E Shtunë, 04.27.2024, 09:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NDERIME NË NJU JORK PËR DËSHMORIN LIRAK BEJKO
Fotoreportazh nga ILIR HYSA, Ph. D.

E Hënë, 11.05.2012, 09:23am (GMT+1)




Me pёrkujdesjen e Forumit Shqiptaro Amerikan pёr Demokraci u organizua pёrpara ndёrtesёs sё Misionit tё Republikёs sё Shqipёrisё Pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara nё Nju Jork (320 East 79 Street, New York, NY) njё pёrshpirtje pёrkujtimore pёr tё nderuar kujtimin e dёshmorit Lirak Bejko, i cili humbi jetёn nё 2 Nёntor 2012 nё njё spital nё Bari tё Italisё, pas betejёs me plagёt e marra nga zjarri qё i vuri vetes nё shenjё proteste ndaj heshtjes sё qeverisё shqiptare gjatё grevёs sё urisё sё ish-tё Pёrndjekurve Politikё tё diktaturёs komuniste.

Shqiptaro-Amerikanёt kishin lёnё menjanё punёt dhe familjet e tyre nё kёtё fundjavё pёr tё demonstruar respektin dhe pёr tё shprehur dhimbjen e tyre pёr humbjen e njё martiri. Nё tubim morёn pjesё edhe bashkёvuajtёsit e burgut famёkeq tё Spaҫit, zotёrinjtё Pёllumb Lamaj, Rajmond Sejko, Musa Hoxha, Muharrem Gjydollari, dhe Aleksandёr Goro.

Folёsi i vetёm i kёtij tubimi pёrkujtimor, ish-studenti i "Univesitetit" tё Spaҫit pёr 12 vjet, zoti Pёllumb Lamaj, pasi falenderoi pjesёmarrёsit qё u tubuan tё nderonin kujtimin e bashkёvuajtёsit tё tij dhe pasi propozoi njё moment heshtje nё kujtim tё dёshmorit Lirak Bejko tha: "Nё kёto momente tragjike kur do tё dёshironim tё ishim pranё tё ndjerit, dёshmorit tё demokracisё, Lirak Bejko, ne, njё grup shqiptaro-amerikanёsh, pёrfaqёsues tё Forumit Shqiptaro Amerikan pёr Demokraci, ish-bashkёvuajtёs, kemi ardhur sot kёtu pёr tё treguar solidaritetin tonё dhe pёr t'i shprehur ngushёllimet tona familjes, por njёkohёsisht pёr t'i dhёnё njё mesazh tiranёve tё kuq tё Tiranёs: Ky ёshtё fillimi i fundit tuaj, hiena tё kuqe."

Pas njё momenti pauze, i prekur thellё emocionalisht nga fotoja e Lirak Bejkos mes flakёve nё sfond, Lamaj nuk e fshehu dot dhimbjen por gjithёsesi, ashtu i pikёlluar, vazhdoi me fjalё zemre:

"TI ike vёllai i vuajtjeve,fluturove lart,
Atje ku veҫ ёngjujt jetojnё,
Ushtar i Zotit ishe pёrherё,
Tani tё ka mburojё...."

Jeta dhe vdekja jo, s'bashkёjetojnё,
Pafajёsia dhe krimi s'janё njё gjini,
Nё emёr tё popullit nuk mund tё dёnojnё,
Kurrёn e kurrёs varrmihёsit e tij..."

Pjesёmarresit ndezёn qirinj dhe vendosёn lule pranё njё posteri tё madh me foton e Lirak Bejkos nё flakё dhe thanё nё heshtje lutjet e tyre tё rastit. Ra nё sy interesimi i kalimtarёve dhe banorёve tё zonёs, tё cilёt nuk ngurruan tё afroheshin pёr tё mёsuar mё shumё rreth njeriut tё pёrfshirё nga flakёt qё kishte ardhur pёr ti "pёrshёndetur" kёtё mbrёmje.

Ky aktivitet pёrkujtimor i Forumit Shqiptaro Amerikan pёr Demokraci pёrpara ndёrtesёs sё Misionit tё Shqipёrisё Pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara ishte nё vijim tё tubimeve tё mbajtura nga ky forum pranё Selisё sё Pёrgjthshme tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashuara gjatё grevёs sё urisё sё ish-tё Pёrndjekurve Politikё disa ditё mё parё.




ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELEGJI PËR LIRAK BEJKONNga ILIR HYSA (11.04.2012)
ZOTBEKUARA, E DREJTA HUMANEPoezi kushtuar martirit Lirak BejkoNga ARTUR VREKAJ (11.04.2012)
PAK KOHË, GJETE PAK KOHË PËR TË VDEKURPoezi nga LUAN MEMA (11.04.2012)
ZËVENDËSMINISTRI NUREDIN LUSHTAKU KA RRAHUR DREJTORIN MUSTAFË XHEMAJLI (11.03.2012)
ALBANIAN CANADIAN EVENTS SJELL ELITËN E KULTURËS SHQIPTARE PËR 100 VJETORINNga NORA KALAJA, New York (11.03.2012)
GJENEVË - MANIFESTIM MADHËSHTOR ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (11.02.2012)
FOTOGALERI - HILLARY CLINTON NË KUVENDIN E SHQIPËRISË (11.01.2012)
Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (6)PËRJETËSISHT, DORËN N’FLAMURTeksti: ZEQIR LUSHAJ, Këndojnë: P. Brati e H. Kastrati (11.01.2012)
SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT HILLARY CLINTON BËRI THIRRJE PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI, POR PA PREKUR SOVRANITETIN E KOSOVËS (10.31.2012)
FOTOGALERI - SEKRETARJA E SHTETIT HILLARY CLINTON TAKON LIDERËT E KOSOVËS (10.31.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]