E Djelë, 05.19.2024, 06:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË VEND PËR NËNË TEREZËN NË KATEDRALEN E UASHINGTONIT

E Djelë, 10.28.2012, 06:19pm (GMT+1)



Një portret i skalitur në një nga pjesët më simbolike të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit, e radhit Nënë Terezën mes figurave të tjera që kanë bërë vepra kuptimplota në mbrojtje të të drejtave të njeriut, drejtësi sociale, dhe mirëqenien e individëve. Një ceremoni e posaçme kombinonte nderimin për një nga dekanët më me ndikim të Katedrales dhe për veprën e Nënë Terezës.



Katedralja e Uashingtonit është një nga objektet më të rëndësishme të qytetit, me peshë fetare dhe kombëtare. Ditët e fundit në një shërbesë të veçantë lutjesh të mbrëmjes, Nënë Tereza u bë pjesë e historisë së saj.

Një portret i skalitur në një nga kolonat e saj në Këndin e të Drejtave të Njeriut, duket sikur shikon nga lart vizitorët.

Ceremonia ishte organizuar për t'ia kushtuar bustin e saj ish- dekanit të Katedrales, i Përndershmi Samuel T. Lloyd III, i cili mbajti edhe predikimin për Nënë Terezën. Ai foli për punën e pareshtur të Nënë Terezës, e cila e vuri veten në shërbim të atyre më pafat dhe që megjithëse nuk kërkonte famë u bë një nga figurat më të njohura dhe të admiruara në botë dhe fitoi Çmimin Nobel të paqes.
   
"Askush nuk mund ta kishte imagjinuar këtë lloj fame për këtë 18 vjeçare shtatvogël shqiptare që la shtëpinë e saj për t'u bashkuar me urdhrin katolik të Motrave të Loretos".

Duke folur për figurën komplekse të Nënë Terezës dhe për vuajtjen e saj kur për shumë vjet nuk e ndjeu praninë e Krishtit, megjithatë besoi deri në fund ai tha se ajo nuk ishte shenjtore që nuk ngrinte pikëpyetje për asgjë.
   
"Ajo ishte si ne, plot me dyshime, shpesh e ngatërruar nga errësira".

Skalitja e bustit nuk ishte punë e thjeshtë, pasi u krijua nga guri ekzistues, pjesë e kolonës. Chas Fagan është skulptori që krijoi modelin, ndërsa Sean Callahan, është skalitësi i Katedrales që e gdhendi atë.

"Sfida ime ishte që të krijoja skulpturën e dikujt që e njeh gjithë bota por që njëkohësisht të ishte një vepër e veçantë".

Zoti Callahan tha se megjithë sfidat e gdhendjes në një gur 100 vjeçar, ishte kënaqësi për të skaliste portretin e Nënë Terezës.

"Nënë Tereza është një zgjedhje e natyrshme për një kënd të të drejtave të njeriut. Dhe është e mrekullueshme të kesh përballë njëra tjetrës dy gra modeste që plotësojnë  njëra-tjetrën. Duket një zgjedhje e natyrshme".

Zoti Callahan e ka fjalën për aktivisten e të Drejtave Civile Rosa Parks, portreti i së cilës qëndron përballë atij të Nënë Terezës. Të dy portretet u vendosën vitin e kaluar. Vetëm tre figura të tjera janë të skalitura në këndin e të drejtave të njeriut, arqipeshkvi Oscar Romero, ish-zonja e parë Eleanor Roosevelt dhe ish dekani i Katedrales dhe Peshkop i Uashingtonit, John T. Walker.

Motrat Mushkolaj, janë të prekura nga ceremonia.

 "Përshtypjet janë të mrekullueshme. Jam shumë e gëzuar që jam këtu në Uashington për vizitë këto ditë. Jam shumë e gëzuar që në Katedrale është edhe busti i Nënë Terezës".

"Kam nderin të jetoj këtu sonte ku zbulohet busti i Nënës Terezë dhe shumë krenohem që në fjalimin që mbajtën ata përmendën që Nëna Terezë është shqiptare".

Patty Johnson, misionere e Katedrales  thotë se Nënë Tereza ishte një simbol dinamike dhe modestie.
.
"Jam shumë e lumtur që e nderuam sot në Katedrale, që e bëmë pjesë të këndit të të drejtave të njeriut dhe që ndoshta të gjithë ne të frymëzohemi të ndihmojmë ata që janë më pa fat në rrugët tona të Washingtonit dhe në gjithë vendin dhe botën, ata që kanë më pak, ata që janë të humbur dhe të lënë pas dore, sepse Nënë Tereza për ata luftoi dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë".

Ndërsa Abne B. Lall që është nga India, e vë theksin tek lidhja e veçantë e Nënë Terezës me atë vend.

"Ishte shumë interesante që një e krishterë u mbështet në fillim nga njerëz të besimit Hindu për të filluar misionin e saj të madh".

Por ndoshta i përndershmi Lloyd e përmblodhi më mire kuptimin e kësaj shtese në Katedralen Kombëtare.  
   
"Falenderojmë Zotin që në një kënd të kësaj Katedraleje madhështore, do të jetë gjithmonë fytyra e thjeshtë, por njëkohësisht me një bukuri rrezatuese e kësaj gruaje shtatvogël shqiptare që gjithë jetën deshi njerëzit dhe deshi Krishtin".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ORHAN JEGENI - KRUSHQIA MES FRASHËRLLINJEV DHE TOPTANËVENga FATOS VELIU (10.27.2012)
BASHKIA E UASHINGTONIT FESTON DITËN E ILIR ZHERKËS (10.27.2012)
Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (5)NANË - TEREZA, NANA E GLOBIT!Teksti: ZEQIR LUSHAJ, Këndojnë: Dida-Çela-Kovaçi (10.27.2012)
BAJRAKTARËT DHE ÇAUSHËT ZYRTARË TË BESIMIT ISLAM NË KOSOVË - SKANDAL PËR VENDIN!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (10.26.2012)
AKADEMI PERKUJTIMORE PER VELI SELIMIN ME MOTON 'Ditët e mërgimtarit'Fotoreportazh nga AGIM GASHI (10.26.2012)
PROTESTOJ E NUK FESTOJNga AGIM GASHI-Gjermani (10.25.2012)
NGA FESTIMI I KURBAN BAJRAMIT NË TIRANËKurban Bajrami është një festë e shenjtë ku shprehen cilësitë më të larta të besimit mysliman (10.25.2012)
HILLARY CLINTON URON MYSLIMANËT KOSOVARË PËR FESTËN E BAJRAMIT (10.25.2012)
PELEGRINËT MYSLIMANË MARSHUAN DREJT MALIT ARAFAT (10.25.2012)
MEKË - TRE MILIONË BESIMTARË MARRIN PJESË NË PELEGRINAZH, SOT NGJITJA NË MALIN ARAFAT (10.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]