Dhe zjarrit i kalle datën,
dhe Tiranën e shkunde
shtet e bajrak;
Bota pa në mes të ditës Shqipërinë
që ringrihej me ty, Lirak!
KërthizëShqipërisë,
flamuri kombëtar mban zi
nëntornjëqindit të Vlorës
për Kauzën e Pabërë Liri!
Si dje, si sot njëlloj
na piu sytë
DyFytyrëParia!
Gjumëtrembur,
TiranëBllokReja
Lanës friket nga vegjëlia!
Edhe vdekja vetë ka frikë
e jo me pusht-etarët;
Kur të pambrojturit kryengritës
veç për të drejta humane
i brumin fjalët!
Shumë kulte varr e ç'varr Tiranë,
Llum e më llum
Po shkon detit o Lanë!
..................................
Liria përflakur klith SheshTirane,
për më të thjeshtën - zotbekuar
të drejtën humane!
ArturVrekaj2012nentor3usa