E Hënë, 05.20.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR BABIT, TEK VARRI...
Nga ARIANA LUKAJ

E Mërkurë, 01.23.2013, 05:03pm (GMT+1)




Kanë kaluar dy vite nga data 24 janar 2011, por, kjo datë mbetet shumë aktuale në mendjet dhe zemrat tona.

Muaji Janar cilësohet si muaj i acarit, por, për familjen tonë është muaji i dhimbjes së madhe shpirtërore.

Data 24 Janar, në mendjen time dhe të familjes sime është data më e keqe e kalendarit.

Kanë kaluar dy vite që fizikisht nuk je me ne, por, vendi yt është në zemrat dhe mendjet tona përgjithmonë.

Me 24 Janar 2011, datë kjo kur Babi (Nazmi Lukaj) kishte ndërruar jetë, e binda veten se Babi duhet të jetë prapë në Tiranë duke ushtruar profesionin e tij prej gazetari, shkrimtari dhe publicisti.

Babi ynë ndërroi jetë në moshë shumë të re, vetëm një javë para se të mbushte 44 vite.

Ndërsa, ne, mbetëm shumë herët pa Babain tonë të dashur: Unë (21), Arianiti (17), Anita (15), dhe Afërdita (11) vjeçe.

Nga ajo ditë kanë kaluar dy vite, dhe secili prej nesh jemi rritur dy vite më shumë.

Kur ndërrove jetë, unë, isha në vitin e tretë të studimeve në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, në degën e Letërsisë Shqipe, ndërsa, sot, jam studente në studimet Master në po këtë fakultet. Arianiti ishte në gjimnaz, ndërsa, sot, është student në Universitetin e Pejës, në departamentin për Banka dhe Financa. Anita ishte në shkollën fillore, ndërsa, tani është në Gjimnaz. Afërdita, tash është nxënëse në klasën e tetë.

Po të ishe gjallë, jam e bindur se do të mburreshe me ne, sepse secili prej nesh jemi të dalluar në mësime, por edhe në sjellje, e cila është gjëja më e rëndësishme që e mësuam prej Teje.

Ti, na mësove t'i respektojmë dhe t'i duam të tjerët.

Më e rëndësishmja është se me sjelljen e mirë dhe sukseset në mësime i gëzojmë edhe gjyshin dhe gjyshen tonë, të cilët u gëzohen shumë sukseseve tona.

Mami është ajo, e cila përkundër mërzisë së madhe që ka, na jep vullnet të madh për jetë, për të arritur deri tek synimet tona jetësore.

Mesazhet e shumta që m'i dërgonte Babi, në kohën kur ai ishte duke marrë kimioterapitë në Tiranë, më janë ngulitur në kokë.

Kam shumë mesazhe nga Babi, por, tani do ta përshkruaj një mesazh, të cilin Babi ma kishte shkruar atëherë kur e kishte kuptuar se kishte kancer. Unë, në atë kohë nuk e kam kuptuar domethënien e këtij mesazhi, dhe as nuk e kam ditur se Babi është i sëmurë.

Në këtë mesazh, ai më shkruante: "Ti, je mbretëresha e Babit. Në ty i ka shpresat Babi, se do ta pasosh talentin e Babit për shkrimin. Babi tek ti e sheh një intelektuale të madhe".

Ky mesazh më habiti shumë, dhe kur fillova ta lexoja qesha me zë të lartë, sepse nuk isha mësuar që Babi të më lavdëronte, ngase ai nuk bënte pjesë në grupin e atyre prindërve që i lavdëronin fëmijët e tyre.

Që nga shkolla fillore, pastaj në gjimnaz e deri në fakultet, kur i tregoja për notat dhe sukseset e mia nuk i jepte shumë rëndësi, dhe menjëherë kalonte në ndonjë temë tjetër.

Ndoshta, kjo ka qenë arsyeja që ai të mos na lavdëronte para syve, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht tek ne, sepse nuk jemi kënaqur me atë që e arrinim, por gjithmonë synonim edhe më shumë, të arrijmë edhe më lartë.

Vetëm pas vdekjes së Babit e kam kuptuar domethënien dhe peshën e këtij mesazhi.

Babit tek varri i thashë: "Unë, po pres edhe pak që të forcohem edhe më shumë intelektualisht, dhe kur të futem në botën gazetareske atëherë do të mundohem të të përfaqësoj denjësisht si në mediat e Kosovës ashtu edhe në ato të Shqipërisë. Ndoshta do të më mungojë guximi që e kishe ti për shkrimet, por shpresoj që të të bëj të lumtur dhe krenar në botën tjetër, dhe kërkoj përkrahjen tënde maksimale që të ma përcjellësh në këtë botë".

Porosia që na e ke lënë kur e ke shkruar veprën tënde të dytë po na shoqëron çdo ditë.

Këtë porosi e ka recituar Afërdita në përvjetorin tënd të parë të ndarjes nga jeta, para një audience shumë të madhe në Teatrin "Istref Begolli", në Pejë.

Përkundër fjalëve të dhimbshme që përmban kjo porosi, Afërdita e ka recituar atë me zërin e saj kumbues, duke u përmbajtur edhe nga emocionet e forta.

Është shoqëruar me duartrokitje dhe lot të shumtë, prej të gjithë pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në Akademinë përkujtimore të organizuar për ty.

Porosia që na e ka lënë Babi është e botuar në veprën e tij të dytë, me titull: "Autobiografi, ese, komente, analiza, emra që nuk duhet të harrohen", që është botuar në vitin 2002, në Pejë.

Në porosinë e tij, Babi shkruan:

"Porosi fëmijëve të mi, Arianës, Arianitit, Anitës dhe Afërditës.
Fëmijët e mi. Çdo rrugë i ka vështirësitë e veta, sepse në secilën do të hasni në njerëz xhelozë e shpirtngushtë.
Edhe në rrugën atdhetare do të hasni njerëz të tillë.
Por, ju, përkundër tyre, nuk duhet të zhgënjeheni, por duhet të përpiqeni ta doni dhe të veproni për kombin.
Gjatë jetës suaj, përpiquni të bëni për të aq sa të mundeni.
Mos provoni të merrni detyra që nuk mund t'i kryeni, se mund të koriteni pastaj.
Nëse nuk do të keni guximin të sakrifikoheni për kombin, atëherë duhet ta gjeni një tjetër mënyrë që t'i dilni zot atij.
Ose përmes arsimit, ose përmes penës, ose përmes aktiviteteve të tjera kombëtare që mund t'i përballoni.
Kjo është porosia ime për ju, që gjithmonë duhet ta mbani në ndërgjegjen tuaj."

Kjo porosi është ngulitur thellë në mendjen e secilit prej nesh.

Tani, Babi, dua të të tregoj që përveç përkrahjes së familjes së ngushtë dhe dajëve kemi përkrahje edhe nga miqtë e shumtë, të cilët na i le pas shkuarjes tënde në amshim.

Me plotë kuptimin e fjalës këta janë miq të vërtetë.

Kemi përkrahje të madhe nga shokët e tu, të cilët, nuk t'u ndanë deri në momentet e fundit të jetës.

Këta janë: Gani Tërshnjaku, Faruk Nura, Ruzhi Shehu, Flamur e Mujë Buçpapaj, dhe shumë shokë e kolegë të tjerë, të cilët në vazhdimësi ishin pranë Babit tim.

Ariana Lukaj Vajza e Nazmiut
Pejë


ARIANA LUKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U NDA NGA JETA NË MOSHËN 22 VJEÇARE YLLI SHQIPTAR I FUTBOLLIT AMERIKAN SERXHO GURALECI (01.23.2013)
NEW YORK - NJË PREJ SINDIKATAVE MË TË MËDHA I JEP MBËSHTETJE KEN BIBERAJT Nga Beqir Sina, New York (01.23.2013)
INAUGURIMET E PRESIDENTËVE - NJË FESTË PATRIOTIZMI (01.22.2013)
NËN TINGUJT E BALADËS 'LET'S STAY TOGETHER' BARACK DHE MICHELLE OBAMA ISHIN MBRËMË NË QENDËR TË BALLOS PËRURUESE (Reportazh dhe fotogaleri) (01.22.2013)
PËRURIMI PRESIDENCIAL, TASHMË RUTINË PËR SASHA DHE MALIA OBAMËN (01.22.2013)
SHBA - PRESIDENTI OBAMA FILLON MANDATIN E TIJ TË DYTË (01.22.2013)
OBAMA - VENDIN KA NEVOJË T'U PËRSHTATET SFIDAVE TË REJA (01.22.2013)
NUMRAT QË SHËNOJNË PËRURIMIN E PRESIDENTIT OBAMA (01.21.2013)
21 JANARI 2011 - OPOZITA KUJTON 4 MANIFESTUESIT E VRARËMbështetës dhe drejtues të partisë socialiste marshim në heshtje në bulevard. Kryetari socialist “procesi gjyqësor po i rivret”. Berisha “ata janë viktima të Edi Ramës”&am (01.21.2013)
FJALA E PLOTË E PRESIDENTES JAHJAGA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE NË SHTATËVJETORIN E VDEKJES SË PRESIDENTIT RUGOVA (Shoqëruar me fotogaleri) (01.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]