E Hënë, 05.13.2024, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A HUMBI APO FITOI NË RINGUN E FAMSHËM AMERIKAN SEVDAIL SHERIFI?

E Djelë, 04.21.2013, 09:01am (GMT+1)





Sevdail Sherifi, boksieri shqiptar nga Presheva, me pasaportën e Zvicrës, humbi në raundin e 5-të me pikë, në dyluftim me me bokserin amerikan nga qyteti Youngstown, Ohio - Joshua Harris

MADISON SQUARE GARDEN - NEW YORK CITY : Për aq kohë sa vetë boksierët dhe referi kanë shmangur më të "keqen" - atë shtrirjen në tapet nga grushtat në ring, "Knockdown", natyrisht në një boksim kaq të rëndësishëm, për të kapur "ëndrrën amerikane, do të thoja qysh në fillim: se "dorzimi" i bokserit shqiptarë në raundin e pestë me 19 pikë diferencë, ishte më e mira e kësaj ngjarje emociunuese, në pallatin e sportit Madasin Square Graden në New York.

Perspektivat, tash duhet thënë se kanë marrë rrugën e lehtë e të mundshme, për një titull kampion nga Bokseri nga Presheva, Sevdail Sherifi, i cili ka 9 fitore (KO 8) + 2 humbje 2 (KO 0) por edhe për bokserin amerikan, nga qyteti Youngstown, Ohio - Joshua Harris, i cili ka tani 9 fitore (KO 6) dhe 6 humbje (KO 3) .

Në boks ndodh që kampionët gjithmonë "nënshkruajnë më të mirën", për t'u përballur në të ardhemen me kundërshtarët që paraqesin "kërcënim" shumë më pak për ta. Në, Madison Square Garden,"Teatrin e Madh" humbja dinjtoze në Raundin e 5-të me pikë, e bokserit nga Presheva, Sevdail Sherifi me pashaportë zvicerane të shtunën, në një meç shumë të rëndësishëm, për bokserin tonë, ndoshta do të "ndikojë" në karierën e tij, për të promovuar veten dhe boksin shqiptarë në ringun e madh botërorë Madison Square Garden. Sherifi megjithse humbi u duartrokit gjatë dhe u shoqërua me thirrjet e fuqishme "Presheva- Presheva", prej tifozëve të zjarrtë shqiptarë të cilët valivitën flamurin kuq e zi.
Por: A humbi apo fitojë në ringun e famshëm amerikan - Sevdail Sherifi ? dhe pse është humbja e Sherifit, "një humbe e mirë"! Sepse, mendojë se kërkon një analizë të thellë, për atë, që mbi të gjitha lufton të arrijë "ëndrrën amerikane". Kur lufton e tjera? dihet se je përpara:"Rrezikut dhe të Konkurrencës", së fort. Kjo është një humbje:"Që nuk është një rast kur del një boksier që ka një talent të madh mbi tjetrin". Mbasi, asnjë dyluftim në ringun e Boksit, nuk është me të vërtetë ashtu si dëshiron, por kjo është aq afër sa ajo bëhet e tillë, kur e shikon nga afër ballafaqimin e grushtave të tyre në rigun e boksit.

Në Madison Sqaure Garden në dyluftimin mes Bokserit nga Presheva, Sevdail Sherifi,( 9 fitore (KO 8) + 2 humbje (KO 0) me bokserin amerikan , nga qyteti Youngstown, Ohio - Joshua Harris, i cili ka tash 9 fitore (KO 6) + 6 humbje (KO 3) , ka qenë një konkurrencë e mirëfilltë, e dy boksierve të talentuar, ku në pesë raundet, pamë që të dy boksierët në ring, te kenë qenë të rrezikuar shumë, për të humbur.

Në fillim janë zhvilluar matjet zyrtare në Teatrin e Madh, para ndeshjes së parë së boksierit tonë Sevdail Sherifi, në ringun e famshëm amerikan, i cili debutojë në ringun amerikan mjaft mirë.Në matjet zyrtare Sherifi doli të jetë 196 pound 88.9 kg, ndërsa amerikani Harris 199 pound 90.2 kg.

Bokseri nga Presheva, Sevdail Sherifi, e nisi mjaft mirë meçin teksa grushtoi furishëm disa herë mjatas e djathtas bokserin amerikan, nga qyteti Youngstown, Ohio - Joshua Harris, i cili kishte një kondicion fizik dhe një trup shumë më të mirë se bokseri ynë. Tre raundet e para ishin të Sherifit, i cili shfrytëzoi mirë goditjet ndaj kundërshtarit duke grushtuar me krahët e "zgjatur".

Bokseri me ngjyrë, nga Ohaio, Joshua Harris "i rezistoi" mjaft mirë meçit me 6-të raunde. Aq sa në raundin e 4-të dhe të 5-të, Harris u bë prtogonisti i duelit, i "papërmbajtshëm", aq sa e ka shtangur për momentin bokserin tonë Sevdail Sherifi, por edhe trainerin e tij amerikan Fernely Feliz, si dhe një ndër kompanitë e ralla shqiptare të boxit në Amerikë, "DOVOLANIBOXING" që menaxhohet nga unë Ajet Dovolani, Tony Dovolani, Rizvan Dovolani dhe Louis LaRose, dhe qindra tifozët e mrekullueshëm shqiptarë , të cilët sollën një atmosferë të zjarrtë në Tetarin e Madh të arenës së famshme të boksit Madison Sqaure Garden në New York.


E ashtuquajtura "Nata e Boksit" sipas programit të meçeve vijojë për disa orë me dyluftimet Tyson Fury vs Steve Cunningham, me 12 raunde, të peshave të rënda, Curtis Stevens vs Derrick Findley, me 8 raunde, në peshën gjysmë të rëndë, Karl Dargan vs Sergi Ganjelashvili, me 6 raunde, pesha e gjysmë e rëndë, ashtu si ishte edhe dyluftimi; Sevdail Sherifi vs Josh Harris, me 6 raunde, dhe peshat e lehta Hughie Fury vs Alex Rozman, dhe Adam Kownacki vs Calbert Lewis, me nga 4 raunde.

Meçi i bukur Sevdail "The Illyrian" Sherifi kundra Joshua "The Juice" Harris, tregojë se :" Kampionët luftojnë shumë, por jo të gjithë boksierët është e thënë se do të fitojnë. Megjithatë, ata e dinë atë, që edhe me "humbjen", kështu mund të bëjnë sa më shumë tifozë, dhe, sidomos kur ke mbas vetes një publik kaq fantastik, sa janë shqiptarët - tifozët e zjarrtë, që e mbulojnë arenën kudo vetëm kuqezi.


Sevdail Sherifi mori dhe mbështetjen e Presidentit i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Joseph DioGuardi, ish kongresmeni republikan i New Yorkut, dhe të ish bokserit të njohur Elvir "Kosova Kid" Muriqi, bokseri shqiptar, nga Kosova ne SHBA, i cili pati kapur ëndrrën amerikane.

Tifozët shqiptarë duhen falenderuar se e kanë përkrahur furishëm në të pesë raundet, bokserin shqiptarë nga Presheva Sevdail Sherifi, me dëshirën e madhe që ai të ishte kampioni i 20 prillit në një dyluftim me të vërtet të rëndësishëm, e cila ishte një sfidë për bokserin tonë për titullin, dhe një promovim para publikut fantastik shqiptar në New York, ku Sherifi boksoi për herë të parë në Madison Square Garden, dhe në SHBA !



BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISIDENTJA AUNG SAN SUU KYI- NJË NGA IKONAT MIDIS 100 PERSONAVE MË ME INFLUENCË NË BOTË E ZGJEDHUR NGA TIMES –Nga MADALEINE ALBRIGHT (04.21.2013)
ETNOGRAFI …DHE FOTOGRAFI - ME FOTOMODELEN LELA LUSHAJ VIDRICA-Fotot nga Tirana, diçiturat-koment, nga Nju Xhersi-Nga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2013)
ZONJA E PARË E KINËS PENG LIYUAN - NJË NGA IKONAT E 100 PERSONAVE MË ME INFLUENCË NË BOTË E ZGJEDHUR NGA TIMES – AJO PO I SJELL GLAMUR MARKËS MADE IN CHINANga HANNAH BEECH, shefe e 'Times' në Kinë (04.21.2013)
20 vjetori i vizitës së Papës Gjon Pali II 'SHQIPNI, QËNDRO NË NALTËSINË E KËSAJ BETEJE TË MADHE!'Nga FRITZ RADOVANI (04.21.2013)
NXËNËS SHQIPTARË NGA MIÇIGANI VIZITOJNË ZËRIN E AMERIKËSDisa të rinj me origjinë shqiptare nga Miçigani, pjesë e organizatës Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë dëshirojnë të njohin traditat kulturore të të parëve të tyre&am (04.20.2013)
NOKSHIQI: SIMBOLE NATYRORENga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR MAQEDONINË - MARRËDHËNIET MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTARËVE JANË TENSIONUAR SHPESH (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR KOSOVËN - ËSHTË RRITUR MOSNDËSHKUESHMËRIA E QEVERITARËVE TË KORRUPTUAR (04.20.2013)
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË (04.20.2013)
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]