E Shtunë, 04.27.2024, 08:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
UJËRAT MUND TË PRODHOJNË PËRPLASJE MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

E Hënë, 11.05.2012, 05:03pm (GMT+1)




Kukës, 5 nëntor - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë pjesë të dielën  në përurimin e Hidrocentralit të Lapajve në zonën e Bushtricës. Ky hidrocentral është i ndërtuar në kanionin e Grykës së Çajës, i shpallur si Monument i Natyrës Shqiptare nga Qeveria e Shqipërisë. Ndërkohë që lumi i Lapajve ku është ndërtuar hidrocentrali e ka burimin në territorin e Kosovës. Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe gjashtë  leje të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh në lumin e Lapajve si dhe 13 leje për ndërtim hidrocentralesh në një tjetër lumë që e ka burimin në Kosovë, pikërisht në lumenjtë që vijnë nga Orqusha dhe nga Glloboçica e Dragashit.
Të tre lumenjtë janë të projektuar si ushqyes për Hidrocentralin e Zhurit. Ndërkohë që Kosova  dhe Shqipëria ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për ujërat midis tyre, përfshirë edhe ato ndërkufitare, madje palët nuk janë takuar as në nivele ekspertësh që nga tetori i vitit 2010. Projekti i Hidrocentrali Lapaj shfrytëzon ujërat e lumit të Bushtricës i cili buron në pjesën e Kosovës dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MW, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 MWh. Hidrocentrali ka nisur punën dhe në të prodhohet energji e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e më shumë se 22.000 familjeve.

Por shkaku i mosarritjes së ndonjë marrëveshje për  ujërat mesa duket është problemi i ndërtimit të HEC-it të Zhurit, ku ndërtimi i këtij hidrocentrali  ishte vënë në pikëpyetje pas vendimeve të Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në pjesën e vet, por me ujërat që rrjedhin nga Kosova. Qeveria e Shqipërisë ka miratuar  para  tre vjetësh   një kontratë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës  që kjo e fundit ka lidhur me një grup investitorësh shqiptarë për ndërtimin e 18  HEC-eve në zonën e Kukësit mbi lumenjtë që burimin e kanë  në Kosovë dhe shërbejnë  si ushqyesi kryesor për këto hidrocentrale, por edhe për Hidrocentralin  e Zhurit. Ndërtimi i  18 HEC-eve do  të prodhojë rreth 80 mega energji elektrike. Njëri prej tyre është përuruar të dielën, ndërsa shumë prej tyre  kanë hyrë në fazën intensive të ndërtimit, pavarësisht kundërshtive nga komuniteti dhe shoqatat mjedisore, por edhe pa ndonjë marrëveshje me Kosovën për ujërat. Referuar pikërisht ndërtimit të Hidrocentralit të Zhurit  kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka bërë thirrje palëve që të hyjnë në bisedime tregtare, në të kundërt do të jetë një gjykatë ndërkombëtare  që do të zgjidhë konfliktin. "Kompanitë duhet të hyjnë në bisedime për marrëveshje tregtare mes njëri-tjetrit. Në rast të mosmarrëveshjeve ato duhet t'i drejtohen  gjykatës ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit për ujërat. Është gjykata që do e zgjidhë problemin ", nënvizoi Berisha. Heqja nga fjalori e HEC-it të Zhurit prej më shumë se një viti nga zyrtarët në Kosovë ka bërë që në pjesën e Shqipërisë të vazhdojë puna për ndërtimin e HEC-eve duke "shkrirë" njëherësh edhe lejet e "ngrira", ndërkohë që janë dhënë edhe gjashtë  leje të tjera një kompanie italiane  për ndërtimin e gjashtë  HEC-eve të tjerë në Grykën e Çajës, ku ujërat që përshkojnë ketë grykë e kanë burimin në Kosovë.

Midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë së Titos, në vitin 1976 është nënshkruar marrëveshja teknike lidhur me ndërtimin e HEC-it të Fierzës, i cili pas ndërtimit në vitin 1980 përmbyti qindra hektarë me tokë të fshatrave Vermicë, Shkozë, Dobrushë, Vlashnjë, Kobaj dhe Gjonaj të Prizrenit. Kjo marrëveshje ka si  kusht ndërtimin e HEC-it të Zhurit ku Shqipëria do të pranonte kushtin për pakësimin e ujërave në lumin Luma që buron nga malet e Sharrit pas ndërtimit të HEC-it të Zhurit. Specialistë të mjedisit kanë bërë të ditur se nga ndërtimi i HEC-it të Zhurit do të pakësohen prurjet në lumenjtë që burojnë nga bjeshkët e Sharrit dhe kalojnë në territorin e Shqipërisë në zonë Borje-Glloboçicë dhe Orqushë-Orgjost duke u derdhur në liqenin e Fierzës në fshatin Pobreg në afërsi të qytetit të Kukësit.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TI IKE VËLLAI I VUAJTJEVE FLUTUROVE LARTKushtuar Lirak BejkosPoezi nga PËLLUMB LAMAJ, ish i burgosur politik i Spaçit (11.05.2012)
NDERIME NË NJU JORK PËR DËSHMORIN LIRAK BEJKOFotoreportazh nga ILIR HYSA, Ph. D. (11.05.2012)
ELEGJI PËR LIRAK BEJKONNga ILIR HYSA (11.04.2012)
ZOTBEKUARA, E DREJTA HUMANEPoezi kushtuar martirit Lirak BejkoNga ARTUR VREKAJ (11.04.2012)
PAK KOHË, GJETE PAK KOHË PËR TË VDEKURPoezi nga LUAN MEMA (11.04.2012)
ZËVENDËSMINISTRI NUREDIN LUSHTAKU KA RRAHUR DREJTORIN MUSTAFË XHEMAJLI (11.03.2012)
ALBANIAN CANADIAN EVENTS SJELL ELITËN E KULTURËS SHQIPTARE PËR 100 VJETORINNga NORA KALAJA, New York (11.03.2012)
GJENEVË - MANIFESTIM MADHËSHTOR ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (11.02.2012)
FOTOGALERI - HILLARY CLINTON NË KUVENDIN E SHQIPËRISË (11.01.2012)
Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (6)PËRJETËSISHT, DORËN N’FLAMURTeksti: ZEQIR LUSHAJ, Këndojnë: P. Brati e H. Kastrati (11.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]