E Mërkurë, 05.01.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Obama nxit fëmijët t'i venë mend shkollës
E Mërkurë, 09.09.2009, 12:14pm (GMT+1)

 

 

WASHINGTON - Në një fjalim që ndezi zjarre edhe para se të mbahej, Presidenti Barack Obama i thonte nxënësve të shkollave të vendit se, "priste gjëra të mrekullueshme nga secili prej tyre".

"Në fund të fundit, mund të kemi mësuesit më të përkushtuar, prindërit më mbështetës dhe shkollat më të mira të botës", tha Obama, "por asnjë nga këto nuk do të kishte rëndësi, nëse ju nuk do t'i përmbushnit përgjegjësitë e juaja".

Shtëpia e Bardhë publikoi fjalën e Obamës në sitin e saj të internetit në mesin e ditës së hënë. Ai kishte planifikuar ta jepte fjalimin e tij nga Gjimnazi Wakefield në periferi të Arlington ditën e martë dhe të jepej drejtpërsëdrejti në C-SPAN dhe në sitin e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Fjalimi i planifikuar i Obamës ka ngjalluar polemika në shumë organizata konservative dhe shumë individë, të cilët e kanë akuzuar se po godet agresivisht sistemin e edukimit lokal me fjalimin e tij. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe Sekretarin e Edukimit, Arne Duncan, kanë thënë se këto deklarata janë budallallëqe.

Në një fjalim gjatë një dite pune në Cincinnati, Obama përmendi adresën e tij të ardhshme. "Do të kem diçka për t'i thënë nesër fëmijëve tanë, të kuptojnë se duhet të qëndrojnë në shkollë dhe të mësojnë shumë, sepse kjo është gjëja e duhur për t'u bërë dhe mesazhi i duhur për t'u dërguar". "Është e trishtë ajo që ndodh në vendin tonë, ku shumica e politikëbërësve do të ishin më të gatshëm të fillonin një luftë kundër zhdukjes së kafshëve në vend që të frymëzojnë fëmijët të qëndrojnë në shkollë, të mësojnë shumë dhe të shtyjnë prindërit që të jenë më të përfshirë dhe të sigurojnë se milionat e mësuesve që po bëjnë sakrifica të mëdha të vazhdojnë të bëjnë më të mirën e tyre", tha të hënën Sekretari i zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. "Është një stad shumë i trishtë i politikës sonë".

Në fjalën e përgatitur, Obama i tregon njerëzve se e gjithë puna e prindërve, edukatorëve dhe të tjerëve nuk do të ketë asnjë rëndësi "nëse ju nuk shkoni në shkollë rregullisht, duke i dëgjuar këta mësues". Obama nuk bëri asnjë referencë në fjalimin e tij për zhurmën që e rrethonte. Nuk bëri asnjë apel për të mbështetur çështjet e vështira si për shembull reforma e ndihmës mjekësore. Ai e përdori këtë fjalë për t'i folur fëmijëve, për t'i treguar atyre historitë e tij të dikurshme si nxënës shkolle dhe për t'i nxitur ata që të identifikonin një fushë që i ngjallte më tepër interes, tii vinin vetes qëllime të caktuara dhe të punon shumë për t'i arritur ato.

Presidenti gjithashtu paralajmëroi studentët se, nëse e braktisnin shkollën, "nuk jeni thjesht duke braktisur veten, jeni duke braktisur vendin tuaj të dashur". Obama bëri me dije se, "të qenurit i suksesshëm është e vështirë", por i tregoi gjithashtu studentëve se Shtetet e Bashkuara kishin jashtëzakonisht shumë nevojë për mundimin e tyre më të madh për të bashkëkrijuar një ekonomi kompetitive globale në zhvillim.

"Ajo çfarë bëni për edukimin tuaj do të vendosë asgjë më pak se të ardhmen e këtij vendi", tha Obama. "Studimi juaj në shkollë sot do të përcaktojë nëse ne si komb do të arrijmë majat më të larta të mudshme në të ardhmen".

Presidenti tregoi se si ishte rritur nga një nënë beqare, e cila e kishte diktuar të bëhej i fortë dhe të punonte më shumë se të tjerët. Ai tha se ishte i kënaqur që e kishte ndjekur këshillën e saj.

Disa konservativë nxitën shkollat dhe prindërit që ta bojkotonin këtë fjalim. Ata thanë se, Obama ishte duke e përdorur këtë mundësi për të promovuar një axhendë politike dhe se shkollat nuk kanë pse ta dëgjojnë këtë fjalim. Disa distrikte vendosën të mos ta dëgjonin, pjesërisht në përgjigje të shqetësimit të prindërve.

Departamenti i Duncan ka marrë gjithashtu flakë për planin e propozuar të leksioneve i parashikuar që të shoqëronte fjalimin. Ditën e diel, Sekretari bëri me dije se, seksioni për t'i shkruar Presidentit rreth mënyrës se si mund t'i ndihmonte ai studentët të arrinin qëllimet e tyre rreth edukimit ishte shkruajtur me fjalë shumë të varfëra, e kishin ndryshuar.

"Ne nuk bëmë asnjë tjetër përveç se qartësuam se nxitja për të shkruar një letër rreth qëllimeve të tyre vetiake dhe rreth asaj çfarë do të bënin për t'i arritur këto qëllime", tha Duncan për CBS "ndikon në të ardhmen e vendit". Ish-Presidenti republikan Ronald Reagan dhe George H.W. Bush kanë bërë të njëjtat fjalime për studentët, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

 

klarita bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhuda: Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen (09.08.2009)
Gazeta 55: A ka "bashkësia ndërkombëtare" opozitë në Kosovë? (09.07.2009)
Shqipëria shteti i 51të i AmerikësNga Nathan Thrall (09.06.2009)
Njeriu i Shekullit pse Ajnshtajni dhe jo HitleriNga Nancy Gibbs (09.05.2009)
Die Welt: Vështirësitë e Obamës (09.05.2009)
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar (09.03.2009)
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin (09.03.2009)
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]