenca, dija,
vlerat arësyeja mendja dhe gjuha. As që bëhej fjalë për mesazhe filozofike,
përvec dialektikës marksiste. Ku mund të ketë filozofi një këngë për
traktoristin, minatorin, partizanin, grurin, fabrikën, "vdekjen", fitoret e
socializmit, etj,
Si përfundim si mund të quhet art muzikë e mirëfilltë, një art të cilit i kanë
munguar të gjitë këto elemtë shumë rë rëndësishëm, të cilat kanë një rrol të
madh për dhënjen e mesazhit muzikorë.
Pos sjell një shembull kur në vite 89-90-të u luajt opera "Borana" me temë nga
lufta nacional-clirimtare, e një kompozitori të njohur që ishte një katastrofë
artsitike, muzikore, mendore dhe politike. Si përfundim ky lloj arti muzikorë
ka qenë i pranishëm deri në "grahmat e fundit" të sistemit, e që nuk janë shumë
vite vetëm rreth 20 vjetë.
Melodia, Ritmi dhe Harmonia në muzikën e ish-diktaturës.
Muzika e kohës së ish-diktaturës si të gjithë arti muzikorë në përgjithësi,
përdorte një rritëm, melodi, harmoni të caktuar për të krijuar muzikën e kohës.
Ritmi është përcaktuar si lëvizje me elemetë të fortë dhe të dobët. Ritmi
pretendojnë antropologët e ka cuar individin, njeriun primitiv në këmbë. Ritmi
ndikon në planin psikik, mendorë dhe në frymëmarrje. Ritmi i pjesëve muzikore
në ish-dikataurë ishte i thatë, pa sinkopa, pa thyerje, statik pa jetë, i
keqinterpretuar dhe pa ndjenja, jo me vazhdimsi. Ritmet popullore ishin të
cenzuruara dhe lejoheshin vetëm ato rritme që i shkonin përshtat diktaturës, që
nuk jepnin mesazhe dhe kishin "frekuenca" të cilat nuk tarnsmetonin lëvizje dhe
zhvillim mendorë, shpirtërorë e jetësorë.
Harmonia në muzikë është
përdorimi i akordeve, toneve, ngjyrave, notave. Studimi i saj përfshin akordet
dhe principet e lidhjeve të tyre. Harmonia i referohet shpesh aspektit
"vertikal" në muzikë.
Harmonia e muzikës e përdorur në periudhën e dikaturës, ishte e thatë pa
ngjyra, pa kontraste, pa imagjinatë e fantazi, jo naturale, jo "inteligjente".
Harmonia e kohës nuk përdorte dizonanca për muzikën moderne, biles as që mund
të bëhej fjalë për hamoninë a-tonale, për të krijuar edhe një mendim hamonik të
vërtetë tek dëgjuesit, ngacmues dhe artistik. Harmonia e shoqëron melodinë duke
i dhënë kuptim asaj. Harmonia e kohës shpesh ndikonte për të keq tek bota
kuptimore dhe përceptimi i muzikës.
Melodia është linjë, zë, që kombinohet me rritmin dhe harmoninë me frazat
muzikore, motivet muzikore dhe ngjyrat e tingullit.
Melodia e pjesëve muzikore në ish-kohën e dikaturës, ka qenë pa fantazi,
ndjenja dhe shumë strikte. Nuk mund të hidhen poshtë melodi të krijuara nga
kompozitorë të ndryshëm të talentuar si në muzikën e lehtë, atë urbane dhe
serioze, por cenzura e ndrydhi melodinë e kohës në planin shprehës dhe emocional.
Linjat melodike shesh shprehnin dhe thonin shumë pak. Melodia kombinohej pa
shije me harmoninë, nuk ishte e menduar mirë, kishte shumë pak mendim, frazat
muzikore ishin të thata, përdorej një ngjyrë tingulli pa jetë.
4. Aspekti reformë në planin gjeokulturorë dhe gjithë-shqiptarë.
A është e nevojshme rivlerësimi dhe reforma e madhe në muzikën shqiptare në
këtë 100 vjetorë?
Pratella dhe "Manifesti futurist i muzikës"
Mendoj se muzika shqiptare ka nevojë për një reformë të mirëfilltë dhe studime të
mirëfillta në të gjitha planet, krijuese dhe përceptuese. Reforma duhet të
fillojë me edukimin dhe formimin muzikorë, duke filluar që nga nivele më të
ulta moshat e vogla dhe duke përfunduar në nivelet më të larta në Akademitë e
arteve, në Tiranë e Shkodër, në rikonceptimin e programeve dhe metodikave dhe
në dhënien e një rëndësie të vecantë edukimit muzikorë dhe në përgjithësi kësaj
fushe. Kjo reformë kërkohet të bëhet së pari në planin profesional, studimorë,
shpirtërorë dhe konceptual dhe së dyti është e domosdoshme mbasi ka patur në
vitet e diktaturës shumë cenzurë nga institucionet përkatëse sic ishte
ish-sigurimi i shtetit dhe leva të tjera të Partisë së Punës që kanë ndikuar
shumë në botën emocionale të krijuesve dhe interpretuesve, duke mos anashkaluar
rezultatet e larta, në fushën e interpretimit dhe në kanto që individë të
caktuar i kanë arritur me punë dhe talentin e tyre. Edhe në periudhën
tranzitive me uljet dhe ngritjet e saja në planin social, politik dhe
emocional, institucionet përkatëse nuk arritën ta bëjnë reformën e vërtetë
muzikë, megjithë tentativat e caktuara dhe hapjen e shoqërisë shqiptare me
vendet e zhvilluara në fushën e muzikës. Kjo reformë nuk duhet të kursejë
gjithashtu më emra dhe vepra të vecanta të cilat nuk kanë domethanje dhe
mesazhe të qarta artistike, pra që kanë shumë pak "lidhje" me nocionin art dhe
muzikë e vërtetë. Kur lexon që Pratella tek "Manifesti futurist" nuk kursente
emra të mëdhenj si Puccini dhe biles Maskagni dhe nivelin e ultë në
konservatoret italine, për hir të zhvillimit të muzikës, ndërrimt të gjuhës dhe
mjeteve shprehëse të muzikës, koncetimit të saj, refomës në muzikën italiane të
kohës. Imagjinoje që tek neve që ka me dhjetra shembuj, krijues të muzikës që e
meritojnë të sudjohet dhe analizohet arti tyre pa vlera muzikore dhe ti jipet
vendi që i takon, me argumeta shkencorë, që ti shërbejë të ardhmes së fushës.
Sot ka shumë studjues të rinj të muzikologjisë që kanë studjuar në perëndim dhe
mund dhe duhet ta bëjnë një analizë dhe studim të tillë, kruesisht në planin
psikologjik, që do ti shërbejë artit muzikor në Shqipëri. Italia e ka filluar
reformën në muzikë 100 vjet përpara, me Francesko Balilla Pratellën, me
dokumentin e quajtur: "Manifesti i futurizmit". Pratella deklarone në atë kohë
se muzika italiane ishte inferiore me muzikën jashtë Italisë. Ai vlerësone
gjeninë "sublime" të Wagnerit dhe shikonte disa vlera tek punët Richard
Strauss, Debussy, Elgar, Mussorgsky, Glazunov dhe Sibelius. Në kontrast muzika
italiane e kohës ishte dominuar nga opera në një formë absurde dhe
"anti-muzikore". Sipas Pratellës në konservatoret e kohës në Itali,
inkurarjohej prapambetja dhe mediokriteti. Dhe kur mendon se Italianët, nuk
kanë kaluar periudha diktatoriale dhe meskine si tek neve në komunizëm dhe nuk
kanë patur "ish-sigurim shteti" dhe organe të cenzurës për cënimin e botës
shpirtërore dhe që muzika e arti kanë lindur në Itali. Unë nuk pretendoj që
muzikën tonë ta krahasoj me atë italiane që është shkollë dhe kulturë
arketipiale, e thellë, por edhe neve kemi modele shumë të mira në fushën e
muzikës. Pratella iu bashkua lëvizjes futuriste dhe kompozoi një numur veprash
moderniste për orkestër dhe ansamble dhome. Ai është autori i "Manifsetit
futurist" të muzikës në 1910, tamam 112 vjet përpara. Botuesat e kohës përjetësonin
mediokritetin dhe dominimin e muzikës me paqëndrueshmërinë dhe vulgarizëm të
operave të Puccinit dhe Umberto Giordanos. Italiani të cilin e vlerësonte
Pratella ishte ish-mësuesi i tij Mascagni, se ai ishte rebeluar kundër botuesve
dhe provonte shpikjen dhe inovacione në opera, megjithëse edhe Mascagni, ishte
shumë tradicional për shijet e Pratellës.
E solla pikërisht këtë shembull se mendoj se ka ardhur koha një "Pratellë
shqiptarë ose një grup studjuesish", për fillimin e një reforme të madhe të
vërtetë në muzikën shqiptare, por në një shekull tjetër, në një botë
post-moderne, ku muzika jo vetëm në Itali por në te gjithë botën ka një
zhvillim marramendës. Koha e dhe vetë muzika e kërkojnë një reformë të tillë,
megjithëse nuk duhet kurrë të mohohen arritjet në këtë fushë edhe ndonjë
"tentativë", por që kanë qenë gjysmake.
Reformat dhe rivlerësimi në muzikë shqiptare dhe konteksti ri gjeopolitik në
rajonin tonë, Kosova, Shqiptarët e Maqedonisë dhe ato të Malit të Zi.
Reformat në fushën e muzikës duhet të zhvillohen në kontekstin e ri
gjeopolitik, Kosovën, Shqiptarët e Maqedonisë dhe ato të Malit të Zi, për vetë
realitetin gjeopolitik dhe rëndësinë që ka marrë ceshtja shqiptare. Studimi dhe
kërkimi në fushën e muzikës si në fushën e edukimt dhe në atë të krijimit dhe
interpretimit duhet të shikohet në këtë plan që është një realitet i ri. Ashtu
sic është unifikue abetarja për të mësuar gjuhën e folur, ashtu duhet të
unifikohen edhe tekstet për studimin në fushën e muzikës. Duke zhvilluar një
metodë krahasuese shkencore dhe të studjohet gjuha muzikore në muzikën e lehtë,
atë serioze dhe në atë etnike e përdorur në këto hapsira shqiptare në
kontekstin kohë dhe hapsirë, që do të thotë muzikë e krijiuar para viteve 90-të
dhe mbas realiteteve të reja politike në Kosovë dhe kudo që janë shqiptarët.
Edhe në këtë fushë diktatura dhe ish-sigurimi i shtetit kanë qenë shumë të
kujdeshëm dhe ka patur qëllime politike kur lektorët tonë jepnin mësim në
Kosovë dhe me shkëmbimet kulturore ndërmjet nesh. Unifikimi i metodikave të
mësimdhënjes, interpretimit, krijimit dhe studimit të kulturës etnike është i
domosdoshëm. Shkrimi i një historie të muzikës të përbashkët është gjithashtu
shumë i nevojshëm në këtë 100 vjetorë. Po sjell një shembull Bethoveni studimet
i ka mbarue në Austri, po është gjerman, ka lindur në Bon. Ai ësht një mit dhe
figurë globale e simbolike, por studjohet edhe si pjesë e kulturës gjermanike,
pasi në realitet i përket kësaj kulture, gjuhe dhe arketipi. Me të vërtetë
muzika është gjuhë simbolike, por gjuha e folur në rastin tonë shqipja, ka
ndikim tek gjithsejcili muzikant, krijues, studjues që flet dhe mendon në
shqip.
Ia kemi të gjithë për "borxh" muzikës, kombit dhe publikut tonë!
Jemi "pak" vonë, por ma mirë vonë se kurrë thotë populli!