E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRUROHET SHTATORJA ZOGU I, BERISHA - MBRETI NUK PRANOI TË KAPITULLONTE, LUFTOI NË MËRGIM

E Hënë, 12.24.2012, 01:12pm (GMT+1)




TIRANË - Inaugurohet shtatorja e derdhur në bronz e Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Shtatorja mbërriti në Shqipëri pas një muaji dhe dje u lartësua në fund të bulevardit që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Pamja e shtatores u zbulua sot në një ceremoni zyrtare, nga Kryeministri Berisha dhe Princi Leka i II-të. Inaugurimi i bustit diten e sotme përkon me një datë historike të legalistëve. "Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit.

Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkise Lulzim Basha, ministri i MTKRS-së Aldo Bumci, anëtarë të familjes mbretërore dhe autoritete të larta shtetërore. Fjalën hapëse e mbajti princi Leka Zogu i II-të, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se shtatorja do jetë shembull për të rinjtë. Kryeministri Berisha i njohu meritat Leka Zogut për ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, në një kohë kur në tryeza diplomatike po përgatitej shuarja e shqiptareve nga harta politike e Evropës.

"Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverinë, e cila u tha "˜Jo' te gjitha traktateve copëtuese të Shqiperise", deklaroi Berisha.

Kreu i ekzekutivit duke iu rikthyer historisë deklaroi se Leka Zogu I gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia nuk pranoi të kapitullonte po luftoi në mërgim. "Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Do ishte një nga të parët në Evropë që do i shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës" ,- tha Berisha.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në KosovëAHMET KRASNIQI U VRA SEPSE DONTE BASHKIMIN E USHTARËVE PËR LUFTË KUNDËR ARMIKUT TË PËRBASHKËT (12.24.2012)
KANALI (SONETET I-IX)Poemë nga ARSHI PIPA (Libri i Burgut) (12.24.2012)
IDENTITETI I RISHKRUAR I SHQIPTARËVE TË REKËSShqiptarët ortodoksë nuk janë komunitet zyrtar në Maqedoni, ndërkohë që një numër i madh i tyre disa dekada kanë pasur edhe frikë të deklarohen si shqiptarë (12.24.2012)
KOSOVË-SHBA, HOXHAJ E UROI SENATORIN KERRY (12.23.2012)
DANIEL SERWER - PLATFORMA SERBE I BËN BISEDIMET SHUMË MË TË RËNDA (12.23.2012)
TËRNAVA PËRGËZON IPESHKVIN DODË GJERGJI PËR KRISHTLINDJE (12.23.2012)
HARADINAJ - PUNË E KRYER, UNË KRYEMINISTËR, THAÇI PRESIDENT (12.23.2012)
RUFI OSMANI RIZGJIDHET KRYETAR I RILINDJES DEMOKRATIKE KOMBËTARE (12.23.2012)
PDK PËRGËNJESHTRON HARADINAJN (12.23.2012)
ADRIAN LULGJURAJ DHE BLEDAR SEJKO DO TË SHKOJNË NË EUROSONG (12.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]