E Premte, 05.17.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ZËRI I AMERIKËS PROTESTON ZHURMIMIN E PROGRAMEVE NË KINË

E Mërkurë, 02.27.2013, 10:04am (GMT+1)



Zëri i Amerikës nuk është viktima e vetme e zhurmimit. BBC-ja tha këtë javë se transmetimet e saj anglisht në radio me valë të shkurtra gjithashtu janë duke u zhurmuar në Kinë.
Zëri i Amerikës po proteston zhurmimin e ri të transmetimeve në gjuhën anglishte në Kinë.
 
Drejtori i Zërit të Amerikës, David Ensor dënoi ndërhyrjen e re dhe tha se ky stacion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është duke punuar me ekspertë për të përcaktuar origjinën e saktë të zhurmimit. Ai tha se "rrjedhja e lirë e informacionit është një e drejtë universale dhe Zëri i Amerikës do të vazhdojë të ofrojë informata të sakta dhe të balancuara në platformat që mund të arrijnë audienca në zonat që i nënshtrohen censurës".
 
Zëri i Amerikës - i financuar nga qeveria amerikane -  nuk është viktima e vetme e zhurmimit. BBC-ja (British Broadcasting Corporation) tha këtë javë se transmetimet e saj anglisht në radio me valë të shkurtra gjithashtu janë duke u zhurmuar në Kinë.
 
BBC-ja thotë se ndërsa nuk është e mundur të zbulohet se kush është duke i bërë zhurmimet, "këto duket se janë përpjeke të gjera dhe të koordinuara të një vendi që ka burime dhe teknologji përkatëse, si Kina."
 
Inxhinierët elektronikë të Zërit të Amerikës thonë se Radio Australia gjithashtu është duke u zhurmuar.
 
Në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington, inxhinierët thonë se ndërsa transmetimet e Zërit të Amerikës në kinezisht zhurmohen në mënyrë rutinore në Kinë, transmetimet në anglisht zakonisht nuk preken.  Ata vënë re se zhurmimi i programeve anglisht filloi rreth një muaj më parë dhe për këtë duket se përdoret një teknologji të re.
 
Shumë vende kanë përdorur metoda të ndryshme për bllokimin e transmetimeve të Zërit të Amerikës për dekada të tëra, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, kur Zëri i Amerikës transmetonte shumë orë programe  në ish-Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera nën kontrollin komunist. Tani, transmetimet statelitore televizive të Zërit të Amerikës në gjuhën persisht shpesh zhurmohen në Iran, si edhe transmetimet në Bririn e Afrikës dhe Etiopi.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DO TË KETË DEMOKRACI NË SHQIPËRI PA U DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT!Nga ILIR HYSA (02.27.2013)
ZBULOHET LETRA E ISH KRYEMINISTRIT ANGLEZ - JAM NË JANINË, KRYEQYTETIN E SHQIPËRISËNga KRESHNIK MERSINALLARI (02.26.2013)
IRANI 'VESH' MICHELLE OBAMËN (02.26.2013)
NOLI LETËR ENVERIT DHE MALËSHOVËS - KONICA 4 VJET NË DOLLAP, MERRNI TRUPINTestamenti i Konicës: Nuk do të më tretë dheu nëse nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë (02.26.2013)
NË KUJTIM TË INTELEKTUALIT TË SHQUAR SUAT BABANINga RASIM BALLA dhe RESHAT KRIPA (02.25.2013)
BAJRAKTARI I MARTINAJVE TË PLAVË GUCISË SHABAN IBISH HASANGJEKAJ (1889 – 1965)Nga SKËNDER HASANGJEKAJ (02.25.2013)
ISH I BURGOSURI POLITIK VISAR ZHITI, POET DHE SHKRIMTAR I NJOHUR SHQIPTAR, VIZITOI SHBAFotoreportazh nga BEQIR SINA , New York (02.25.2013)
Radio Evropa e Lirë - SHQIPËRI, PARTITË E REJA TRUBULLOJNË UJËRAT E POLITIKËS (02.24.2013)
ERDOGAN - HASAN SHUKUR ËSHTË SHQIPTAR (02.24.2013)
PRISHTINË, KATËR ZYRTARË NËN HETIM - KONTRABANDUAN EMIGRANTË NË SHBA SI 'DELEGACION QEVERITAR' (02.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]