Mendoj se LDK duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me
njerëzit e saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata.
Po bëhen 7 vite nga Kuvendi i 6-të i ndajres në dysh të LDK-së, varrët e kësaj
ndarje ende po kullojnë. Si nuk u gjetën burra e gra të pjekur mirë
politikisht, që të bëjnë përpjekje të mirëfillta e qëllimmira, për t`i thirrur
mendjes dhe me dije e urtësi ta bëjnë bashkimin e saj të srishëm. Edhe pse ka
zëra që thërrasin për bashkimin , nuk janë ata që e ndanë në dysh LDK-ën, e as
që mund ta bëjnë ata bashkimin. Bashkimin mund ta bëjnë vetëm ata që bënë
ndarjen, por atyre u mungon vullneti e dëshira, sepse, tash po dihet se ata nuk
janë të gatshëm për ta pranuar fajësinë, si kusht për të tejkaluar të keqen e
madhe.
Përkundrazi ekziston rreziku për një ndarje të sërishme të saj, e cila do t` i
kushtonte shumë LDK-së, për të mbetur edhe për disa vite në opozitë. Dhe, si
duket ka të atillë që më para dëshirojnë të mbesin në opozitë dhe të kënqën me
nga një rrogë të majme deputeti, për vete dhe familjet e tyre, se sa të bëjnë
bashkimin për të qeverisur. Deklarimet publike të pamatura të disa drejtuesëve
dhe analistëve të saj, po e qojnë ate drejt përplasjeve të reja. Njerëzit e
terrenit që janë në kontakte të vazhdueshme me anëtarësinë dhe simpatizantët e
LDK-së, e dinë mirë se LDK-ja ende është partia më e madhe në Kosovë, por që
zhgënjimi i madh tek kryesia në qendër dhe rrethe, ka bërë që ata të mos
votojnë. Krejt kjo është bërë për shkak të deklarimeve publike të pa matura dhe
irrituese të disa funksionarëve, politikisht të pa pjekur e inatçi, të cilët
kanë dëmtuar rëndë imazhin e mirë të dikurshëm të LDK-së.
Kur them LDK është partia më e madhe, këtë e mbështes në fakte, se njerëzit e
LDK-së janë po ata që ishin dje, janë edhe sot. Ata që kanë pasur emër e
autoritet dhe kanë kaluar në parti tjera numërikisht janë shumë pak, por që
LDK-ën e kanë dëmtuar shumë. Ata, për interesa të tyre përfituese, kanë ikur pa
anëtarësi. Por rrethi i tyre ka qenë i madh, dhe ata miq, shokë e simpatizantë
të tyre, kanë zgjedhur heshtjen, për mos t`u dukur më në asnjë parti, pra as në
LDK-e.
Mendoj se LDK-ë duhet të jetë shumë më aktive në kontakte të përhershme me
njerëzit e saj, si në qytete, fshatra e lagje ku jetojnë e veprojnë ata, për të
biseduar me ta për situatën dhe qeverisjen e keqe të pushtetarëve aktual, të
cilët janë për ditë e më shumë duke e vjedhur e plaçkitur vendin tonë edhe
ashtu të varfër.
Tanimë dihet se pas luftës së fundit 1998 - 1999, ka mbi 150 milionera, dhe se
pasuria e shumicës së tyre është krijuar nga abuzimet dhe korrupsioni i pa
kontrolluar, e që disa prej tyre e quajnë veten edhe çlirimtarë të vendit.
Me të drejtë në shkrimet e tij e ka thënë miku im Idriz Zeqiraj, se pas LDB-re,
në kohën e Jugosllavisë titoiste nuk ka pasur asnjë milioner nga radhët e
funksionarëve shqiptarë. Ndërsa pas largimit të pushtuesit serb nga focat tona
dhe ato ndërkombëtare, u bënë shumë milionera në mënyrë të pa ndershme...
Me lëshimin e ndonjë deklarate publike për mjetet e informimit, kanale
televizive apo ato të shtypit, nuk mund të informohet mjaftueshëm qytetari,
fshatari, studenti e nganjëherë as intelektuali, sepse shtypin dhe mediet nuk i
përcjellin të gjithë.
Sikur të dilnin në zgjedhje për votime të gjithë simpatizantët e LDK-së,
përsëri do i ftonim zgjedhjet. Rrreziku për ndarjen e LDK-së në "tresh" i pa
dëshirueshëm për anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, por i mundshëm. As pas
konfliktit të ndarjes së LDK-së nga Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu, Sabri Hamiti
e tjerë, me mos marrëvjeshjet që u krijuan në mes tyre dhe Nexhat Dacit e
tjerë, nuk ka të ndalur! Tash është hapur konflikti i ri simpatizantët e F.
Sejdiut me një anë e të I. Mustafës në anën tjetër. Kësaj radhe nuk mund ta
fajsojmë N.Dacin, edhe pse nuk mendoj se ai ishte i pafajshëm. Për pos këtyre
që përmendëm, rrënimin më të madh që i kanë bërë LDK-së mbi një dekadë është
Bujar Bukoshi dhe së fundi Ukë Rugova, për të cilin po të ishte gjallë
presidenti i ndjerë dr.I.Rugova, kjo nuk mund të ndhodhte. Për të gjallë të
presidentit Rugova pak kush e dinte sa fëmijë kishte Ai, e lëre më të merreshin
ata me politikë... Këto ditë u folë dhe u shkrua shumë për koalicionin në mes
LDD-së dhe AAK-së, nga akademik Nexhat Daci e Ramush Haradinaj. Jo rrallëherë
opinioni informohet njëanëshëm pa e mësuar mirë të vërtetën, sepse flitet e
shkruhet nga pozita e inateve. Nuk ka nevojë t`i numrojmë ata që u larguan nga
radhët e LDK-së kur ajo ende ishte më shumë si një Lëvizje gjithë popullore se
sa një parti. Të flasim pak për ngjarjet e pas luftës e sidomos pas vdekjes të
Presidentit Rugova, të cilin me të drejtë konsiderohet President Historik dhe
arkitekt i pavarësisë të Kosovës.
Pas ndarjes të LDK-së, në zgjedhjet e para pas PDK-së dhe LDK-së, LDD doli
partia e 3-të në vend, duke fituar 11,5% , kurse në zgjedhjet e dyta 6,5 % dhe në këto
të fundit 3,5%, që nuk arriti të hynë në Parlament, zhgënjim i madh... Pyetja
shtrohet ku u avullaun 8 % e këtyre njerëzve, kur dihet se numri i votuesëve të
LDK-së nuk u shtua, por mbeti po ai që ishte përafërsisht 25 %?
Këta njerëz të LDD-së nuk iu bashkangjitën as një partie tjetër, por thjesht u
ngopën edhe me N.Dacin dhe tash po bëjnë punët e veta të jetës së përditëshme.
A duhët të ndihet LDK-ja e kënaqur, duke u thirrur në atë se u këthyen në LDK-e
kjo degë, nëndegë, grup, apo individ në gjirin shtëpisë të vjetër, e që kjo
shifër e të këthtyerëve nuk kalon shifrën e më shumë se disa qindra sish. Nuk
mendoj se Nexhat Daci është i pafajshëm, por faji nuk është vetëm i tij.
Ja pse mendoj kështu, në maj 2007 Akademik Daci me bashkëpuntorë të tij ishte
për një viztë 5 ditëshe në Gjermani, kur kryetri i Degës së LDD-së për Gjermani
z. Hafiz Gagica organizoi një takim me bashkatdhetarë, antarë e simpatizantë të
LDD-së, dhe disa takime tjera me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe pushtetit
gjermanë. Në Bernhausen afër Stuttgart-i qe organizuar takimi ku u tubuan nja
500 veprimtarë mërgimtarë të LDD-së e tjerë.
Pyetjen që ia shtrova z.N.Dacit, ka qenë kështu: I nderuari Akademik, N.Daci,
nuk jam provokator, por kam dëshirë të dëgjoj fjalën e Juaj para kësaj mase,
për akuzën që po u bëhët Juve për blerjen e veturës Mercedes mbi 100 mi euro,
nga buxheti i Parlamentit... Përgjigja ishte: "Le ta gjejnë vetruren ata
që po gënjejnë. Unë qysh në vitet 1980-ta kam pasur mundësi dhe kam blerë
Mercdes të ri nga mjetet e mia personale..."
Më 26 maj 2007 me bashkëveprimtarin tim Shefki Jakupi nga aeroporti i
Stuttgart-it po përcillnim për Prishtinë ish kryetarin e Komunës së Gjilanit
Xhemail Hysenin, tash i ndjerë dhe Fadil Gecin. Derisa po prisnim kohën e fluturimit
të avionit po bisedonim me Fadilin, të cilit po i tregoja se vëllain e tij Gani
Gecin e kam mik të vjetër. "Po, më ka treguar Ganiu për ty",- më tha
ai. Fadilit i sugjerova se ju, Vëllezërit Geci, keni krijuar një autoritet të
madh në popull, me kontributin tuaj në luftë dhe paqe. Është mirë që këtë
kapital ta përdorni për arfrimin dhe bashkimin e të djathtës dhe të popullit në
përgjithësi. Fadili mu përgjigj: "Ne, Vëllezërit Geci gjithëherë kemi
punuar për të mirën e popullit tonë, kurrë kujt nuk i kemi ra në qafë. Por, në
rast se jemi sulmuar nga kushdo qoftë, ne jemi mbroijtur dhe do të mbrohemi
gjithëherë..." Koha dëshmoi se Vëllezërit Geci kanë parime, e duan LDK-në,
respektojnë fort Presidentin Rugova dhe filozofinë e tij, prandaj edhe u ndanë nga
akademik Daci, i cili e përbalti veten dhe të gjithë ata që do t`i shkojnë
prapa, duke u vënë në shërbim të se majtës ekstreme dhe inkriminuese. Kemi
përcjellur aktivitetin e Vëllezërve Geci dhe viteve të fundit janë shquar për
maturi dhe urtësi. Prandaj ata i duhen LDK-së, i duhen Kosovës dhe kanë
mbështetjen e elektoratit dhe të popullit të Kosovës. Shpresoj se ka ardhur
koha që përsëri të bëhët bashkimi dhe focimi i LDK-së, për ta qeverisur vendin
më mirë se sa qeveritarët aktual.
Lutje për bashkim
Ndërsa më 27.10.2012, me iniciativën time, zonja Zize Pepshi, kryetare e Degës
së LDD-së për Zvicër, organizoi një takim, për promovimin e librit " Filozofia
politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" të autorit Dr.Enver Bytyçi, në
praninë e disa dhjetra bashkatdhetarëve. Pas përfundimit të promovimit të
librit në fjalë, i bëra një pyetje akademik N.Dacit.
Z. Daci, a keni bërë ndonjëherë përpjekje për ribashkimin më LDK-ën?
"Po, unë me një rast i kam shkruar letër prof. dr. Fatmir Sejdiut, se jam
i gatshëm të bashkohemi... Por Fatmir Sejdiu, jo se nuk më ka kthyer përgjigje,
por as që e ka njoftuar asnjëherë Kryesinë e LDK-së për letrën time drejtuar
atij...", u përgjegj z. Daci.
Në Kosovë ka me dhjetra funksionarë të akuzuar për hajni të ndryshme, keqpërdorues
të detyrës, duke vjedhur me miliona euro, ende nuk po nxirrën para drejtësisë.
U nxorr një akademik për gjëra të imta, që as për ato nuk kishte fakte të
mjaftueshme...
Nëse Nexhat Daci, qenka karrierist dhe inatçi. Atëherë shtrohet pyetja, pse shkuan
në AAK-a Milhate Tërmkolli, Ali Lajçi, Tomë Hajdaraj, Haki Shatri, Blerim Kuçi,
Rexhep Gjergji ... të gjithë këta personalitete me biografi e autoritet të
çmuar me punën e tyre të mirë mbi një dekad në radhët e LDK-së. Shtorhet
pyetja, ishin edhe këta karrierista e përçarës, apo jo? Unë di vetëm për një
rast që nga radhët e partive tjera të ketë aderuar në LDK-e, e kjo është Teuta
Sahatçiu!
Edhe këtu në mërgim refklektohët me të madhe kjo nadsi. Pa dashur të mbroj e
akuzoj as kënd, më ka rënë të lexoj shkrime e komente në shtypin gazetaresk dhe
elektronik, cilat dëmtojnë imazhin e mirë të anatrësisë dhe simpazizanëtve të
partisë më të madhe LDK-së në Perëndim e në Kosovë. Kur them simpatizantëve kam
para syshë ata të cilët nuk janë më antarë të asnjë partie, sikur edhe unë që
nuk jam më. Duke lexuar shkrimet e disave në këtë rastë po përmendi krytarin
aktual të Degës së LDK-së në Gjermani z.Qazim Bajgoraliu, cili ka vite që ka
hapur me z.Hafiz Gagica një debat të pa nevojshëm dhe shumë të dëmshëm për LDKën
e më gjërë.
Unë, z.Qazim e shumë të tjerë deri dje ia dhamë votën tonë të lirë e
demokratike,z. Gagica, i kemi duratrokitur nepër tubime, demonstrata e protesta
të shumta mbi një dekadë, dhe tash po të njejtin Hafiz e nxjerrim sikur të
bëhej fjalë krejtë pët një person tjetër. Kjo nuk dëmtonë vetëm z.Gagica, por
më shumë demtojmë punën, ndjersën dhe mundin tonë të përbashkët, që kemi
krijuar për vite të tëra, të ndertuar në baza të shëndosha të demokracisë të
modelit perëndimorë...Nëse neve provojmë të denigrojmë një ish udhëheqës
kryetar shumëvjeçar të Degës më të madhe të LDK-së në Diaspor, siq ishte z.
Gagica në Gjermani, atëherë edhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve në Perësndim,
Amerikë, Australi e Canada, me apo pa vetë dije po shkelim punën tonë shumë të
ndershme bërë në baza vullnetare për çështjen tonë kombëtare të organizuar në
radhët e LDK-së.
Dhe, për fund apeloi dhe lusë të gjithë njerëzit e mirë që të ja vejmë gjishtin
kokës dhe me shumë gjakëftohtësi t`i ia ofrojmë doren e pajtimit njeni tjetrit,
dhe të bashkohemi si dikur që ishim bashkë.
Disa nga krerët e Kryesisë Qendrore të LDK-së
Nga e majta: Jeton Hyseni, Jahir Dushica, Zahir Hyseni e Xhafer Leci,
demonstrata më e madhe e diasporës në historinë e mërgatës tonë, organizuar nga
LDK-ë, ku muarën pjesë mbi 100.000 protestues, Gjermani-Bonn, mars 1995
Në këtë demonstratë organizuar nga LDK-e protestuan dhjetëra mijëra.
Majtas: Qemajl Morina, tash i ndjer, Xhafer Leci e Hajrullah Matoshi,
20.11. 1995, Bruksel, në sheshin Rond-Point-PLZ