E Mërkurë, 05.08.2024, 05:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT HILLARY CLINTON BËRI THIRRJE PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI, POR PA PREKUR SOVRANITETIN E KOSOVËS

E Mërkurë, 10.31.2012, 04:47pm (GMT+1)




Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kundërshtojnë çfarëdo bisedimesh për kufijtë e Kosovës.
 
Komentet e saj pasuan takimet me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Sekretarja Clinton, e cila është shoqëruar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se për Shtetet e Bashkuara, cështja e statusit të Kosovës, është e përfunduar.
 
"Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë, por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara fuqishëm ndaj tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Kosovës dhe për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë Kosovën. Ne kundërshtojmë çdo diskutim për ndryshimin e territorit apo rihapjes së statusit të pavarur të Kosovës. Këto cështje nuk janë të hapura për diskutim. Kufijtë e Kosovës së pavarur e sovrane, janë të qartë dhe të vendosur", tha sekretarja Clinton, e cila bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve dhe zbatimin e të gjitha mjarëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
 
"Ne besojmë se dialogu, që kryeministri ka filluar me Catherine Ashton dhe kryeministrin e Serbisë, është absolutisht thelbësorë dhe ai siguron një rrugë të përparimit, qëndrueshmërisë dhe paqes afatgjate. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiç në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm dhe i zgjuar", tha sekretarja Clinton, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe të bien dakord edhe për marrëveshje të reja, që janë të domosdoshme për pëprarimin e të dyja vendeve.
Ajo vlerësoi lartë edhe rolin e presidentes Jahjaga për ndryshimin e imazhit të Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e qeverisë së saj për të ardhmen e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ajo siguroi mikpritësit e saj për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën duke e cilësuar atë si një cështje të rëndëishme jo vetëm për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara por edhe për të dhe familjen e saj.
 
"‹"‹Ndërkaq, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se të gjitha vendet e rajonit duhet ta vazhojnë rrugëtimin e tyre drejt integrimeve evropiane, duke vënë theksin në rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
"Dialogu që kemi filluar nuk është i lehtë, për asnjërin nga kryeminstrat, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë dhe e di që edhe për qytetarët e Kosovës nuk është i lehtë. po ashtu. Por, ky dialog ka për qëllim ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë në veri të Kosovës. Kjo bëhet duke biseduar hapur dhe lirshëm. Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç janë treguar të guximshëm në takimin e mbajtur në Bruksel", tha zonja Ashton.
 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u zotua se institucionet e Kosovës do të përmbushin të gjitha detyrimet në rugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, përfshirë edhe normalizimin e marëdhënieve me Serbinë.
 
"U pajtuam bashkërisht me sekretaren Clinton dhe baroneshën Ashton, se procesi i normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për evropianizimin e rajonit. Kosova është e vendosur për këtë proces. Por, të jemi të qartë. Ora e historisë nuk do të kthehet prapa. Shteti i Kosovës po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial dhe organizimi i brendshëm shtetëror janë fakte të njohura ndërkombëtarisht dhe të padiskutueshme", tha kryeministri Thaçi.
 
Sekretarja Clinton u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të punojnë për zgjidhjen e shqetësimeve të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ajo takoi një grup pjesëtarësh të këtij komuniteti të rikthyer në Kosovë, gjatë një vizite në kishën e Shën Nikollës në Prishtinë, një nga objektet fetare që është rindërtuar nga qeveria e Kosovësn pas dëmtimit të saj në trazirat e marsit të vitit 2004.
 
Sekretarja Clinton, qëndroi në Prishtinë në kuadër të një turneu në Ballkanin perëndimor, që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në rajonin ende të ngarkuar me tensione etnike.
 
Të martën ajo qëndroi në Beograd, ku bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marëdhnëieve me Kosovën pa këkruar njohjen e pavarësis së saj nga Serbia.
 
Vizita e saj pritet t'u jap një shtytje të re planeve për përshpejtimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdimi i të cilave pritet gjatë muajit nëntor.
 
Beogradi refuzon ta njohë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Shtetet e Bashkuara dhe shumë prej fuqive evropiane e kanë njohur pavarësinë e saj ndërsa janë vënë në kërkim të zgjidhjes së situatës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.
 
Diplomatët euro perëndimorë i kanë bërë thirrje Beogradit të heq dorë nga mbështetja e strukturave paralele serbe në veri.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI - SEKRETARJA E SHTETIT HILLARY CLINTON TAKON LIDERËT E KOSOVËS (10.31.2012)
GJYKATA EVROPIANE E AUDITORËVE VLERËSON SE KOSOVA KA SHKALLË TË LARTË TË KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONITNdërsa ndihma evropiane është e pafrytshme (10.31.2012)
50 SHTËPI TË SHKATËRRUARA NGA ZJARRI NË NJU JORK (10.30.2012)
STUHIA SANDY, NJU JORKU NË ERRËSIRË - BREGDETI LINDOR I PËRMBYTURPresidenti Obama shpalli gjendjen e "katastrofave madhore" në shtetet Nju Jork dhe Nju Xhërzi, ku stuhia Sandy dëmtoi rëndë rajonin (10.30.2012)
RITA ORA NË NJU JORK- DETYROHET TË ANULOJË KONCERTIN PËR SHKAK TË STUHISË 'SANDY'Në rrjetin social Twitter, këngëtarja kosovare ka shprehur keqardhjen e saj për popullin amerikan (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - TË EKZEKUTUARIT E AMBASADËS SOVJETIKE, ULËRIMA DHE TMERR TEKSA JEPNIN SHPIRTNga FATOS VELIU (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - NGJARJA MË 1951 NË AMBASADËN SOVJETIKE - EKZEKUTOHEN DY KUNETËRIT E HAXHI LLESHITNga FATOS VELIU (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - VAJZA E SAMI FRASHËRIT KA NDALUAR FORCËRISHT ARDHJEN E ESHTRAVE TË TË ATIT NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (10.29.2012)
ZJARRI NË RTK SHKATËRROI ARKIVIN 1999-2004 (10.29.2012)
RITA ORA IA PREZANTON BOTËS KOSOVËN (10.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]