E Premte, 04.26.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re
E Enjte, 09.03.2009, 08:38am (GMT+1)

 

Në Shqipëri partia demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizja socialiste për Integrim e drejtuar nga Ilir Meta mbyllën sot marrëveshjen për qeverinë e re. LSI do të ketë tre poste ministrore. Kryetari i saj Ilir Meta do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm në qeverinë e re, ndërkohë që asaj do t'i jepet edhe drejtim i i ministrisë së ekonomisë dhe ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ditëve të ardhshme, kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë bisedimet me aleatët e tjerë për të mbyllur siç ka njoftuar, brenda kësaj jave fomimin e kabinetit të ri.

Sot ishte hera e fundit që trupa prej 14 ministrash u ul përreth tryezës ovale të qeverisë. Disa do të rikthehen, por ndoshta jo në të njejtat poltrona. Disa të tjerë do të mbeten jashtë.

"Për një gjë dua të garantoj secilin prej jush" deklaroi kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se qeverise. "Se kush do të ulet në këto vende pas 10 ditësh apo dy javësh edhe unë nuk e kam ende të qartë, por ata nga ju që do të mungojnë, absolutisht nuk do të mungojnë as nga moskonsiderata e Sali Berishës, dhe as nga mungesa e kontributit të tyre parësor në këto katër vite."

Kryeministri megjithatë kërkoi mirëkuptim duke qenë se qeveria e re nuk do të mund të jetë vazhdim i asaj strukture aleancash që ishin në 2005-ën. Në skenë ka hyrë lëvizja socialiste për integrim, aleanca me të cilën i garantoi mandatin e dytë kryeministrit Berisha: "Kompozimi do të jetë kompleks dhe una jam i bindur se integriteti juaj politik është i mjaftueshëm për të mirëkuptuar zgjidhjet e ardhshme që kryeministri do të bëjë në interesin më të mirë të vendit."

Pas bisedimeve të sotme kryeministri do të vazhdojë me aleatët e tjerë. Republikanët dhe partia Drejtësi dhe Integrim pritet të kenë nga një portofol, ndërsa aleatët e tjerë që nuk mundën të përfaqësohen në parlament do të kënaqen me një prani në nivele të dyta. ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]