E Martë, 05.14.2024, 12:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË

E Hënë, 05.20.2013, 12:13pm (GMT+1)



Një grua rreth të njëzetave, nga një qytet i vogël i Kosovës, ka pësuar dhunë familjare nga bashkëshorti.
Për arsye sigurie dhe privatësie, në këtë raport, i drejtohemi me emrin Linda.

Emri i saj i vërtetë është i njohur për redaksinë. Ajo ka kohë që është strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës, pasi është  përndjekur nga shtëpia e bashkëshortit të saj.

Me zë të ngjirur dhe sy të përlotur vazhdimisht, Linda fillimisht tregon se si është rrahur nga bashkëshorti i saj...

"Më ka goditur me duar e me grushte. E kohët e fundit më ka thënë se do të më mbysë krejt; deshi ta marrë thikën... ka tentuar të më godasë edhe me thikë. Vjehrri e ka thirrur policinë në atë rast, policia ka ardhur dhe ka ndërhyrë", tregon Linda.

Martesa e saj me bashkëshortin ishte me vetëdëshirë dhe problemet me të kishin nisur vetëm pas pak kohe, fillimisht me grindje.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur ai ka përdorur dhunë ndaj jush, a ka qenë prezent edhe dikush tjetër në familje?

LINDA
"Po, ka qenë vjehrra. Vjehrri e ka thirrur tre apo katër herë policinë; policia ka ardhur, i kanë marrë një deklaratë edhe asgjë tjetër".

Linda ka disa muaj që është shtatzënë dhe thotë se për të përpara tani janë dy zgjidhje.

"Tash i kam vetëm dy zgjidhje: ose ta marr beben unë ta rris, ose t'ia lë atij, kurse unë të kthehem te familja ime. Tash jam duke menduar cilën, derisa të më bëhet një zgjidhje. Babai im po thotë kur ta lindi fëmijën, duhet t'ia lë atij dhe të shkoj të jetoj te shtëpia e babait. Por, tash jam lidhur shumë me beben dhe s'di kah t'ia mbaj", thotë Linda.

Ajo vazhdon të jetojë në QMGF dhe thotë se është qetësuar paksa nga ato ditë që ajo i përshkruan si shumë të mundimshme.

Bisedën e përfundon duke u bërë thirrje të gjitha femrave që mos ta durojnë dhunën.

"Unë, në përgjithësi, u bëj apel të gjitha grave që të mos e durojnë dhunën, por ta raportojnë atë", bën thirrje në fund Linda.

Sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, por edhe sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, numri i viktimave të dhunës ndaj grave, konsiderohet të jetë shumë i madh.

Kohët e fundit institucionet kanë angazhuar edhe udhëheqësit fetarë që të shfrytëzojnë ndikimin që kanë për të bërë thirrje kundër dhunës ndaj gruas.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AABNë shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj (05.18.2013)
QEVERIA DO TË KËRKOJË SQARIME NGA AMBASADA AMERIKANE PËR TREPÇËNMimoza Kusari - Lila nuk e di mirë nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel. (05.18.2013)
'MAQEDONIA E MADHE' - PËRFSHIHEN EDHE TERRITORE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË (05.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]