E Enjte, 05.16.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'AJO ISHTE INFERMIERE TEK MBRETËRESHA' - NDERIMET VËRSHOJNË PËR VIKTIMËN E TELEFONATËS SË RADIOS QË PËRFINDOI TRAGJIKISHT

E Shtunë, 12.08.2012, 03:59pm (GMT+1)



Voal-online - Infermierja Jacintha Saldanha, 46 vjeçe, vdiq dje - siç duket me vetëvrasje - pasi ajo kaloi një telefonatë të ardhur nga dy DiXheji australianë, të cilët morën informacione të ndjeshme për Kate Middleton kur ajo ndodhej në spital.

Për fqinjët e saj ajo njihej si infermierja tek Mbretëresha - një nënë tejet punëtore, e cila erdhi në Britani nga India para dhjetë vjetësh.

Jacintha Saldanha vdiq në spitalin King Edward VII, siç besohet, me vetëvrasje.

Nderimet vëshruan sot për infermieren 46 vjeçare, teksa familja e saj indiane përjeton dhimbjen e thellë therëse.

Vetëm tri ditë para vdekjes së saj tragjike, infermierja kishte kaluar një telefonatë nga dy DieXheji australianë të cilët morën hollësi intime për Kate Middelton kur ajo ishte e shtruar në hospital.

Zonja Saldanha jetonte në Bristol me partnerin e saj Benedict Barboza, një llogaritar 49 vjeçar i spitalit, i njohur si Ben.

Vjehrra e Jacinthas, Carmine Barboza, 69 vjeçe, tha se asaj i kishin treguar për vdekjen e resë, kur Benedict e mori në telefon nga spitali.

Duke folur nga shtëpia e saj në Udupi, Karnataka, juperëndim i India, ajo: "˜Ne na telefonoi mbrëmë Benedict duke na treguar se Jacintha kishte vdekur. Ai po qante dhe nuk fliste dot. Nuk e dimë a do të arrijmë ta sjellim trupin e saj në Indi, por shpresojmë shumë. Ne folëm me Benedict edhe sot në mëngjes dhe ai na tha se nuk e lejonin ta shihte trupin e saj pa kryer formalitetet ligjore dhe trupi i saj nuk do të dorëzohet para së hënës. Ne duam ta sjellim në Indi trupin esja për t'ia bërë nderimet e fundit."

Ajo tha se çifti e kaloi festën e vitit të ri vjet me familjen në Udupi me fëmijët, djalin Junal, 16, dhe vajzën Jenice Lisha, 14 vjeçe.

Duke folur për renë e vet, ajo tha: "˜Jacintha ishte një grua e mrekullueshme. Ajo na telefononte çdo të diel rregullisht. Ne nuk besojmë dot për çfarë ka ndodhur.'


Nderime: Kolegët vunë lule jashtë ndërtesës së spitalit King Edward VII ku ajo punonte. Një mesazh që do të thotë 'Zoti e bekoftë shpirtin tënd'.

Zonja Saldanha erdhi në Britani nga rajoni Mangalore i Indisë para më shumë se dhjetë vjetësh, më parë kishte punuar në Lindjen e Mesme.

Lajmi për vdekjen e saj i shokoi anglezët dhe anembanë botën.

Fqinjët thanë: "Ishin një familje e mrekullueshme."

Bosi i radio austrialiane nuk i largoi nga puna dy DiXhejt dhe nuk i pranoi akuzat se ata janë shkaktarë të tragjedisë së saj.

DiXhejt Mel Greig dhe Michael Christian janë bombarduar me spekullime pasi ata publikuan hollësitë intime për Kate Middleton pas telefonatës që bënë në spitalin ku ajo ishte shtruar.



John Lofthouse, djathas, shef ekzekutiv i spitalit King Edward VII dhe Lord Glenarthur, i dyti djathtas, shef i spitalit, duke iu dhënë deklarata mediave për vdekjen e infermieres.


Ky tha për Sky News: 'Ajo ishte një njeri i mrekullueshëm. Unë mund vetëm të përfytyroj se çfarë tronditjeje ka pësuar në mendjen e saj dhe e kuptoj sa e traumatizuar ka qenë pas asaj që i ndodhi./ELIDA BUÇPAPAJ

(Marrë nga Mailonline)
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPJEKJE PËR TË REHABILITUAR DIKTATORIN - SHQIPËRIA NUK KA BËRË SPASTRIMIN E POLITIKËS NGA BASHKËPUNËTORËT E SIGURIMIT Nga ROMEO GURAKUQI (12.08.2012)
NJE TAKIM I GËZUESHËM ME ANA XHON KOHENNga LUAN ÇIPI, Dielli (12.08.2012)
LLALLA U ZGJODH KRYEPROKUROR - TOPALLI ME DASHJE NUK MORI PJESË NË VOTIM (12.08.2012)
FOTOGALERI - PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE FAMILJA E TIJ NË CEREMONINË E 90 TË PËRVITSHME TË NDEZJES SË PEMËS KOMBËTARE TË KRISHTLINDJEVE (12.08.2012)
SHQIPTARËT KUNDËR REFERENDUMIT PËR 'GUCINË KOMUNË'Fondacioni Plavë Guci në New York dhe shoqata Plavë Guci në ZurichPër Referendumin për “Gucinë komunë” (12.08.2012)
Ekonomist - SERBIA DHE KOSOVA, NJË AFRIM MES DY ISH ARMIQVE (12.07.2012)
PROTESTË ME KËRKESË PËR LIRIMIN E FATMIR LIMAJT (12.07.2012)
Radio Evropa e Lirë - HARADINAJ IA KONFIRMOI THAÇIT SYNIMIN PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (12.07.2012)
RAMUSHI DHE HASHIMI PAJTOHEN PËR BASHKËPUNIM (12.07.2012)
HARADINAJ ZBARKON NË PDK TEK THAÇI - SOT VENDOSIN PËR KOALICIONIN (12.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]