E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NOKSHIQI: SIMBOLE NATYRORE
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Shtunë, 04.20.2013, 04:03pm (GMT+1)



1.

Nokshiqi historik, turistik e kulturor në krahinën e moçme dhe të re të Plavë-Gucisë, nga premja natyrore gjeo-fizike me përthyerjen harkore përfundi fshatit, përskej rrjedhës lumore të Limit, e merr mrekullisht "formën e gjysëm hanës"[1] në këtë luginë me bukuri të rralla.

Ky fshat emblematik në natyrë e në jetë i ka të gjitha të mirat e mundshme në krahashtrimjen luginore alpine të tij: lumin përbri e liqenin në afri, rrafshin e malin, vrrinin e bjeshkën Vraçevë, trupimin kryqavijë të rrugëve kalimtare me randësi rajonale, krojet e kopshtijet, pyjet e bletën, peshkun e kaprollin, drutë e zjermit dhe gurët e kullave.

Vendndodhja e privilegjuar gjeo-fizike alpine prej se nga epoka "Akullnaja Riss" (200130.000 vjet hershmëni antike) dhe ajo e pasme ndërakullnajore, nga formimi i luginave (lugje), liqene (l'keje) e lumenj, nëpër rrjedha kohore të krijimit si vendbanim malor turistik, në ecurinë e zhvillimeve ekonomiko-shoqërore përgjatë periudhave e sistemeve politiko-shoqërore të ndryshme, e kanë kthye realisht e përjetësisht vet Nokshiqin e historisë në një nga simbolet e mrekullive natyrore në Bjeshkët e Nemuna.

Njëri nga ma jetëgjatët e shtatlartët e krahinës biblike të Plavë-Gucisë, Shaban Bali Nokshiqi, në bisedë gjatë një rrugecjeje, bash aty tek Memoriali i Adem Jasharit në Tiranë pranë Bllokut të Ambasadave, në qershor 2012, na fjalaflet përmallshëm: "Me ndejt edhe pak muaj tek liqeni i Plavës, në rrjedhën e epërme të Limit, në ato lugje e male nga Nokshiqi në Vuthaj, të zgatet jeta...".

2.

Liqeni i Plavës është një tjetër simbol natyror i Nokshiqit, i formësuar nga shkrirja e akullnajës së Plavës me 35 km gjatësi dhe 200 m lartësi, që ka prejardhje glaciale-morenike dhe rrokën një sipërfaqe ujatokë rreth 250 km2 në "Alpet Shqiptare të Veriut".[2]
Në shtratin tokësor të kësaj akullnaje,[3] në rrënjët e dy maleve kundruall, në 907 m. lartësi mbidetare, u krijua ky liqen nga ma të bukurit në Ballkan, me kufij hapësinor 1.990.007 m2, me 9.1 m. thellësi dhe me 690. 950 m3 vëllim ujëmbledhës.[4]
Burri i ditun i Nokshiqit, Haxhi Smajl Efëndi Adem Mekuli, shpesh e thoshte në xhaminë e tij në fshatin e vet dhe në qytet të Plavës, në odat e kuvendet malësore: "ky liqen është dhuratë e Zotit".

Në rrethatim të liqenit të Plavës i kanë pasë vendverimet bjeshktare mëkambës romak[5] të provincës ilire dhe zyrtarë të lartë të tyre (kuestorë, prokuratorë, legatë), dinastia e Nemanjasve, [6] priftërinj të Patriakanës së Pejës dhe të Manastirit të Deçanit,[7](në territorin verior disa vendbanime ishin "metohi" toka në shërbim të kishës,[8]si në Plavë, rrethina të Limit, në Guci, etj.). Autoritete politike-administrative-ushtarake të Perandorisë Otomane si Kara Mahmut Pasha, përndryshe Veziri i Shkodrës, kanë pas ngrit aty "rezidenca verore" biles edhe sot një breg mbi liqen të Plavës dhe një majemali në Guci ende thirren "Maja e Vezirit".

Poeti e shkenctari Esad Mekuli (Nokshiqi), i lindun në bregore të liqenit më 17 dhjetor 1916, kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i pagëzuar"bard i letërsisë shqipe në Kosovë", në poezinë "Në liqenin e Plavës" adhuron me nostalgji: "Ja ku më ke, Liqen i dashur: mu në bregun tënd / - të ëndërruar, të dëshiruar /...bukuri e vendlindjes..." [9]

3.

Limi lumgjatë 220 km është një nga simbolet natyrore ma përfaqësuese të Nokshiqit historik e turistik.

Grykon nga liqeni i Plavës dhe trupaton nëpër toka të bajrakut të Arzhanicës (komunës së dikurshme të Murinës) tue mbledhë nga të dy anët tarracore ujna nga lumenj si Bebëza në lindje të Plavës, sheu i Pepajve, i Arzhanicës, etj., ndërsa nga e djathta prej shpateve e rrafshit tw fshatit Nokshiq i vargavijnë sheu i Ujkanit, i Groshit, i Hysëve (Hysenaj-Mekulëve), i Stajve, i Micanit e i Ranishës. Në të djathtë të tij shtrihen Nokshiqi, Velika, Zhanica (Ar-zhanica) e Komorani (Komoraça), kurse në të majtë Brezovica (Brezare) dhe Pepajt. Në ecjen e tij ujëplot Limi e ndanë përgjysmë Murinën (ish qendër zyrtare), pastaj rrugëton duke e lanë në të djathtë Mashnicën dhe në të majtë Vizitoret e Ulëta me Qafë Previ (Prejvija) dhe Kullën e Sheremetit, shtegton përmes Llugave drejt Suqeskës tue i kalue Andrijevicës në të majtë dhe shkue drejt komunave të Beranit e të Bjellopojës deri në pikëpjekjen ujore me lumin Drina (Drinus në Bosnjë emën me rrënjë ilire).[10]

Lugina në rrjedhën e epërme të Limit cilësohet edhe si "Ultina e Epërme e Limit", që përfshin disa vendbanime etnike shqiptare të mëdha e të vogla si: Nokshiqi, Murina, Arzhanica (Arat e zhagituna të Nikës),[11] Pepajt, Brezovica, Velika, Komorani, Mashnica, të cilat tashma janë të populluem pothuaj tanësisht me popullsi etno-kulturore si malazeze, serbe, boshnjake etj.

Faktikisht Limi gjeo-historik lundron në toka të lymta (Lim-Lym)[12] duke rrjedhanisë nga lumi i Vermoshit në bjeshkë të Kelmendit të Gurit dhe është i vetmi lumë i Shqipërisë Londineze që shtegton nga perëndimi drejt lindjes, çka i mundësoi Shqipërisë prej vitit 1992 pjesmarrjen në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ),[13] një nga nismat e veprimtaritë shqiptare me mjaft përfitime strategjike-politike dhe ekonomiko-financiare. Kur Vermoshi hyn në territorin shqiptar të Malit të Zi, në krahinën e Plavë-Gucisë, tue marrë emnin "Gërçar" (ngricë) dhe teksa teposhtet nga Gucia, tuj u bigue me lumin e Vrrujës (ujë i vrullshëm) emnohet ndryshe: lumi Luça (Luca) që delton në liqenin e Plavës, të cilin sipas gazetës "Vreme":"agallarët dhe bejlerët e Gucisë e patën ruajt me xhelozi".[14]

Limi ujaecë edhe nëpër troje etnike shqiptare gjersa derdhet në lumin tjetër Tara, që sapo hyn në territorin gjeopolitik të Bosnje-Hercegovina e merr emnin tjetër: "Drina",degë e pellgut ujëmbledhës të Danubit që bahet pjesë e Detit të Zi.
Kryetari i Fondacionit Plavë-Guci me seli në Nju Jork, mjeshtri i fotografisë artistike, veprimtari i njohur Alex Selimaj, në një mesazh elektronik më pohonte se "mrekullitë e natyrës shqiptare përgjatë rrjedhës së Limit, nga Gërçari në grykderdhjen e epërme liqenore dhe në rrethina të Nokshiqit të japin pamje që i mahnitin mërgimtarët e botës në Tempullin e Demokracisë".[15]


4.

Një tjetër simbol natyror i Nokshiqit është krahina e Plavë-Gucisë në shtetin artificial të Malit të Zi që shtrihet në një territor komunar me 486 km2 dhe mbi 14.000 banorë, ku shqiptarët etnik janë ma të përqëndruar në Vuthaj, Guci, Hotin e Vendit, etj.
Shkambi i Vujkut në "Bjeshkët e Nemuna" në palcën e tij të gurtë e ndan tragjikisht tokën etnike shqiptare në tre shtete ballkanike: Mali i Zi (Plavë-Gucia), Shqipëri (rrethet Tropoja, Malësia e Madhe) dhe Kosova (komunat Peja, Deçani).

Ky shkamb ngrihet si një memorial i padrejtësisë shekullore ndaj krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë, të cilën e pushtuan përgjakshëm malazezët në tetor 1912, e aneksuan territorialisht me Traktatin e Londrës (1913), proçes kryejnë spastrim etnik dhe asimilim të pandalun shoven sllav ndaj shqiptarëve trojenik (sidomos këtej shek. XVII), ndjekin politika shtetërore të varfërimit të tejskajshëm të saj, etj.

Plavë-Gucia, historikisht, në shekujt e fundit i ka dy qytete të randsishme në hartën politiko-ekonomike të Shqipërisë së Veriut: Plava (kryeqendër aktuale) dhe Gucia (prej kohësh e quajtun "Qytezë e Kelmendit").

Nokshiqi është një nga vendbanimet alpine (të mëdha e të vogla) të Plavë-Gucisë si: Martinaj, Vuthaj, Hoti i Vendit (Hoti i Kujit), Pepaj, Velika, Brezovica (Drezovica), Metehu, Arzhanica (Ar-Zhanica), Gërnçari (Gërçari), Komarusha (Komoraça), Hakaj, Krusheva (Dardha), Murina, Vojosella (Vonasella), Doli, Zabeli (i Hotit të Vendit e tevona i bajrakut të Vuthaje), Dosugjeja me Zagrajë, Bogajiçi, Gjyriqi, Kolina, Mashnica, Jasenica, Përnjavori, Skiqi (Skiçi), Vishnjeva, Kukajt, Budovica.

Ky fshat alpin, rrënjas arbnor, me jetnim në tokën e fisit të fuqishëm ilir të Autariatëve të antikitetit, kufitohet me vendbanime historikisht shqiptare: nga ana perëndimore me Pepaj, nga lindja me Metehin, nga jugu me Brezovicën dhe nga veriu me Velikën.

Ramiz LUSHAJ


[1] Shaban Bali Nokshiqi. Historia e Familjes Nokshiqi. Kujtime (Dorëshkrim). Tropojë-Teksas, 2010.
[2] Ami Boué. Shqipëria: (në Turqinë Europiane). Përktheu: Ilirjana Angoni. Tiranë. Plejad. 2012 / Ky albanolog i hershëm e përdor termin e masipërm qysh në vitet '40 të shek. XIX /
[3] Dr. Dragan Rodic, Geografija Jugoslavije I, Naucna Knjiga Beograd. 1981. fq. 72 (Në Alpet Shqiptare, kah veriu dhe lindja, u lëshuan edhe disa akullnaja të tjera si e Gucisë, Jasenicës, Gërbajës, Komariqit dhe ato të Rozhajës, të Pejës (nga e cila u krijuan ajo e Rugovës Lumabardhit dhe e Deçanit), etj.
[4] Predrag Gjuroviq, Osman Gërgureviq, Mirella Gjuroviq, Aleksandër Petroviq. Gjeografia 2. Enti i Tekteve dhe Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2008.
[5] Mëkambësit emëroheshin në krye të Provincës me mandate njëvjeçar në administrimin e saj duke pasë edhe funksionin e lartë gjyqësor, të politikës fiskale, të komandimit të ushtrisë, etj./ Kuestorët ishin drejtues të financave, prokuratorët drejtues të degëve të ndryshme të ekonomisë, legatët kryenin detyra në ushtri e në gjyqe, etj./
[6] Elmaz B. Plava. Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare: kujtime dhe dokumente historike. Monografi Përgadit për botim nga Prof. Dr. Marenglen Verli. Botoi: ShB "Marin Barleti". Tiranë, 1955.
[7] E njoftun ndryshe edhe si Kisha e Gashit. Mbi truall etnik shqiptar dhe mbi themele kishtare katolike u ngrit Manastiri i Deçanit, që për shumë kohë e shpeshherë edhe fetarët e saj i kishte shqiptarë, biles në të ndodhen edhe dhurata të Skënderbeut, etj. Një fakt është domethanës: Manastiri i Deçanit , siç shprehet edhe vet Krisobula e v. 1330, u ndërtue në tokën e shqiptarit Hasan Kuçi, etj.
[8] Krisobula si ajo e Manastirit të Deçanit e v. 1330, i njohin disa vendbanime në krahinën e Plavë-Gucisë si "prona të kishës në shërbim të kishës", ku aty thuhet se disa banorëve iu jep të drejtën e peshkimit në liqenin e Plavës, etj
[9] Esad Mekuli. Qëndresë urtie (botim përkujtimor). Akademia e Shkencave dhe Arteve e Koosvës. Prishtinë. 1995.
[10] Hofrat Dr. Karl Patsch Profesor i rregullueshëm e botuer në Universitetin e Vjenës. Ilirët. Studim historik. Biblioteka Albanologjike. Përktheu: Karl Gurakuqi. Tiranë, 1923.
[11] Hasan I. Gjonbalaj e shpjegon ma hollësisht etimologjinë e emnit Zhanica në veprën e tij studimore "Zhanica, Pepaj, Nokshiqi".
[12] Dr. Ejup Mushoviq, (boshnjak me origjinë shqiptare) (1930-1995) në veprën e tij "Novi Pazari me rrethina" argumenton se emri "Lim" burimon prej shqipes "lumë".
[13] Në BEDZ marrin pjesë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia e Ukraina dhe Serbia, Mali i Zi (prej v. 2003 si pjesë e Unionit Serbi-Mali i Zi dhe prej v. 2006 si shtet më vete). Maqedonia ende nuk ka perfundue procedurat e ratifikimit per shkak të problematikave të emnit të saj. BEDZ shtrihet në 20 milionë km2 dhe ka rreth 340 milionë banorë. Me statusin e vëzhguesit në BEDZ janë: SHBA, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Polonia, Sllovakia, Çekia, Bjellorusia, Kroacia, Tunizia, Egjipti dhe Izraeli.
[14] L. Iveziqi."Nën degën e Bjeshkëve të Nemuna". Gazeta "Vreme", Beograd. 5 gusht 1940.
[15] Bisedë e 21 nëntorit 2012 në komunikim online (Facebook). Në prill 2013 kryetar i Fondacionit Plavë-Guci u zgjodh mr. Esad Gjonbalaj.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR MAQEDONINË - MARRËDHËNIET MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTARËVE JANË TENSIONUAR SHPESH (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR KOSOVËN - ËSHTË RRITUR MOSNDËSHKUESHMËRIA E QEVERITARËVE TË KORRUPTUAR (04.20.2013)
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË (04.20.2013)
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)
ALBERT ROHAN - KOSOVA KA BËRË KOMPROMIS KUR KA PRANUAR PLANIN AHTISARI (04.19.2013)
Koha ditore - PESËMBËDHJETË PIKAT E PROPOZIM-MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.19.2013)
GJERMANIA - KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NJËRA TJETRËN DHE TË ANËTARËSOHEN NË BE SI DY SHTETE TË PAVARURAKështu thuhet në deklaratën për opinion të grupit parlamentar CDU/CSU (04.19.2013)
FBI VEÇON DY TË DYSHUAR PËR SHPËRTHIMET E BOSTONIT (04.19.2013)
KUR ISH KAFEXHIU TALLET ME KULTURËNNga GANI MEHMETAJ, Drejtor i Kosovafilmit (04.19.2013)
BELGZIM KAMBERI - LUGINA E PRESHEVËS DO RECIPROCITET TË DREJTASH, JO SHKËMBIM TERRITORESHKamberi: Qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet politik që çështja e Luginës të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel (04.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]