E Djelë, 04.28.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË NGA LETRAT E DËRGUARA NË PRIVAT!
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 04.24.2013, 10:27am (GMT+1)





"Elemente radikale vehabiste po depërtojnë në Kosovë dhe ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite atje, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Irfan Al-Alawi, drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike. Për disa vite kemi parë qeverinë saudite, ose jozyrtarët të kenë dërguar para në mënyrë indirekte në qeveri ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste salafiste për të promovuar ideologjinë ekstremiste, që është mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe besoj se nëse myslimanët nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gradualisht ne do të kemi klerikë ekstremistë, që do të mbijnë (lulëzojnë) në Kosovë, që do të fillojnë ta përdorin sheriatin islamik dhe të abuzojnë me të. Kështu nuk do të promovohet paqja dhe harmonia, siç kishte këtu diversitet fetar dhe pluralizëm, por do të nënkuptojë se islami duhet të jetë si fe zyrtare, dhe të mos respektohen fetë tjera në vend."


Kohët e fundit janë shpeshtuer kërcnimet, shantazhet por edhe shkrimet kunder meje, kunder dinjitetit tim dhe kunder shëndetit tim.Nuk dua ti përmend me dhjetra të tillë por vetëm po ua përkujtoj se dy ditë pas operimit tim në transplantimin e mëlqisë, disa të tillë me shalla, lesh e tespih shkruanin në profilet e tyre se a vdiq akoma, presim vdekjen e tij, ja paskan ndërru mëlqinë e derrit,e deri te denimet me vdekje e likuidim nga miqë të tyre.Po si mund të quhet mysliman një njeri i tillë? Poqëse Kurani thotë se po u dashka edhe kështu që përmes internetit të bëhet terrorizëm dhe kriminalitet për të parapregatitë vrasjet siq bënin pas lufte, atëherë grupit të këtyre myslimanëve kurr mos iu bashkofsha e kurr me sy mos i pafsha.

Disa letra më vinë se gjoja unë kenkam kunder islamit si fe. Po kjo është absurdi më i madh që mund të ekzistoj.Unë me asnjë fjalë,me asnjë këngë e me asnjë shkrim skam dal kurr kunder islamit sepse do të dilja kunër vetëvetes. Rrespektoj çdo besim, çdo besimtar, çdo njeri të mirë që i lutet Zotit për të mirat e njerzimit në përgjithësi, që nuk vret gra e fëmijë,nuk pren koka djelmoshash që ndërrojnë fenë, nuk ndezin shtëpi me fëmijë brenda, nuk qesin tritole e bomba në shkolla e xhamia...etj.etj.

Si në çdo fe, ashtu edhe në islam ka radikalizëm, ka budallaki, ka hoxhollar matufa, spiuna madje edhe vrasës, dhunues e kriminela mu si ka edhe hoxhollarë të mirë, atdhetar, të shkolluar e kombëtar.Unë dikur kisha miqësi me hoxhollrët më të nderuar që kishte Kosova siq ishin Mulla IdrizKokrruku, Mulla Sherif Ahmeti, Mulla Sherif Magashi e shumë tjerë, mu sikurse kisha miqësi me priftërit katolik Don Lush Gjergjin, Imzot Mark Sopin e shumë e shumë të tjerë. (Kam miqë akoma edhe hoxhollarë e edhe priftërinjë).Madje me këngët e mia i kam ngritë lart Mulla Idriz Gjilanin,Mulla Idriz Kokrrukun etj. si dhe priftërit Imzot Mark Sopin, Don Lush Gjergjin, At Shtjefën Gjeqovin, At Gjergj Fishtën etj. Edukimi im familjar dhe kombëtar u bë që nga vegjëlia që ta dua kombin kështu si është: me tri fe, me tradita e doke shqiptre, me kulturën dhe historinë shqiptare, duke falenderuar Zotin e Madh shqip dhe vetëm shqip, që na ka krijuar shqiptar në tokën e Arbërit edhe pse shumë vite, dekada e shekuj të robëruar për të ardhur deri në ditët e sotme kur u vetërobruam. Nga vetërobërimi smund të të ndihmoj as Zoti.

Zoti, atij i qofshim falë, na krijoi shqiptar, na edhuroi gjuhën e bukur shqipe, na nderoi me paraardhësit tanë, na dha trima legjendar si Skënderbeun, na dhuroi bujar e fisnik, hoxhollar, priftërinjë, shkrimtarë,na dalloi nga mbarë popujt tjerë duke na e dhuruar Nënën e Madhe që quhet edhe Nëna e Botës me emrin e bukur shqip Gonxhe Bojaxhiu-Nënën Tereze, na e dhuroi pastaj Dr.Ibrahim Rugoven, Adem Jasharin, Ismail Kadarenë e shumë figura tjera që si popull duhet të krenohemi. Toka jonë është tokë shqiptare andaj edhe varret duhet ti kemi shqip. Kishte ardhur një i huaj me një nahi të Arbërit dhe kur kishte parë varret të gjithat me yll e hënë kishte thënë:këtu spaska shqiptar.Kot kundershtuan vendasit. Kot, sepse simbolet isht të turqëve.

Por binduni se dhuratë nga Zoti si kemi sektet me lesh, me pantolla të shkurtër, me mjekrra të palara që synojnë ndërrimin e traditave fetare e kombëtare, duke e lexuar dhe shpjeguar edhe Kuranin mbrapsht, duke mos i fal namazet ashtu si i falnim me shekuj, duke ndjell urrejte, përqarje e deri edhe te vrasjet me synime të kjarta që të mirret BI, të merret shteti dhe së fundi Kosova dheShqipëria të shpallen shtete islamike.

Këto "dhurata" na i derguan armiqët dhe shejtanët etyre pa na pyet, por çudi është se pse i pranuam kur e dinim se janë tejet të dëmshme dhe kur e dinim se edhe bota myslimane po e lufton ekstremizmin mysliman,vehabist e muxhahedinist dhe sektash tjerë. Jo që i pranuam por edhe i përkrahëm duke ua lejuar të kyçen edhe në shoqëritë civile, të ken pushtet, të formojnë parti politike e të futen edhe në koalicione për tu zgjedh edhe ministra. Nga kjo shifet se udhëheqja e PDK-së do të bëj koalicion edhe me tartarët dhe tradhëtarët vetëm e vetëm ta mbaj pushtetin për ta vjedhë atdheun.

Ja si më shkruan një Sajmir Hurdha. Ky njeri dhe "kujdestar" i asaj që ndjell kob për kombin, dyshoj se e ka këtë emër. Edhe në FB më kishte kërkuar miqësi por natyrisht se miqësi sherri. Lexoni e binduni se këta njerz duan ti fusin nën sundimet e veta me frikë e me hjmalia:
"Sajmir Hurdha
pershendetje do ja tju beja nje verjtje si shqipetar qe me 'hiqesh'...nuk e kuptoj urrejtjen tuaj kaq te madhe qe keni ndaj islamit,po mos harro qe ne gjith hapsiren shqiptare islami eshte dominues dhe do vazhdoj te je, te lutem kur nuk ke njohori per dicka rrij larg asaj ceshtje dhe pse islamofobia jote eshte ne doza shume te larta, o lus Allahun te te drejtoj dhe ty ne kete islam paqesor dhe madheshtor..."

Nuk ka paqë aty ku sundon diktati zotri Hurdha!

Me dhjetra letra të tilla mbushin kompjuterin tim. Kërcnimet deri te likuidimet fizike nuk janë virtyt i fetarve dhe atyre që e nderojnë Zotin.Askujt Zoti nuk ia ka dhënë të drejten ta vras tjetrin, ti merr jetën atij që e ka dhuratë nga Zoti. Madje ka sharje dhe ofendime edhe nga disa gra të cilat po të lexohen ato, fjalori i ndytë e idiotesk, do të vimë në përfundim se morali kombëtar na ka ra aq ulët saqë jemi populli më i pamoralshëm në botë. Kujdestaria për mbrojtjen e këtyre gjërave të liga ka me na kushtuar shumë. Hapni sy e vesh shtete shqiptare.Jeni të rrezikuara fort!

Mjerë shtëpia pa Zot shtëpie!
Mjerë shteti pa Zot të shtetit!
23.04.13
Düren

AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASHASH KUNDËR NDËRHYRJES NË GJUHËN STANDARDE (04.24.2013)
NË KONGRESIN AMERIKAN SOT MBAHET DËGJIM PËR KOSOVËN DHE SERBINË (04.24.2013)
PROTESTA 'NDALE HAJNINË' MBAHET TË ENJTEN NË MBARË KOSOVËN (04.24.2013)
PAIONËT E VARDARITNga RAMIZ LUSHAJ (04.23.2013)
JAMES HOOPER - ME MARRËVESHJEN KOSOVA MBROJTI SOVRANITETIN E SAJ (04.22.2013)
NDARJA E LDKsë - NJË PLAGË E VJETËR QË KËRKON SHËRIMNga XHAFER LECI (04.22.2013)
PASTHËNIA E LIBRIT 'TIRANIA E TRANZICIONIT'LIBRI IM MORI SHKAS E FORMË SI REAGIM NDAJ CENSURËS SË TIRANËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.22.2013)
DITA E TOKËS 2013 - FYTYRA E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE (04.22.2013)
A HUMBI APO FITOI NË RINGUN E FAMSHËM AMERIKAN SEVDAIL SHERIFI? (04.21.2013)
DISIDENTJA AUNG SAN SUU KYI- NJË NGA IKONAT MIDIS 100 PERSONAVE MË ME INFLUENCË NË BOTË E ZGJEDHUR NGA TIMES –Nga MADALEINE ALBRIGHT (04.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]