E Martë, 05.21.2024, 02:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BYTYÇI E VLERËSON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË KOSOVË, DR. ISLAM LAUKA
Nga VALDET ERMALI

E Martë, 10.02.2012, 09:44am (GMT+1)



Bytyçi në fundshtator 2012 në qytetin alpin përjetoi një festë të veçantë për nga dimensionet e vlerësimit të personaliteteve e të pjesmarrjes nga hapësirat etnike shqiptare e nga gjithato vende euro-atlantike. Iu jepej titulli i lartë "Qytetar Nderi" burrave të shquar bytyças: Dr. Islam Lauka, Ambasador i Shqipërisë në Prishtinë, President i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike e Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike; atdhetari, studiuesi, piktori e biznesmeni Sejdi Bytyçi me banim në SHBA, autor i veprës së sukseshme "Kosova-Rruga e Lirisë" (botuar në anglisht, 2012); Ali Brahim Zherka (pas vdekjes), figurë e shquar e Luftës Antifashiste në Malësinë e Gjakovës e në Kosovë; vëllezërit nacionalistë Gani e Sahit Kryeziu, që vepruan aktivisht në Bytyç e deri në Alpe dhe në Kosovë; etj.
Në këtë veprimtari "Nderim për Kontributet" kishin ardhë kryetarët e komunave si ai i Preshevës në Kosovën Lindore , Ragmi Mustafa, ai i Gjakovës, Pal Lekaj, ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Dr. Gazmend Pula, sekretari i Forumit Shqiptar të Kulturës, Edukimit e Shkencës, Adil Kaloshi nga Salsburgi i Austrisë, bytyçasi Adil Kaloshi etj.

Në këtë ditë-festë të jehonshme me aktivitete morën pjesë e floën deputeti i Tropojës, Besnik Dushaj, kryetari i komunës së Bytyçit, Feriz Hoxha, kryetari i bashkisë së qytetit alpin, Agron Demushi; shkrimtarët e studiuesit: Gjon Neçaj, Ibrahim Kadri Malaj, Avdyl Sula, Lulzim Logu etj.

Pershendetja e studiuesit, humanistit e veprimtarit shoqëror, Adil Kaloshi, u pëlqye nga të pranishmit në këtë aktivitet, pasi fliste një nga personalitetet e shquara të Bytyçit e të diasporës tropojane në botën euro-atlantike, që ka dhanë kontribute të mëdha me studime e ndihma humanitare për vendlindjen. Po gjejmë rast ta publikojmë:

"Në emrin e të gjithë diasporës së Bytyçit, dhe në veçanti të vëllezërve Bytyçi në Nju Jork të Amerikës, dhe të motrës tonë të nderuar në Belgjikë, Rukie Ramja, ju uroj nga zemra sukses në këtë 100 Vjetor të Pavarësisë. Edhe pse fizikisht jemi larg, me mendje e me zemër jemi pranë Jush, këtu në Bytyç!

Në takimet e diskutimet që bëjmë në Diasporë shpesh bashkëbisedojmë: Ne nuk duhet ti shesim mend njeri-tjetrit se kush ka lekë ma shumë apo kush e ka makinën ma luksoze, po kush ka investuar ma shumë në vendlindje. Gjermanët thonë: lekët shkojnë e vijnë. Edhe makina ma luksoze, nuk jeton ma shumë se 12 vjet, por dashuria, respekti, urtësia dhe bamirsia jetojnë në shekuj.

Dhe këtë e vërteton më mire se kushdo, Nënë Tereza, e cila nuk ishte milionere dhe as nuk kishte dalë nga oborret mbretërore, por një grua e thjeshtë, që me dashurinë, respektin, urtësinë dhe bamirsinë e saj e detyroj tërë botën me i thirrë: Nanë!

Edhe vendet atje ku banojmë e jetojmë, Zoti nuk i ka ba ma të mira, se këto tonat këtu, në Bytyç e në Malësinë e Gjakovës, po dora e njeriut në breza i ka rregulluar e zbukuruar.

Sot më shumë se kurrë Shqipëria është më afër Europës dhe Europa është më afër Shqipërisë, sot që asfalti ka mbrri tek dera e shtëpisë, ne duhet të investojmë sa më shumë në vendlindjen tonë. Dikush një shtëpi, dikush një pemtari, dikush një urë, dikush një krue, duke rregulluar varret e të parwve tanë etj. tw japim contribute qw brezat e ardhshëm të na kujtojnë edhe neve duke e çuar ma përpara veprën tone, ashtu sikur i kujtojmë ne sot, të parët tanë, për trimërinë, zgjuarsinë dhe bujarinë e tyre.

Duke mos u zgjatur më shumë, që vendin në vend të fjalvëe, tja lëmë veprave. Më lejoni t'ju uroj nga zemra edhe një herë urime dhe suksese në familjet e Juaja! Ishalla: Zoti e Dervish Luzha na ndihmon Ne, dhe Ne ndihmojmë njëri-tjetrin"


VALDET ERMALI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA DHJETË MULTIMILIONERËT MË TË MËDHENJ TË SHQIPËRISË (10.02.2012)
100 VJET PAVARËSI - I DREJTOHEM SHPIRTIT DHE MENDJES SË KOMBIT SHQIPTARNga AT NIKOLLA MARKU (10.01.2012)
ESHTRAT E ISA BOLETINIT, PËRPJEKJET E QEVERISË PËR T'I TËRHEQUR NGA MALI I ZI NË VITIN 1923 (10.01.2012)
MADELEINE ALBRIGHT - AJO QË KEMI BËRË NË KOSOVË ISHTE E DREJTËBiseda me zonjën Albright u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” (10.01.2012)
EDIP OHRI: NËNA IME U MARTUA ME TË BIRIN E ISMAIL QEMALITFlet djali i birësuar i të birit të Ismail Qemalit (10.01.2012)
HAPET PANAIRI I PARË MYSLIMAN NË BRUKSELNë Bruksel jetojnë rreth 250 mijë banorë të fesë myslimane (10.01.2012)
VETËVENDOSJE DEMASKON VAJTJEN E KABINETIT QEVERITAR NË NJU JORK - EKSKURSION ME PARATË E POPULLIT (09.30.2012)
MË 1953 ËSHTË SEKUESTRUAR NË STRUGË DOKUMENTI ORIGJINAL I PAVARËSISË SË KOSOVËSQazim bej Vlora vendosi të braktisë Shqipërinë, u vendos në Strugë, ku vdiq më 1953 (09.30.2012)
ME PROJEKTIN TAP EVROPA BËN NJË HAP PËRPARA PËR TË DALË NGA KTHETRAT E RUSISËNga BARBARA LEWIS, Reuters (09.30.2012)
CLAYDEE I KËNGËS 'MAMACITA BUENA' - JAM SHQIPTAR (09.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]